Rrejnė rrejnė dhe pinė pak ujė! Unė dhe Sali Berisha
  • Besart Kallaku flet pėr “Turbo Albania-One Catunar Shou”, nė rolin e njė “idioti urban” ai sjell nė vėmendjen e tė gjithėve se tė gjithė e kemi prejardhjen nga katundi: Kush nga ju qė tė paktėn stėrgjyshin nuk e ka pasur nga fshati, tė ngrejė dorėn!
 
Publikuar më 02.06.2013 | 11:53

Entela Resuli

Nė njė sallė tė mbushur plot dhe nė njė skenė tė rrethuar nga dengje kashte, aktori Besart Kallaku u shfaq si njė katundar nė metropol. Dy ditė mė parė nė sallėn e Universitetit tė Arteve, ai qėndroi pėr mė shumė se njė orė i vetėm pėrball publikut. Nė javėn e dytė tė shfaqjes, e cila nė fund do tė pėrmbyllet me njė super shou nė Pallatin e Kongreseve, Besi, i cili njihet ndryshe si Gjini i “Portokallisė”, rrėfeu pėrmes rolit tė tij se si e sheh njė i ardhur nga fshati, qytetin. Besi thekson se kjo ėshtė shfaqje qė rekomandohet tė ndiqet nga qytetarėt, pėr tė kuptuar ata vetė se si duken nė sytė e njė katundari si unė, nė kėtė rast”. Ishin tė shumta grimcat qė solli pėr spektatorėt. Nuk ngurojė tė ironizonte politikėn dhe fushatėn qė po jetohet nė kėtė periudhė. Ai, i pėrmendi pothuajse tė gjithė liderėt kryesorė tė vendit madje bėrė pėr ta disa batuta nė formė pyetjesh: Pse, Kryeministri i vendit qė ngre zėrin nga mėngjesi nė darkė tė quhet lider dhe unė qė ngre zėrin nė shtėpinė time quhem katundar? Ndėrsa nė momente pauze ai thekson: Dy janė nė Shqipėri qė rrejnė rrejnė dhe pinė pak ujė! Unė dhe Sali Berisha. Nė rolin e njė “idioti urban”, ai tregon kryeqytetin pėrmes syve tė tij. Nuk nga nguruar tė flasė as pėr Xhensilėn, tė fejuarėn e tij. Ka rrėfyer me pak fjalė momentin e njohjes, dhe faktin qė, atėherė kishte mė pak shpenzime  ndėrsa tani nuk i dalin kėpucėt e fustanet, por sigurisht kjo e ka bėrė pėr tė qeshur Xhensilėn qė Besi e quan engjėll. Ne kemi folur me Kallakun dhe ai na ka treguar mė shumė pėr kėtė shfaqje dhe ēfarė e shqetėson atė sot. 

Besi, ėshtė hera e parė pėr ju i vetėm nė njė shfaqe. Ėshtė e vėshtirė tė mbash ritmin?

Ėshtė hera e parė pėr mua nė njė “One man shou”. Dhe tė gjithė motorėt e tu duhet tė jenė nė maksimumin e fuqisė sė tyre. I vetėm pėrballė gjithė publikut, domosdo qė s’duhet tė krijosh barqe.

Ja nė prezantimin e shfaqjes thatė qė, nėpėrmjet kėtij shou do tė sillni; katundarin urban... 

Mė shumė sesa e shoh unė katundarin nė qytet, ėshtė si e sheh katundari qytetin. Tė shohėsh tė gjithė shfaqen kupton se pak ka tė bėje me katundarėt dhe shumė me Shqipėrinė.

Salla ishte plot, ka nevojė publiku tė qeshė, apo ka shumė katundarė nė Tiranė ?

Publiku qesh aty dhe nė atė situatė ku sheh vetveten. Nė Tiranė ka aq katundarė sa duhet pėr tė mos thėnė qė ėshtė e sunduar, por thjesht e pushtuar.

Nė njė kohė kur shumė njerėz i ‘komplekson” prejardhja e tyre nga fshati, ju e thoni hapur, madje dhe rendisni anėt pozitive tė tij. Ju ka bėrė kjo tė paragjykuar apo tė vlerėsuar?

E gjithė shfaqja “Turbo Albania”, one catunar shou”, ka lindur si ide e parė fakti qė unė nuk e kam fshehur kurrė kėtė fakt. Madje e kam deklaruar gjithmonė, unė jam ky qė jam sot pėr arsyen e mos mohimit tė prejardhjes sime, dhe vėnien nė funksion tė saj pėr tė mirė tė gjithė asaj natyrshmėrie timen.

Ēfarė ju shqetėson sot nė Shqipėri?

Edhe nė shfaqe jam munduar ta paraqes kėtė. Aty ju zbuloni tė gjithė problematiken shoqėrore, politike, ekonomike dhe sociale nė Shqipėri. Dhe gjithė “Portokallia” ėshtė njė opozitė e ēdo lloj negativiteti tė shoqėrisė shqiptare.

Cila ėshtė ajo gjė qė iu vret syrin sa herė qė dilni nga shtėpia?

Fakti qė laj makinėn dhe kur dal nga shtėpia ajo ėshtė bėrė pėrsėri pėr t’u larė.

Ēfarė ju bėn pėr tė qeshur dhe pėr tė qarė nė realitetin shqiptar?

Realiteti shqiptar ėshtė njė tragjikomedi. Ky realitet tė bėn tė qash dhe qeshėsh.

Ju frymėzon fushata elektorale?

Kjo ėshtė gallata mė e madhe, me fjalime, me rrena me gjėra... plot. (qesh)

Cila ėshtė qasja juaj me politikėn, po me politikanėt?

Me Gjinin qeshin tė gjithė shqiptarėt, politikanėt, zyrtarėt, qytetarėt dhe katundarėt.

Si i keni marrėdhėniet me ta?

Unė jam artist dhe i pėrkas tė gjithėve.

Kush qesh mė shumė me ju?

Nga tė gjithė liderėt politikė qė kam parė tė qeshin me mua, Ilir Meta qesh mė shumė se tė gjithė

Ke probleme me harxhimet qė bėn Xhensila pėr fustan dhe kėpucė ?

Mos e pyet!(qesh). Megjithatė, i meriton tė gjitha, pėr tė thėnė dhe mė shumė se aq, jo veē materialisht por akoma mė tepėr anė shpirtėrore. Megjithėse, unė jam engjėlli...(qesh), dhe ajo ėshtė engjėlli im.

Dashuria

Fustanet e  Xhensilės

Nuk kishte se si tė ishte ndryshe. Sa herė qė Bes Kallaku shfaqet diku nuk mund tė lėr pa pėrmendur dhe tė dashurėn e tij, Xhensila Myrtezain. Kėtė e ka bėrė edhe nė shfaqen e tij si i vetėm nė skenė, ku ka treguar me nota humori, njohjen me Xhensilėn. “ Kur e njoha unė Xhesin- u shpreh Besi, ajo ishte vetėm 17 vjeē, atėherė dy fustane nė muajt donte, ndėrsa tani do ndonjė palė kėpucė e fustan ēdo ditė. Megjithatė, unė jam engjėlli i asaj,  ndėrsa nė sfond ėshtė dėgjuar kėnga “Engjėlli im” kėnduar nga Myrtezai, dedikuar Besit. Me tej, ai ka vazhduar me humorin e tij duke thėnė: nėse engjėjt janė si puna ime, zoti ka falimentuar”- kjo i ka bėrė tė gjithė tė qeshin pėrfshi kėtu edhe Xhensilėn, e cila ishte nė sallė duke ndjekur shfaqen. 

Ndėrsa vetė ajo pėr njohjen e tyre, na tregon seriozisht dhe pa humor: “Pa diskutim qė ka qenė njė gjė krejt spontane dhe e rastėsishme. Besi mė pa nė rrugė. Po ecja me mamin dhe ndaloi duke i thėnė sime meje: “Qenke shumė me fat qė paske njė vajzė kaq tė bukur”. Mami e mori me tė qeshur duke iu pėrgjigjur qė edhe unė e kam vajzėn artiste”, shprehet Xhensila. “Ajo e kishte shumė qejf Besin si aktor, dhe unė gjithashtu. Ka qenė njė ndėr aktorėt e mi tė preferuar tė “Portokalli”-sė. Pas kėsaj ai pyeti sa andej-kėndej dhe u takuam sėrish. Tashmė kemi 5 vite e gjysmė bashkė dhe mund tė flasim pėr njė lidhje tė konsoliduar-”, shton mė tej ajo.


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
5 + 9 =
Ēmenduritė e Dubait (40 foto)
Kryeqyteti i Emirateve tė Bashkuara Arabe ėshtė njė nga qytetet mė tė jashtėzakonshme nė botė ose mė saktė mė luksozi. Nė mė pak se 30 vjet, Dubai u kthye nga njė fshat peshkimi nė qytetin mė tė njohur nė planet. Nėse do ta vizitoni kėtė qytet do tė kuptoni sesa tė pasur janė banorėt e tij. Por, s
Zbulohen fotot e shtėpisė sė shkrumbuar tė Balotellit
"Daily Mail" ka publikuar fotot e shėpisė sė vjetėr tė Mario Balotellit, e cila u dogj pasi futbollisti ndezi fishekzjarre brenda. Mėsohet se Balotelli e dogji shtėpinė nė vitin 2011 duke i vėnė fishekzjarre. Siē shihet nga fotot, dėmet e shkaktuara nga flakėt ishin tė mėdha.  Sipas "Daily Mail",
"Kam 32 fėmijė, por dua tė kem 50"
Presidenti Recep Tayyip Erdogan vazhdimisht ka inkurajuar familjet turke qė tė kenė tė paktėn tre fėmijė, por njė baba nga Hatay ka bėrė “hatanė”. Halit Tekin ka 32 fėmijė nga katėr gratė e tij. Por pėr atė nuk janė mjaftueshėm pasi qėllimi i tij ėshtė tė ketė 50 fėmijė. Ai u martua pėr herė tė pa