Ēfarė po (na) ndodh me familjen?
Publikuar më 05.08.2012 | 13:34

Emanuela Sako

Njė fazė kalimtare - hap i domosdoshėm drejt familjes sė re qė diktojnė rrethanat e reja shoqėrore? Apo njė hallakatje kuturu qė nuk dihet ku po na ēon? Apo ndoshta njėra nuk pėrjashton tjetrėn? Disa pyetje-pėrgjigje mbi situatėn e sotme tė Familjes Shqiptare me Fatos Tarifėn dhe Denata Toēen

Pėr pėrgjigjen e pyetjes “a ka ndryshuar struktura e familjes shqiptare”, Fatos Tarifa nuk ka asnjė dyshim. “Familja shqiptare ėshtė njė institucion qė po pėrjeton tė gjitha ato dukuri dhe ndryshime qė karakterizojnė mbarė shoqėrinė shqiptare.


Tipari i saj mė i pėrgjithshėm sot ėshtė se ajo ėshtė njė familje nė tranzicion. Si e tillė, tiparet e saj dhe problemet me tė cilat pėrballet ajo janė po ato tipare dhe po ato probleme qė shoqėrojnė transformimin ekonomik, politik dhe shoqėror tė shoqėrisė shqiptare. Por me veēoritė qė kushtėzon vetė natyra e familjes si institucion, - thotė ai. Mė poshtė, intervista e plotė.

Z.Tarifa, ēfarė ndryshimesh ka konkretisht familja shqiptare sot, ēfarė po ndodh sipas analizės suaj?

Ndryshimi i parė dhe mė i dukshėm ka tė bėjė me shpėrbėrjen graduale tė familjeve tė zgjeruara (tė pėrbėra nga tri breza, ose nga dy e mė shumė ēifte tė martuara). Me pėrjashtim tė disa zonave tė thella rurale, nė pėrgjithėsi, nė qytetet shqiptare dhe nė njė pjesė tė mirė tė fshatrave tė vendit, familja e zgjeruar ėshtė sot njė formė e kaluar e organizmit familjar, njė traditė, e cila pothuajse ėshtė ndėrprerė, ose shumė shpejt nuk do tė ekzistojė mė. 

Tradita e re qė i ka zėnė vendin asaj krijon familje numerikisht mė tė vogla, tė pėrbėra kryesisht nga ēifti i martuar, me tė cilin gjithnjė e me rrallė bashkėjetojnė edhe prindėrit e burrit, ose tė gruas. Nė Tiranė dhe nė qytetet mė tė mėdha tė vendit, sot njė familje tipike pėrbėhet nga gruaja, burri dhe fėmijėt e tyre. 

Njė ndryshim tjetėr ėshtė reduktimi i numrit tė fėmijėve tė lindur nga martesa. Familjet e reja, pėrgjithėsisht, kanė njė, dy, ose tre fėmijė. Familjet me 5- 6 ose mė shumė fėmijė, tė cilat dikur kanė qenė tė zakonshme, janė sot shumė tė rralla dhe thuajse nuk i gjejmė mė jo vetėm nė qytete, por as nė shumicėn e fshatrave tė vendit. 

Njė tjetėr ndryshim ka tė bėjė me transformimin e vetė strukturės rurale dhe urbane tė popullsisė shqiptare. Migrimi i njė pjese tė madhe tė popullsisė nga fshati nė qytet ka ēuar nė shtimin e numrit tė familjeve urbane dhe nė pakėsimin e familjeve qė jetojnė nė zonat rurale tė vendit. Sot, pėr tė parėn herė nė historinė e shoqėrisė shqiptare, numri i familjeve qė jetojnė nė qytete ėshtė pothuajse i barabartė me numrin e familjeve qė jetojnė nė fshatra.

Ndalemi pak te marrėdhėniet bashkėshortore… Ēfarė ndryshimesh vėreni ju nė raportet midis burrit dhe gruas nė familje? Ose edhe jashtė saj…

Ndryshimet janė tė shumta dhe shpeshherė, tė tilla qė do tė ishin tė paimagjinueshme 20 apo 15 vjet mė parė. Nė radhė tė parė, martesat me mblesėri sot, nė mos janė zhdukur, janė bėrė njė dukuri mjaft e rrallė qė e gjejmė kryesisht nė zonta rurale. Po kėshtu, kanė ndryshuar marrėdhėniet midis burrit dhe gruas nė kuadėr tė rolit, detyrimeve dhe pėrgjegjėsive qė ata kanė nė familje, si pėrsa i pėrket kontributit qė ata japin nė mirėqėnien ekonomike e psikologjike tė saj, ashtu edhe nė lidhje me edukimin e fėmijėve dhe funksione tė tjera bazė tė familjes. 

Burri dhe gruaja janė sot nė njė pozitė mė tė barabartė se nė tė kaluarėn, jo thjesht pėrsa u pėrket tė drejtave ligjore (kjo ėshtė arritur shumė kohė mė parė), por edhe nė shumė aspekte dhe veprimtari tė jetės sė pėrditshme. Shkalla mė e lartė e barazisė dhe e lirisė sė gruas shpjegon, ndėr tė tjera edhe rritjen e numrit tė divorceve, tė cilat, nė njė pėrqindje tė lartė nė qytete kėrkohen pikėrisht nga gratė. 

Njė dukuri thuajse inekzistente 20 apo 15 vjet mė parė, por relativisht e pėrhapur nė ditėt tona, ėshtė bashkėjetesa para martese, ose bashkėjetesa si njė formė alternative e martesės. Sidomos nė Tiranė, por edhe nė qytete tė tjera tė mėdha tė vendit, janė jo tė pakta ēiftet qė bashkėjetojnė, madje kanė edhe fėmijė tė lindur jashtė njė martese formale. Emancipimi i femrave dhe dėshira e tyre pėr tė marrė arsim universitar dhe pasuniversitar, si edhe pėr tė nisur njė karrierė profesionale tė suksesshshme, kanė sjellė si rezultat shtyrjen e moshės mesatare e martesės, si pėr femrat, ashtu edhe pėr meshkujt dhe pėr rrjedhojė, shtyrjen e moshės kur lind fėmija i parė dhe reduktimin e numrit tė fėmijėve tė lindur nga martesa. 

Duhet thėnė se emancipimi i vajzave dhe i grave ka bėrė tė mundur edhe emancipimin e djemve dhe tė burrave, ēka i ka shėrbyer emancipimit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė shqiptare. Vajzat dhe gratė shqiptare janė sot shumė mė tė lira dhe nė pozita shumė mė tė barabarta me djemtė dhe burrat. Ky ėshtė njė fakt social i pamohueshėm, i cili lė gjurmė nė ēdo aspekt dhe nė ēdo sferė tė jetės dhe tė veprimtarisė shoqėrore.

Flitet shpesh pėr njė “konflikt” nė marrėdhėniet midis brezave nė familjet e sotme shqiptare. A ekziston vėrtet njė konflikt i tillė?

Kontradiktat, ose konfliktet, janė pjesė e zhvillimit shoqėror, njė element esencial i tij. Nėse s’ka konflikt, nuk ka zhvillim. Zhvillimi shoqėror gjithnjė ėshtė bėrė i mundur pėrmes konfliktit midis formave tė vjetra tė organizimit shoqėror (pėrfshirė edhe organizimin familjar) dhe formave tė reja. Vėshtruar nė kėtė prizėm, ėshtė veēse e natyrshme (madje, sado paradoksale qė tė duket, edhe pozitive), qė brenda familjes sė sotme shqiptare tė ketė kontradikta, apo “konflikte” siē thatė ju qė manifestohen, nė radhė tė parė, nė marrėdhėniet midis brezit tė ri dhe prindėrve tė tyre 

Pra nuk duhet tė na shqetėsojė kjo kjo pėrplasje brezash? 

Jo, aspak, nėse s’bėhet fjalė pėr raste ekstreme tė dhunės nė familje. Nė fund tė fundit, zhvillimi nuk ndodh kurrė nėse e reja nuk zėvendėson tė vjetrėn. Normat dhe parimet e reja tė organizimit shoqėror dhe tė sjelljes shoqėrore bėhen tė mundura vetėm nėse njerėzit, sidomos brezat mė tė rinj tė shoqėrisė, i refuzojnė normat dhe parimet e vjetra dhe pėrpiqen tė afirmojnė norma dhe koncepte tė reja mbi organizimin, mėnyrat e jetesės dhe sjelljen shoqėrore. 

Ky proces ėshtė i vėshtirė dhe merr kohė. Por nėse nė kėtė proces tė refuzimit tė sė vjetrės dhe tė afirmimit tė sė resė normat e reja gjejnė pėrkrahjen e njė pjese gjithnjė e mė tė gjerė tė shoqėrisė, atėherė e reja bėhet normė e zhvillimit tė mėtejshėm shoqėror, ndėrsa e vjetra bėhet pengesė pėr tė. Ky ėshtė njė tipar universal i zhvillimit nė jetėn e shoqėrisė. Nė Shqipėri po ndodh pikėrisht kjo: zhvillimi progresiv i shoqėrisė shqiptare, i cili brenda institucionit tė familjes manifesohet nė formėn e konfliktit midis brezave ose midis gjinive.

Nė fund doja t’ju pyesja pėr sjelljen “e re” seksuale tė njė pjese tė madhe tė shoqėrisė, veēanėrisht tė brezit tė ri, por edhe tė prindėrve nė moshė tė re, siē thatė ju nė fillim tė intervistės. Mund ta shtjelloni disi mė gjerė kėtė? Shqipėria po pėrjeton njė “revolucion seksual” siē thuhet?

Po e nis nga kjo e fundit, edhe pse pėr tė nuk kam ende njė pėrgjigje tė prerė. Unė do tė thosha se, ndoshta po. Nė Shqipėri po ndodh njė revolucion seksual, i ngjashėm me revolucionin seksual qė ndodhi nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Europėn Perėndimore nė mes dhe nė fund tė viteve 1960 dhe nė fillim tė viteve 1970. 

Zhvillimet e sotme nė fushėn e etikės dhe tė sjelljes seksuale tė shqiptarėve janė tė ngjashme me ato qė pėrjetuan pothuasje tė gjitha vendet e zhvilluara perėndimore gjysmėshekulli mė parė. Me kėtė unė nuk them se kjo qė po ndodh nė Shqipėri sot ėshtė njė replica e revolucionit seksual nė Amerikėn e veriut apo nė Europėn Perėndiomore rreth 1960. Por, po tė vėsh re se sa dhe si kanė ndryshuar etika dhe sjella seksuale e tė rinjve tė sotėm, e brezit tė ri tė prindėrve 30-40 vjeēarė, madje edhe e njė pjese tė njerėzve mbi kėtė moshė, kuptohet se morali seksual dhe sjellja seksuale nė Shqipėri nuk janė mė morali dhe sjellja tradicionale; ato janė bėrė shumė mė tolerante, mė tė hapura ndaj eksperimentimeve dhe eksperiencave tė reja, mė pak tė paragjykuara, shkurt, shumė mė tė lira. 

Sot vajzat dhe djemtė adoleshentė flasin lirshėm pėr seksin dhe kanė shumė mė tepėr njohuri pėr seksin sesa prindėrit e tyre kur ishin nė atė moshė. Sot nuk ėshtė aspak e habitshme dhe, pėr shumė njerėz, nuk ėshtė as domosdo njė gjė e keqe qė njė djalė dhe njė vajzė nė shkollė tė mesme apo nė universitet tė kenė njė partner dhe marrėdhėnie intime me tė, madje as edhe tė kėrkojnė njė partner tė ri kur marrėdhėnia me tė parin nuk ėshtė e kėnaqeshme pėr ta. 

Sot nuk ėshtė e pazakontė qė djemtė dhe vajzat tė bėjnė seks para martese. Po bėhet gjithnjė e mė e pranueshme qė njė ēift tė bashkėjetojė pa lidhur martesė, madje edhe tė deshirojė tė ketė femijė nė kėtė marrėdhėnie jomartesore, ashtu sikurse shoqėria nuk i gjykon domosdo keq ato ēifte tė martuara qė nuk dėshirojnė tė kenė fėmijė. 

Kėto tė gjitha ndodhėn nė Amerikėn dhe nė Europėn Perėndimore nė vitet 1960. Kėto tė gjitha, - (tė informuara nga studimet e rėndėsishme tė psikologėve Alfred Kinsey dhe Shere Wite, dhe tė inspiruara ideologjikisht nga vepra e psikoanalistit tė shquar Wilhelm Reich) - u quajtėn atėherė “revolucion seksual”. Ndoshta po, pa e kuptuar as ne vetė dhe nė kushte tė tjera, Shqipėria po pėrjeton njė zhvillim tė ngjashėm.

5 ndryshime kryesore nė tiparet e familjes sė sotme shqiptare sipas Tarifės: qė kanė ndryshuar nė familjen 

(1) ndryshimi i strukturės sė familjes dhe i karakteristikave demografike tė saj; 

(2) ndryshimi i marrėdhėnieve martesore e familjare nė qytet dhe nė fshat, si edhe ndryshimi i marrėdhėnieve bashkėshortore, tė para kryesisht si raporte midis burrit dhe gruas pėrsa i pėrket pozitės, tė drejtave dhe rolit tė tyre nė familje dhe jashtė saj; 

(3) ndryshimi i funksioneve tradicionale tė familjes pėr shkak tė krijimit dhe konsolidimit tė ekonomisė sė tregut tė lirė dhe tė rolit tė agjentėve tė tjerė socializues, siē janė, sidomos, shkolla, media, Internetit dhe rrjetet sociale; 

(4) ndryshimi i marrėdhėnieve midis brezave nė familje, sidomos i marėdhėnieve midis prindėrve dhe fėmijėve, tė cilave, nė sociologji, u referohen zakonisht si marrėdhėnie tė “konfliktit mes brezave”; 

(5) njė etikė e re seksuale qė gjithnjė e mė shumė karakterizon sjelljen seksuale tė njė pjese tė madhe tė shoqėrisė, veēanėrisht tė brezit tė ri, por edhe tė prindėrve nė moshė tė re etj.

PAK TERMINOLOGJI

Konflikti i brezave (prind-fėmijė) - Generational Conflict

Konflikti i gjinive (burrė-grua) - Gender Conflict 

Revolucioni seksual – Situatw sociale nw Amerikėn dhe nė Europėn Perėndimore nė vitet 1960. Fakte tw reja mbi zakonet seksuale tė informuara nga studimet e rėndėsishme tė psikologėve Alfred Kinsey dhe Shere Wite, dhe tė inspiruara ideologjikisht nga vepra e psikoanalistit tė shquar Wilhelm Reich, u quajtėn atėherė “revolucion seksual”

Nė mediat e pėrfshira nga paniku dhe ethet e “shit, shit, shit”, ku gazeta e kulturės sė metrove duhet tė mbarojė si libėr fėmijėsh me figura, sapo mbaron kafeja e mėngjesit -  apo edicioni informativ i lajmeve nė TV duhet tė jetė 20 minuta se do nis i shumėprituri “Big Brother” live non stop, - kėto probleme duken si tė pamundura pėr t’u bėrė pjesė e axhendės mediatike, pėrjashtuar opsionin kur kalojnė si citime politikash e politikanėsh sharlatanė. Por familja ėshtė thelbi ynė. Dhe ėshtė e qartė qė aty ndryshimet janė tė jashtėzakonshme. 

Sa kohė brenda dhe sa kohė jashtė familjes?

Roli qė luajnė te fėmijėt e sotėm arsimi, media, Interneti dhe rrjetet sociale 

Sot jetojmė nė njė kohė kur tė rinjtė rriten nė kushtet e teknologjisė dixhitale. Sjellja komunikative dhe mėnyrat e tė kėrkuarit tė informacionit nga tė rinjtė e sotėm ndryshojnė shumė nga ato tė brezit tė prindėrve tė tyre. Njė nxėnės i shkollės sė mesme apo njė student ėshtė sot kaq i lidhur pas komunikimit elektronik pėrmes kompjuterit, telefonit celular, televizionit, facebook-ut etj., saqė roli dhe ndikimi i prindit apo i familjes nė “botėn” e tij zvogėlohet gjithnjė e mė shumė. Koha qė fėmijėt dhe tė rinjtė e sotėm kalojnė nė familje, nė praninė dhe pėrkujdesjen e prindėrve tė tyre, ėshtė minimizuar nė raport me kohėn qė ata kalojnė jashtė familjes, nė shoqėrinė e moshatarėve tė tyre dhe nė kontaktet virtuale me individė tė tjerė. “Bota e shumė prej tyre sot ėshtė, si tė thuash, nė njė “info-sferė”, nė tė cilėn kufijtė midis punės, shtėpisė dhe argėtimit kanė rėnė” – thotė dr.Tarifa

Intervistė

Denata Toēe

Sot ēdo gjė pėrreth sikur tė thotė: “Ēohu dhe  ec, nė kėtė botė je i vetėm!”

Disi mė ndryshe se dr.Tarifa qė e sheh situatėn e sotme pak a shumė si njė hallkė tė domosdoshme nė zhvillimin e tipareve tė reja tė familjes shqiptare, sociologia Denata Toēe e sheh familjen e sotme shqiptare tė hallakatur, “nė udhėkryq, pa imunitet ndaj solemnitetit tė misionit qė ajo mbart”. 

Znj.Toēe, cilat janė problemet e familjes shqiptare sot, sipas jush?

E shikoj mė tė trazuar familjen shqiptare sot. Disi kuturu. Nė daljen e papėrgatitur nga komunizmi nė vorbullėn e pashmangshme tė tranzicioneve, rrėmbeu nga ondet e botės pjesėza qė ende sot nuk i adaptohen qartazi identitetit shqiptar. Pra, gjendet nė udhėkryq, pa imunitet ndaj solemnitetit tė misionit qė ajo mbart. 

Nga ēfarė ndikohet ky qė ju e quajtėt “udhėkryq”?

Nė fakt, shoqėria sot ėshtė shumė mė pėrfshirėse, dhe individi ka disa herė mė tepėr vlerė nė qasjen e tij se mė parė. Sot individi ka shumė mė tepėr dhe tė drejta dhe liri. Por, nuk njeh kushtet qė liria ka, tė cilat vijnė nga njė identitet moral tashmė i mbartur. Atėherė pėsohen dėmtime e kriza: divorc, braktisje, abuzim fizik, seksual, ekonomik etj. Modelet me tė cilat na paraqitet familja, nėpėrmjet kėtij informacioni kaq prezentė, nė median e shkruar apo vizive, ndikojnė seriozisht nė formimin e skemave familjare tė shtrėmbėruara; krijohen pritshmėri tė cilat e tejkalojnė fuqinė psikologjike tė shumė prej familjeve shqipėtare qė nuk e kanė prezente barazinė gjinore, madje as nuk e njohin atė. Ėshtė mė thjesht tė flasim pėr metropolin, dhe tė themi se familja po pėrjeton njė krizė, por unė do tė thosha se kriza mė e madhe ėshtė mosdija pėr tė patur njė rol nė shoqėri dhe pastaj nė familje. Unė do ta quaja edhe “hallakatje”.

Janė probleme vetėm shqiptare apo…?

Nuk janė probleme vetėm shqiptare, por dinamika ėshtė shqiptare. Temperamenti i problemeve familjare trajtohet nė mėnyra tė ndryshme. Njė divorc shqiptar ndryshon nga njė divorc europian, apo perėndimor. Shpesh, situatat e krizave familjare marrin zgjidhje me pėrfundimin e tyre, ndoshta edhe nė divorc, por kur format e pėrballimit tė krizave janė fatale, atėherė mendoj qė identiteti social, kultura sociale luan rol pėr ēdo vend nė mėnyrėn e vet autentike. 

Marrėdhėniet midis tre brezave nė familje, si janė sot sipas jush? Ēfarė po ndodh realisht?

Marrėdheniet me brezat kanė kohė qė e kanė humbur kontaktin respektiv pėr tė krijuar lidhje afatgjatė dhe “ndriēues “ nė udhėn e rrugėtimit qė jeta ka. Sot anėtari i shoqėrisė dhe ai i familjes priret drejt autonomisė, drejt individualitetit, drejt njė zgjidhje personale dhe afatgjatė ku nevojat pėr “shtėpinė bazė” shtypen se shoqėria thotė : “ēohu dhe  ec, nė kėtė botė je i vetėm!”. Vetė terreni, tregu i punės tė ofron kėtė alternativė.

Duket e ashpėr si alternativė…

Duke e ashpėr, por ka padyshim avantazhet e saj unike. Edhe pse kontradita midis brezave, (nė aspektin e zhvillimit tipik tė njeriut) njihet si natyralisht prezente tek individi, pėr mua, kontakti me tre brezat mbetet njė ēėshtje nė vėshtirėsi, urat e tė cilave nuk janė shumė premtuese. 

 

 

Videot e fundit
3 Komente
fazil
esht cmenduri ta vrejsh sa shpejt esht shkaterruar familia shqiptare. Sot jo vetem rinija jeton ne nje bot autiste qe te thot ti je i vetmi njeri ne bot. Jam i bindur se ky esht rezulltati i ndikimit anglo-amerikan
anonim
familja shqiptare eshte drejt shkaterrimit dhe shume shpejt ajo nuk do te ekzistoje fare.
asnje nuk ja di vleren familjes sidomos brezi i ri sot ne kete kohe..........
Pa Emër
persa i perket mendimit tim besoj se familjet ose me thelle,shoqeria duhet te kete marrveshje midis brezave,gje e cila po behet e pamundur..duhet te krijojme nje ''projekt'' ne menyre qe e vjetra te mundohet te na kuptoj,te kutpoj nevojen per ndryshim :D

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
1 + 5 =
10 gjėra qė mund tė bėni ēdo ditė pėr tė qenė mė tė zgjuar
1.Bėhu mė i kapshėm pėr informacionet nė internet Interneti ėshtė i mbushur me informacione dhe njohuri nga mė tė ndryshmet qė mund tė zgjerojnė dijet tuaja. Ju duhet tė bėheni mė tė kapshėm, dhe tė mos shikoni vetėm lajmet rozė dhe ato pėr tė qeshur. 2.Mbaj shėnim atė qė mėson Nuk ka nevojė qė t
Kopshti zoologjik mė i frikshėm nė botė! (FOTO)
Ky ėshtė kopshti zoologjik mė i frikshėm qė ka ekzistuar ndonjėherė. Ndodhet nė Indonezi, dhe gjendja e kafshėve nė tė ėshtė e mjerueshme. Ėshtė quajtur si kopshti zoologjik i ‘Vdekjes’. Rreth 25 kafshė vdesin nė muaj, pėr shkak tė kushteve tė kėqija, sėmundjeve dhe urisė. Pasi tė shikoni kėto fot
Dasma e vitit nė familjen Topi (FOTO)
Mbrėmjen e djeshme, Nada, vajza e ish-presidentit tė Shqipėrisė, Bamir Topi, lidhi kurorė nė njė ceremoni madhėshtore me bashkėshortin e saj, Gurten Papulin. Ky i fundit ėshtė djali i pronarit tė pėrfaqėsisė sė "Volkswagen" nė Shqipėri. Ceremonia u mbajt nė vilėn e ish-presidentit nė Dajt, me pjesė