Norma e papunėsisė nė Greqi ka arritur njė tjetėr nivel rekord gjatė muajit maj, mė i larti i tė gjitha kohėve pėr vendin e zhytur nė borxhe. Tė dhėnat e fundit tregojnė se norma e papunėsisė u rrit nė 23.1 pėr qind, dhe gati pėr 55 pėr qind janė tė moshės 15-24 vjeē duke krijuar njė situatė tė dėshpėruar.
Shifra pėr kėtė kategori ėshtė rritur nė muajin maj nė kuotėn 54.9 pėr qind, nga 51.5 pėr qind qė ka qenė nė prill, dhe ėshtė mė e larta nė radhėt e 27 vendeve anėtare tė BE-sė.
Tė mbytur nga njė recesion i thellė tė gjithė ata qė kėrkojnė njė vend pune i kanė humbur tė gjitha shpresat . Muajin e kaluar kryeministri grek, Antonis Samaras, deklaroi se pritet qė ekonomia tė tkurret me 7% deri nė fund tė 2012-ės, njė shifėr mė e lartė se recesioni prej 5% qė ishte parashikuar mė parė nga Banka Qendrore e Greqisė.
Reformat ekonomike tė imponuara nga qeveritė qė nga viti 2010, kanė shkaktuar njė recesion tė thellė dhe kanė goditur tregun e punės. Shkurtimet e buxhetit tė vendosura nga BE-ja dhe FMN si njė kusht pėr tė shpėtuar vendin nga borxhet kanė shkaktuar mbylljen e bizneseve. Dhjetėra mijėra biznese janė mbyllur qė nga kriza filloi nė vitin 2010.
Greqia ėshtė tani vendi i dytė pas Spanjės me papunėsi mė tė madhe nė zonėn e euros, ndėrkohė qė sa vijnė e bėhen mė tė forta hipotezat e ekspertėve pėr njė dalje tė shtetit helen nga zona euro. /E.Lata/