Meksika ekstradoi nė SHBA njė grua tė mbiquajtur Mbretėresha e Paqėsorit, pasi besohet se ishte e para qė krijoi njė seri rrugėsh kalimi tė narkotikėve pėrtej kufirit.
MEKSIKĖ - Sanda Avila Beltran iu dorėzua autoriteteve amerikane pėr t`u pėrballur me akuzat e trafikut tė kokainės. Besohet se ajo luajti njė rol thelbėsor nė themelimin dhe funksionimin e kartelit tė Sinaloas, nė fillim tė viteve 1990.
Avila, e cila mbahet nė njė burg meksikan qė prej vitit 2007, nuk pranon tė ketė kryer ndonjė shkelje.
Sipas prokurorėve, ajo punoi pėrkrah njeriut mė tė kėrkuar nė Meksikė, Joaquin Shorty Guzman, duke ngritur nė kėmbė njė prej strukturave kriminale mė tė sofistikuara dhe tė organizuara nė planet.
Mbrėtėresha e Paqėsorit ishte nė gjendje qė tė krijonte njė rrugėkalim pėr drogėn e kultivuar nga Kolumbia, nėpėrmjet Meksikės, deri nė SHBA.
Ajo ėshtė mbesa e Miguel Angel Felix Gallardo, i njohuar nė vitet 1980 si Kumbari i trafikut tė drogės nė SHBA. /E.L/