E kanė bėrė tė ditur kėtė ministri i Jashtėm italian, Giulio Terzi, gjatė njė konference pėr shtyp nė Farnesina nė Romė me analogun e tij grek, Dimitri Avramopoulos.
ROMĖ - Njė takim qė sė pari ka kujtuar ''lidhjet e shkėlqyera bilaterale'' mes Romės dhe Athinės mbi ''ekonominė dhe energjinė''.
E pėrqendruam vėmendjen dhe shkėmbyem informacione mbi gazjellėsin e Adriatikut, i cili do tė jetė prioritet kryesor i marrėdhėnieve Greqi-Itali, por edhe sa i pėrket bashkėpunimit me Shqipėrinė, si partneri i tretė nė kėtė projekt, tha pėr gazetarėt ministri i Jashtėm italian,Terzi.
Siē referojnė media tė ndryshme italiane, tema kryesore e bisedimeve ishte gazjellėsi TAP, pėr tė cilin ramė dakord tė promovohen menjėherė iniciativa politike, qė Italia, Greqia dhe sigurisht edhe Shqipėria, tė bashkėpunojnė pėr krijimin e kuadrit tė nevojshėm politik, brenda tė cilit do tė promovohen iniciativat tashmė konkrete, ėshtė shprehur ministri grek Avramopulos.
Gazsjellėsi Trans Adriatik do tė transportojė gaz natyral nga zona industriale Shah Deniz II nė Azerbajxhan, pėrmes Greqisė, Shqipėrisė dhe detit Adriatik deri nė Italinė mesdhetare dhe nga aty nė gjithė Europėn perėndimore. Nė kėtė mėnyrė, TAP do tė hapė tė ashtuquajturin Korridor i Jugut, duke shtuar sigurinė energjitike europiane.
Realizimi i kėtij projekti pritet ti sjellė Shqipėrisė 1 miliardė euro investime. Qeveria shqiptare ėshtė shprehur nė mbėshtetje tė gazsjellėsit TAP dhe ka deklaruar se do tė bėjė gjithēka qė ky projekt tė realizohet.
Projekti tjetėr parashikon kalimin e gazit nga Azerbajxhani nė Turqi, mė pas nė Greqi e Itali, duke mos e pėrfshirė Shqipėrinė.
Projekti parashikon mundėsinė e shpėrndarjes sė 10 deri nė 20 mld metėr kub nė vit sipas kėrkesės dhe ofertės. TAP lejon qė tė krijojė impiante pėr ruajtjen e gazit nė Shqipėri, duke garantuar njė siguri shumė tė madhe tė furnizimit pėr tregun europian nė rast tė ndėrprerjes operative.
Tap ėshtė njė bashkėpunim mes zvicerianes EGL (42,5%), norvegjezes Statoil (42,5%) dhe gjermanes E.ON Ruhrgas (15%).
MA