Shkollat, gati pėr provime dhe zgjedhje
Publikuar më 14.05.2013 | 14:46

Besarta Basha

- Me pėrfundimin e plotėsimit tė formularėve A1 dhe A1Z, po fillojnė edhe “ethet” e maturantėve pėr provimet me detyrim dhe ato me zgjedhje. Kanė mbetur vetėm dhjetė ditė nga pėrfundimi i shkollės, datė nė tė cilėn ekspertėt e hartimit tė pyetjeve do tė “ngujohen” pėr hartimin e tezave tė provimeve. Ndėrkohė Ministria e Arsimit dhe Shkencės po pėrgatit databasen, proces i cili do tė kryhet pėr ēdo maturant. Ndėrkohė, bėhet e ditur tashmė se mjediset ku do tė zhvillohen provimet nuk do tė pėrdoren pėr numėrimin e votave. Fatmir Vejsiu, drejtor i Arsimit Parauniversitar sqaron pėr “Shekullin” se Ministria e Arsimit i ka komunikuar Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve tė ndryshojė vendi i shkollave ku do tė bėhet numėrimi i votave. Kjo sipas tij, nuk e cenon aspak zhvillimin e njė procesi tė rregullt testimi. “E rėndėsishme ėshtė qė Ministria e Arsimit nė bashkėpunim me Bashkinė e Tiranės i vė nė dispozicion njė mjedis pėr numėrimin e votave, por pasi tė kenė pėrfunduar provimet e zgjedhjeve. Zgjedhjet sigurisht qė do tė zhvillohen, por pa cenuar procesin e Maturės Shtetėrore”, thekson Vejsiu. Po ashtu, ndryshe nga ē’ėshtė pėrfolur deri tani se vlerėsimi i testeve do tė bėhet nė mėnyrė elektronike dhe nga vlerėsues, Vejsiu sqaron se skema e vlerėsimit do tė jetė e njėjtė me vlerėsimin e viteve tė kaluara. Kjo do tė thotė se vlerėsimi do tė bėhet nga dy specialistė tė fushės. Ministria e Arsimit bėn thirrje qė nėse ka ndonjė maturant qė pėr arsye tė ndryshme nuk ka aplikuar, mund tė sjellė brenda datės 24 maj formularin A1Z tė plotėsuar.

Zoti Vejsiu, nė ēfarė faze tė procesit tė Maturės Shtetėrore jemi aktualisht?

Faza nė tė cilėn ndodhet aktualisht procesi i Maturės Shtetėrore ėshtė pėrgatitja pėr database-n e maturės. Ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse pa tė ne s’mund tė procedojmė dot. Ky proces ka tė bėjė mehartimin e testeve, ndarjet e tyre nėpėr shkolla, pėrgatitjen pėr plotėsimin e formularit A2 etj. Kjo database nuk ėshtė njė formalitet. Vetėm se aktualisht ėshtė njė proces akoma i papėrfunduar, pėr hir tė formularėve A1Z. Formulari A1Z plotėsohet nga ata qė pėr arsye tė ndryshme nuk janė shpallur fitues nė maturat e kaluara, ose janė shpallur fitues dhe janė ēregjistruar nė njė periudhė kohe tė caktuar. Atyre iu jepet e drejta tė konkurrojnė sėrish pėr tė ndjekur studimet nė njė nga degėt e arsimit universitar. Koha pėr plotėsimin e kėtij formulari ka pėrfunduar si afat kohor, por kjo nuk do tė thotė qė ne kemi mbyllur atė si proces. Kuptohet qė ka edhe njė limit. Me datė 24 maj pėrfundon shkolla dhe tė gjithė maturantėt bėhen gati pėr tė nisur provimet. Ministria e Arsimit dhe Shkencės iu jep mundėsi tė gjithė atyre qė mund tė kenė harruar apo pėr ēdo arsye tjetėr nuk kanė aplikuar deri tani, tė vijnė tė dorėzojnė formularin e plotėsuar. Pas kėsaj date, njė grup specialistėsh tė hartimit tė pyetjeve do tė jenė tė “ngujuar” pėr tė hartuar pyetjet e testimit pėr maturantėt.

Ka ankesa pėr njė konkurrencė tė padrejtė midis maturantėve tė kryeqytetit dhe atyre tė rretheve tė vogla, ku administratorėt e provimeve bėhen bartės informacioni, nėsajė tė njohjeve qė kanė?

Nuk ėshtė arsye kjo. Administratorėt e provimit nuk asnjė njohuri mbi subjektin qė trajtohet nė test. Gjėrat janė bėrė nė mėnyrė tė atillė qė njė administrator tė mos jetė nė gjendje tė orientojė apo tė japė ndihmė. E vetmja mundėsi deri tani, ka qenė komunikimi me anė tė telefonit. Dhe kėtė mundėsi po pėrpiqemi ta heqim plotėsisht nėpėrmjet futjes sė detektorėve.

Ju pėrjashtoni mundėsinė e bartjes sė informacionit, pa ndihmėn e telefonisė celulare?

Sigurisht. Kemi pėrfaqėsuesit e ministrisė nė ēdo qendėr provimi, tė cilėt paraqesin nė procesverbale ēdo parregullsi. Ata janė po ashtu pėrgjegjės pėr gjithēka qė ndodh brenda mureve tė mjediseve ku zhvillohen testimet. Vitin e kaluar, ky ka qenė shkaku pėr shkarkimin e drejtorit tė njė shkolle nė Tepelenė.

Thuhet qė mbetėsit e maturės do tė kenė mundėsi qė pėrveē testimit nė sezonin e vjeshtės, tė testohen nė njė sezon paraprak. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?

Duhet tė sqarohen disa gjėra. Deri nė datėn 24 maj do tė regjistrohen tė gjithė maturantėt qė nuk kanė ngelur nė asnjė provim dhe kanė tė drejtė tė konkurrojnė. Po ashtu edhe ata qė kanė mbaruar vitin e kaluar dhe nuk janė shpallur fitues. Ata qė humbasin vitin janė ata qė ngelin nė mė shumė se 2-3 lėndė dhe detyrohen tė pėrsėrisin maturėn vitin e ardhshme. Ndėrsa ata qė ngelin nė mė pak se tre lėndė, iu jepet mundėsia e dhėnies sė kėtyre provimeve nė sezonin e vjeshtės. Ky sezon ėshtė fundi i gushtit, nė mėnyrė tė tillė qė kėta tė kenė mundėsi tė futen nė sesionin e dytė tė Maturės Shtetėrore. Nė sesionin e dytė futen tė gjithė mbetėsit e maturės shtetėrore dhe tė gjithė mbetėsit e vjeshtės, tė cilėt i nėnshtrohen nė gusht provimeve pėrkatėse. Duhet tė theksojmė qė kemi bėrė pėrmirėsime nėpėrmjet mjeteve administrative tė provimit. Kemi dėgjuar thėnie qė pėr hir tė zgjedhjeve do tė bėhen manipulime, por nė asnjė mėnyrė nuk do tė ketė shkarje. Testi, nė tė gjithė Republikėn e Shqipėrisė do tė jetė njėsoj. Ka ato parametrat qė ne i kemi thėnė, ku tė gjithė kanė mundėsi pėr tė treguar njohuritė e tyre. Ne jemi treguar tė ashpėr pėr administrimin e provimeve. Nuk do tė ketė mė rrjedhje tė informacionit.

Flitet pėr njė pėrplasje tė vogėl, pasi mjediset e shkollave do tė shfrytėzohen edhe pėr votime. Si keni menduar ta zgjidhni kėtė situatė?

Ėshtė e vėrtetė qė zgjedhjet do tė bėhen nė shkolla, dhe zgjedhjet po ashtu do tė bėhen kryesisht nėpėr mjediset mėsimore. Dy provimet e para mė 31 maj dhe 14 qershor nuk do tė kenė lidhje dhe nuk do tė cenojnė aspak procesin zgjedhor. Ndėrsa provimet me zgjedhje do tė zhvillohen disa ditė pas pėrfundimit tė zgjedhjeve. Kjo mund tė pėrkojė me kohėn e numėrimit tė votave. Pas zgjedhjeve do tė jenė disa shkolla, tė cilat do tė pėrcaktohen pėr tė bėrė numėrimin. Por ne kemi aq shumė shkolla sa tė kemi mundėsi pėr zhvillimin normal tė zgjedhjeve, pa cenuar procesin mėsimor. Ėshtė vendosur tashmė qė nė shkollat ku do tė zhvillohen provimet, nuk do tė bėhet numėrimi i votave. Madje, kemi komunikuar me Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve qė tė ndryshojė vendi i shkollave ku do tė bėhej numėrimi i votave sepse njė nxėnės i shkollės sė mesme duhet ta bėjė provimin vetėm nė shkollėn e tij. Njė nxėnės i shkollės “Ismail Qemali” do ta bėjė shkollėn vetėm tek shkolla e tij, nė kėtė rast kjo shkollė s’mund tė shėrbejė mė si qendėr e numėrimit tė votave. E rėndėsishme ėshtė qė Ministria e Arsimit nė bashkėpunim me Bashkinė e Tiranės i vė nė dispozicion kėtij institucioni njė mjedis pėr numėrimin e votave, por pasi tė kenė pėrfunduar provimet e zgjedhjeve. Zgjedhjet sigurisht qė do tė zhvillohen, por pa cenuar procesin e Maturės Shtetėrore.

 

Vlerėsimi

Korrigjimi i testit nga dy vlerėsues

 

Ndryshe nga ē’ėshtė aluduar deri tani se korrigjimi i provimeve do tė bėhet nė dy mėnyra, me atė elektronike dhe nga vlerėsues tė posaēėm, fakti ėshtė ndryshe. Fatmir Vejsiu sqaron se edhe kėtė vit, nuk pritet tė ketė njė ndryshim nė mėnyrėn e vlerėsimit tė maturantėve. “Do ishim shumė dakord qė vlerėsimi tė bėhej nė rrugė elektronike pėr hir tė kohės nė dispozicion. Por kjo ėshtė e pamundur. Kjo pėr faktin qė provimet janė nė dy pjesė, me alternativa dhe me zhvillim. Ndaj ėshtė e pamundur qė tė krijohet njė lexues optik pėr tė lexuar shkrimin e ēdokujt qė jep njė provim mature”, theksoi Vejsiu nė fjalėn e tij. Procedura e vlerėsimit do tė jetė e njėjtė me vitin e kaluar. Janė gjashtė qendra vlerėsimi, nė Tiranė, Shkodėr, Fier, Elbasan dhe Korēė (Tirana ka dy qendra vlerėsimi pėr shkak tė mbingarkesės qė ka). Vlerėsimi do tė bėhet nga dy vlerėsues tė pavarur nga njėri-tjetri, tė cilėt rakordojnė me pėrgjegjėsin e vlerėsimit. Nėse ka mospėrputhje, Vejsiu sqaron se do tė jetė njė person i katėrt i cili do tė vlerėsojė se kush ka tė drejtė. “Vlerėsimi ėshtė tepėr i saktė, aq sa ne edhe pse kemi pasur pretendime nga nxėnėsit dhe mėsuesit pėr njė vlerėsim joreal tė testimit, kur kanė marrė fotokopjen janė bindur pėr vėrtetėsinė e vlefshmėrinė e korrigjimit tė testit.” Sipas rregullores sė re tė MASH, ēdo pėrgjigje e testit i nėnshtrohet njė vlerėsimi tė dyfishtė, ipavarur nga tjetri. Testet kodifikohen nga pėrgjegjėsi i vlerėsimit me numra arabė. Vlerėsuesit pasi marrin nė dorėzim testet, konfirmojnė sasinė dhe kodifikimin e tyre. Vlerėsuesit nuk mund tė bėjnė shėnime nė test, me pėrjashtim tė esesė ku evidentohen gabimet drejtshkrimore. Vlerėsimi me pikė pėr ēdo kėrkesė tė testit pasqyrohet nė formularėt pėrkatės. Akordimi i vlerėsimeve tė dy vlerėsuesve tė pavarur bėhet nė fund tė ēdo dite vlerėsimi. Rregullorja e Maturės Shtetėrore parashikon qė rast se ka mospėrputhje tė vlerėsimit midis dy vlerėsuesve, pėrgjegjėsi i vlerėsimit aktivizon njė vlerėsues tė tretė pėr tė kryer vlerėsimin pėrfundimtar. Shpallja e rezultateve bėhet jo mė vone se 15 ditė pas ēdo provimi tė maturės. MASH ngre komisione tė posaēme qė shqyrtojnė tė gjitha testet qė raportohen nga vlerėsuesit e testeve si tė dyshimta pėr kopjim si dhe testet me parregullsi.

 

 

Zhurmuesit, as vathė nė provim

Qė nė fillim tė kėtij viti ėshtė folur shumė pėr zhurmuesit, ata tė cilėt nuk do tė lejojnė tė pėrsėriten gabimet e sė kaluarės. Kopjimi me anė tė teknologjisė sė fundit celulare apo elektronike shikohet nga vetė Ministria e Arsimit dhe Shkencės si pika e dobėt e procesit tė Maturės Shtetėrore. “Matura Shtetėrore, edhe pse ėshtė njė arritje e ministrisė, ka pasur gjithashtu edhe pikat e dobėta. Ajo ka qenė administrimi ose thėnė ndryshe pėr hir tė zhvillimit tė teknologjisė, kopja e fletės sė testit ka dalė jashtė e patrajtuar dhe ka hyrė brenda e trajtuar”, thotė Fatmir Vejsiu, drejtor i Arsimit Parauniversitar. Duke pasur parasysh rėndimin e kėsaj situate nga viti nė vit, Ministria e Arsimit ka vendosur tė blejė me shuma mjaft tė mėdha detektorė. Madje, ky urdhėr ka qenė aq i prerė sa nuk do tė lejohet asnjė material tjetėr metalik, qoftė edhe vėthė. Paraprakisht, Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka porositur 210 detektorė pėr qendrat nė tė cilat do tė zhvillohen provimet nė tė gjitha rrethet e Shqipėrisė. Sipas tyre, numri i detektorėve ėshtė i njėjtė me numrin e shkollave publike, ku do tė zhvillohen provimet e maturės, duke qenė se rrezja e tij ėshtė e mjaftueshme edhe pėr hapėsira tė mėdha, pa qenė e nevojshme pėr 2 apo 3 tė tilla. “Janė 210 qendra provimi tė cilat mund tė kenė nė brendėsi 10, 15, 20 apo 30 mjedise nė tė cilat do tė zhvillohen provimet. Qėllimi ynė ėshtė qė ēdo mjedis tė jetė i zhurmuar. Paraprakisht kemi porositur dhe 210 detektorė dhe ēdokush qė hyn nė qendrat e provimit do tė kontrollohet nėse ka sinjal tė ndėrhyrjes sė mjeteve metalike”, thotė Vejsiu. Pėr kėtė, janė marrė masa dhe sė shpejti pritet tė dalė njė udhėzim i veēantė ku do tė porositen maturantėt tė mos kenė asnjė gjė metalike me vete, madje as vathė. “Po bėri aparatura zhurmė nė momentin qė njė maturant futet nė klasė, ai automatikisht nuk futet nė provim. Kemi marrė masa qė tė kemi tė gjithė parametrat e njė provimi tė rregullt”, pėrfundon drejtori i Arsimit Parauniversitar.


Videot e fundit
2 Komente
abc
Pershendetje,jam nje maturante e nje gjimnazi te pergjithshem ne Tirane.Sic e dini ne daten 14 qershor 2013 u zhvillua testi i matematikes.Nga ky test kam mbetur e zhgenjyer dhe totalisht e traumatizuar nga dhuna psikologjike dhe ndonjehere edhe fizike qe u ushtrua mbi nxenesit.Ne u trajtuam si kriminele dhe jo si e ardhmja e ketij vendi.Me vjen shume keq qe kjo ngjarje mbeti ne hije dhe nuk u denoncua nga asnje media shqiptare.Ne kemi mbushur 18 vjec,jemi ne prag zgjedhjesh,dhe do te votojme per here te pare.Nese me perpara i kishim idete paksa te qarta,tani nuk kemi me shpresa se ky vend do te behet nje dite me cilendo parti politike.
Pa Emër
Jam maturante ,doja te thoja se ne provmin e matematikes nxenesit e privati qe i kishin perzier me ne drejtoresha e shkolles u ka dhene teza te gatshme ku nxenesit e privatit i kane qerasur ato me pije freskuese dhe me leke ne menyre qe te dinin me nota te mira qe nuk i meritojne.....shpresoij qe kete korrupsion ta menjanoni juve te DAR dhe te merrni masa

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
1 + 7 =
9 fakte qė si dini mbi kolesterolin
Shpesh herė kur lexoni tek njė ushqim nė pėrmbajtjen e tij, qė ka kolesterol, mendoni negativisht pėr tė. Por nė fakt, kolesteroli ėshtė njė substancė qė ndihmon nė prodhimin e hormoneve, vitaminės D, acideve biliare tė nevojshme pėr tė tretur yndyrat. Ja 9 fakte qė nuk i dinit pėr tė: 1.    Edhe p
Gafa e Putinit, quan tė dehur gazetarin me aftėsi tė kufizuara (VIDEO)
Njė gazetar i cili u soll ēuditshėm ndėrsa po merrte nė pyetje Presidentin rus, Vladimir Putin, u ofendua pasi u quajt i dehur, nė njė kohė qė kishte probleme  tė rėnda shėndetėsore. Gazetari u prezantua para Putinit, si Vladimir Mamatov nga gazeta “Reporter” nga qyteti Kirov. Por u desh pak kohė q
Video sekrete, si trajtohen punonjėsit e “Apple”
Nėse mendoni se kushtet e punonjėsve tė iPhone janė tė shkėlqyera, atėherė gaboni rėndė. Tė vėrtetėn mė mirė sesa pamjet nuk mund tė na e dėshmojė askush. Kushtet e punės nė fabrikat e “Apple” kanė tėrhequr sėrish vėmendjen e opinionit publik nė mbarė botėn, pasi BBC publikoi njė video nga fabrika