Sindikatat, Berisha: Pas 23 qershorit do tė bėjmė gjithēka pėr punonjėsit e Shqipėrisė
Publikuar më 18.05.2013 | 11:51

 

Kryeministri Sali Berisha sot ka marrė pjesė nė aktivitetin qė u zhvillua me rastin e 22 vjetorit tė Grevės sė Pėrgjithshme tė Bashkimit  tė Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė.

Ai u shpreh se asgjė nuk do ta pengonte qė merrte pjesė nė kėtė aktivitet pėr t’u pėrulur me nderimin mė tė madh pėrpara atyre qė bėnė historinė dhe shėnuan njė kthesė tė madhe nė rrjedhėn dhe zhvillimet nė Shqipėri. 

“Kur PPSH grabiti me dhunė zgjedhjet e 31 marsit dhe po bėnte gjithēka pėr tė konsoliduar pushtetin e saj tė paligjshėm, ndeshi me rezistencėn e BSPSH-sė, tė cilat organizuan grevėn e urisė qė rrėzoi nė mėnyrė pėrfundimtare rrėgjimin diktatorial, rrėgjimin hoxhist tė pėrfaqėsuar nga Ramiz Alia”, u shpreh Berisha.

Kryeministri nė fjalėn e tij tha se heronjtė kryesorė dhe mė tė mėdhenj janė tek masat dhe tek njerėzit e thjeshtė, prandaj e dhe mirėnjohja ndaj tyre do tė jetė e pakufishme.

“Pėrballja e madhe epike qė u bė nė maj tė vitit 1991 ndaj rregjimit, kishte njė objektiv, njė qėndrim madhor, qė tė ecnim drejt Europės dhe ju kėtė pėrballje nuk e bėtė as pėr rroga dhe as pėr strehim, edhe pse kėto nuk i kishit. Kėto 20 vite kemi bėrė pėrpjekje tė mėdha dhe e kemi patur tė vėshtirė, por mundi dhe djersa e shqiptarėve ka bėrė qė ky vend tė ndryshojė. Shqipėria qė morėm nė vitin 1990 me Shqipėrinė e sotme, i ndan shekuj nga njėra – tjetra”, theksoi kryeministri.

Kryeministri nė fjalėn e tij nuk kurseu as akuzat ndaj kundėrshtarit tė tij nė politikė, z Edi Rama. Berisha bėri njė pėrshkrim tė pėrpjekjeve qė sipas tij bėri Edi Rama me Partinė Socialiste qė vendi tė mos fitojė integrimin e plotė. 

Por sipas kryeministrit, Rama do shėnojė humbjen e ‘Vaterlosė’ (beteja e famshme e rusėve dhe francezėve nė kohėn e Napoleonit), sė ardhshme mė 23 Qershor. 

“Forca tjetėr nė krye tė tė cilėve janė bijė e atyre qė pėrmbysėt me grevė urie ne 91, jo vetėm nuk firmosin dot asnjė akt, por iu kundėrvunė nė mėnyrėn mė tė egėr ēdo pėrpjekje tė shqiptarėve pėr integrim. Nė pranverė tė 2006, kur nuk firmosėn MSA me BE-nė, Rama urdhėroi deputetet mė bori nė parlament, pėr tu thėnė evropiane se ky vend nuk ka parlament. Bėri gjithēka pėr bllokimin. Dhe sot pas 22 vjetėsh hakmerret pėr Vaterlonė e humbur botėrisht. Kurse ne jemi tė bindur dhe ecim tė sigurt pėr fitoren e njė Vaterloje tjetėr. Pėr bijtė e etėrve qė bllokuan integrimin, 23 qershorit ėshtė dita e gjykimit dhe projekti i madh evropian pėr ēdo shqiptar”. 

Kryeministri garantoi se do tė bėjė gjithēka pėr sindikatat, duke theksuar se fitorja do jetė e PD dhe pas 23 qershorit. 

“23 qershori po vjen dhe ju jap fjalėn se qeveria do bėjė gjithēka, pėr rroga dhe kushte mė tė mira pėr tė gjithė punonjėsit e Shqipėrisė. Dhe unė besoj se e dėshmuam kėtė gjatė viteve dhe do e dėshmojmė sėrish.  Kam shpallur jo pa qėllim 700 dollarė rrogėn e mėsuesit dhe dua t’u them zyrtarėve tė tjerė se ju jeni shumė tė rėndėsishėm por misionarė mė tė rėndėsishėm tė kėtij kombi janė mėsuesit” 

Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė – BSPSH ėshtė njė organizatė vullnetare ,e pavarur, nė mbrojtje te interesave social- ekonomike tė punonjėsve tė Shqipėrisė dhe sindikata mė e madhe nė vend. Ajo u themelua nė 20 mars 1991. Nė 22 vitet e funksionimit tė saj, ka pėrkrahur dhe mbėshtetur si aleate Partinė Demokratike tė Shqipėrisė dhe ka nė anėtarėsi 120 mijė punonjės tė Shqipėrisė. Pėr kontribut  tė shquar nė rrėzimin e simboleve komuniste dhe luftėn pėr demokraci BSPSH ėshtė dekoruar me “Medaljen e Artė tė Shqiponjės” . 

/Shekulli Online/ Pėrgatiti: E.L/

 


Videot e fundit
3 Komente
Pa Emër
Po pse mor veremli pas 23 qershorit. Nuk te dolen 8 vjet ty qe te beje gjithcka per kete popull te raskapitur nga fjalet boshe te tuat. Waste disposal .. qe po helmon gjithe kombin dhe po i ndėrsen njerezit kunder njeri tjetrit.
C.Sulo
sala i ka fjalet me helm.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
So bejme gjithecka d.m.th s'do bejme azgje te percaktuar.
olti
GO HOME , YOU ARE DRUNK

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
2 + 3 =
Marina Vjollca del nga vetja (VIDEO)
Prezantuesja e njohur ka krijuar njė imazh pozitiv nė publik dhe tė njė “vajze tė mirė”. Por, kur vjen puna pėr ēėshtje atdhetare, Marina Vjollca e humbet dhe del nga vetja. Pas vendimit tė UEFA-s, ajo ka postuar njė video tė shkurtėr, me tė cilėn pėrshėndet Serbinė dhe UEFA-n. <div id="fb-roo
Tika Camaj pozon me tė brendshme
Modelja me origjinė nga Mali i Zi, kėtė herė na provokon me tė brendshme. Tika Camaj punon prej vitesh si modele nė SHBA, pasi ėshtė e njohur pėr linjat e seksi. Tikėn e kemi parė nė shumė projekte dhe klipe tė artistėve tė huaj. Modelja nga Mali i Zi ka sfiluar pėr marka tė ndryshme, si Naee
Kėngėtarja qė aspiron politikėn
Erisa Ahmetaj ėshtė njė kėngėtare nga Kruja qė kultivon kėngėn e pastėr shqipe. Megjithėse kėtė profesion ajo e ka nisur para shumė vitesh, angazhimet nė shkollė nuk i kanė lėnė shumė kohė pėr skenėn. Tani meqė ėshtė nė pėrfundim tė studimeve Erisa i ėshtė rikthyer skenės pėr tė mos braktisur kurrė