Teatri ėshtė nė krizė, njėlloj si gjithēka nė Shqipėri
  • Atė e duan tė gjithė, ėshtė i preferuari i regjisorėve edhe pse nuk ka njė kontratė me Teatrin Kombėtar.
  •  Nė kėtė intervistė me “Shekullin”, Lulzim Zeqja rrėfen gjendjen e teatrit shqiptar dhe suksesin e muajve tė fundit
 
Publikuar më 08.05.2013 | 10:48

Luela Myftari

-Profili i tij artistik tė ofron shumė detaje pėr njė djalė qė ka vetėm dhjetė vjet qė ka pėrfunduar studimet nė Akademinė e Arteve ka studiuar pėr dramaturgji, por publiku shqiptar e ka evidentuar mė shumė nė zhanrin e komedisė.  Qė nė atė kohė, gjatė diplomimit, Lulzimi arriti tė tėrhiqte vėmendjen e kritikėve dhe profesorėve. Ishte “Ėndrra e njė nate vere”, ajo qė e vendosi atė nė radhėt e aktorėve profesionistė qė aso kohe po nxirrte kjo akademi. Sot, “Shekulli” e interviston atė, pas shfaqjes sė suksesshme tė javės sė kaluar: “Kasollja e vogėl”. Nė kėtė bisedė Luli, siē e thėrrasin miqtė dhe kolegėt e tij, na rrėfen jo vetėm emocionet e njė shfaqjeje qė kėtė javė ka zėnė njė pjesė tė rėndėsishme mediatike, por edhe gjendjen e teatrit, kontratat dhe pėrjetimin e tė qenit nė Festivalin e Kanės.

Keni tre muaj qė nuk lini asnjė shfaqje tė realizohet pa praninė tuaj. Kaq shumė tė duan regjisorėt?

Ajo ėshtė zgjedhja e tyre, por edhe unė kam punuar shumė pėr tė qenė pjesė e kėsaj strukture. Madje, punoj ēdo ditė. Pėr shfaqjen e fundit, “Kasollja e vogėl”, kam punuar shumė, mė shumė se tetė orė nė ditė. Dhe shpresoj qė ajo tė jetė vlerėsuar nga audienca.

Ju vetė mendoni se shfaqja e sė dielės e  mbushi publikun me art tė mirė?

Mendoj se po. Dhe kjo erdhi si rezultati i njė pune tė mirė qė bėnė aktorėt dhe regjisorja. Kjo e fundit ėshtė njė vajzė shumė e talentuar. Sesilia Plasari ėshtė njė nga ato regjisore qė tė bėn tė nxjerrsh mė tė mirėn nga vetja. Dhe unė besoj se gjithēka shkoi shumė mirė. Mė mbetet t’ju pyes juve se si ju erdhi shfaqja, nėnkuptoj kėtu publikun. Por gjithsesi, mendoj se kjo ishte njė nga ato shfaqjet qė ofroi art tė mirė, ashtu siē e thatė ju.

Ju jeni pjesė e kinematografisė dhe e teatrit njėkohėsisht. Kė dashuroni mė shumė?

 

Nė fakt, kėto nuk janė dy dashuri tė ndryshme. Janė tė njėjta. Kjo ėshtė jeta e njė aktori dhe unė si aktor, i dua tė dyja. Dhe tė dyja, i dua po njėlloj. Teatri ėshtė mė i vėshtirė, por duartrokitjet i merr po aty. Dhe e gjithė lodhja largohet. E gjitha kthehet nė kėnaqėsi. 

Po punoni aktualisht nė teatrin e komedisė, por keni shkėlqyer njėkohėsisht edhe nė tragjedi si “Edipi mbret” apo “Romeo dhe Zhuljeta”. Ku e ndieni veten mė mirė? Dramė, tragjedi apo komedi?

Po, aktualisht po punoj nė shfaqje qė ofrojnė komedi, por kjo nuk do tė thotė se e dua mė shumė atė. Madje, nė ēdo komedi ka pak tragjedi dhe nė ēdo tragjedi tė mirė ka pak komedi. Edhe kėtu nuk mund tė zgjedh. Unė i kam realizuar tė dyja dhe do tė vazhdoj njėlloj. Nuk mund tė zgjedh zhanrin, por personazhin po. 

Si ishte pėr ju tė ishit pjesė e Festivalit tė Kanės?

Ajo ishte njė nga eksperiencat mė tė bukura qė mund tė mė ofronte bota e kinematografisė aso kohe. Ishte viti 2005 dhe unė kisha vetėm katėr vjet i diplomuar pėr aktrim. Ishte njė eksperiencė, tė cilėn ndonjėherė as vetė nuk e besoj se ėshtė e vėrtetė. Nuk mė duket sikur mė ka ndodhur.

Regjisorėt shqiptarė kanė vėrtetuar se ju duan. Pėrveēse nė njė film italian, keni bashkėpunuar me ndonjė regjisor tjetėr tė huaj?

Po, kam bashkėpunuar edhe me Angeliki Antoniun. Kjo ėshtė njė regjisore greke, bashkėpunimi me tė cilėn mė fali po aq kėnaqėsi sa edhe bashkėpunimi me regjisorin italian dhe me regjisorėt shqiptarė. E megjithatė, mė lejoni t’ju them se pėr aktorin ėshtė shumė e domosdoshme mbėshtetja e publikut, sepse vetėm dashuria e regjisorėve nuk tė mbush.

Si ėshtė gjendja e Teatrit sot?

Teatri, sot, po kalon njė gjendje krize, si ēdo gjė kėtu nė Shqipėri. Gjithēka ėshtė nė krizė. E megjithatė,  jam i bindur se ditė mė tė mira do tė vijnė. Brezi i ri i aktorėve ėshtė njė brez qė premton shumė, ose tė paktėn kėshtu mė duket mua. Mė mirė do tė bėhet, por mė lejoni tė shfaqen realist dhe tė them se sot pėr sot kjo gjendje nuk mė pėlqen.

Mos ndikon kjo nė faktin se si nėnshkruhen kontratat? Ju vetė keni njė kontratė me Teatrin Kombėtar?

Unė nuk kam njė kontratė me Teatrin Kombėtar, por nuk ėshtė kjo ajo qė mė shqtėson mua. Ekzistojnė njė sėrė problemesh, pėr hatėr tė sė cilave nuk ia vlen tė pėrmenden kontratat. Sepse njė aktor i mirė do tė punojė gjithsesi me kontrata me afate tė shkurtra, kontrata shfaqjesh. Ka njė sėrė ngėrēesh, si ēdo institucion nė Shqipėri.

 

Mes teatrit dhe kinematografisė

Ėshtė shumė i ri pėr tė shkėlqyer kaq shumė. Por, tre muajt e fundit na rrėfejnė njė punė tė palodhshme pėr tė shndritur nė teatrin shqiptar. E nėse, si shumė tė tjerė keni kohė qė e keni braktisur teatri, “Shekulli” ju kujton djalin qė ka luajtur nė serialin “Komuna  e Parisit”, apo atė nė filmat: “Lindje-Perėndim-Lindje” me regji te Gjergj Xhuvanit, “Nata pa hėnė” e regjisorit Artan Minarolli dhe “Letra e re” e cila erdhi nėn regjinė e tė madhit Edmond Budina.

Por marrėdhėnia e tij me kinematografinė nuk pėrfundon kėtu. Ai do tė jetė protagonist nė njė film italian tetė vjet mė parė. Ishte viti 2005, kur Lulzim Zeqja do tė interpretonte nė filmin “L’orizzonte degli eventi” me te cilin ishte edhe pjesėmarrės nė Festivalin e Kanės nė seksionin e “javės sė kritikės”. Festivali i Kanės qe pėr tė njė ėndėrr e bėrė realitet. Madje kur e pyesim se si i kujtohen atij ato momente, Lulzim Zeqja na pėrgjigjet se ndonjėherė i duket si njė e pavėrtetė, njė ėndėrr ose diēka e cila nuk i ka ndodhur atij. 

Edhe pse pa njė kontratė nė Teatrin Kombėtar, ai mbetet si njė ndėr aktorėt mė tė mirė qė ka tregu i kinemasė dhe teatrit nė Shqipėri. Prej tre muajsh, Luli, siē e thėrrasin miqtė e tij, ka qenė pjesė e ēdo shfaqjeje teatrale nė Tiranė. Ai ėshtė “i preferuari” i regjisorėve, gjithsesi. 

E meqenėse rolet e tij nė skenėn e teatrit janė tė shumta, ne po ia lejojmė vetes tė pėrmendim vetėm disa prej tyre. Teatri i Metropolit, i ka ofruar Lulzimit mundėsinė tė luajė rolin kryesor nė pjesėn e “Playboy i trojeve tona” te dramaturgut irlandez John Millington Synge, rol ky nė tė cilin aktori ka marrė shumė duartrokitje dhe impresione pozitive. Edhe me shfaqjen “Romeo dhe Zhuljeta”, Luli i siguroi karrierės sė tij artistike shumė duartrokitje dhe komplimente. Shfaqja e fundit e tij ishte mbrėmjen e sė dielės. Nėn regjinė e Sesilia Plasarit, Luli sė bashku me kolegė tė tjerė aktorė, punoi pėr tė sjellė nė Teatrin e Komedisė shfaqjen “Kasollja e vogėl”. Nėj tjetėr shkėlqim i Zeqjės nė teatėr ėshtė edhe “Edipi mbret”.


Videot e fundit
1 Komente
Ligor Luarasi
NJE TITULL SHUME SHQETESONJES.
Teatri ėshtė nė krizė, njėlloj si gjithçka nė Shqipėri,ky titull shkrimi i Z.Zeqia eshte shume i rende ne se eshte i vertete.
Qe gjithecka ne Shqiperi qenka ne krize,kjo eshte si te bien kembanat e alarmit per nje plasje bombe renonjese dhe me permasa mbare kombetare.
Pse keshtu ne krize eshte sot Shqiperia per gjithecka????
Duke qene lark saj mesoj qene krize eshte p.sh. drejtesia,papunesia,borxhet e medha,spitalet,te semuret,arsimi,arsimtaret me paga qesharake,etj, por nuk kam ditur qe Shqiperia per GJITHECKA qenka ne krize.
Kur eshte keshtu kush mban pergjegjesi dhe s'ndeshkohet,c'ben gjithe ai Kuvend popullor me gjithe ata deputete per nje gjendje kaq alarmante? U lutemi na ndihmoni te kutojme te verteten e ketij shkrimi.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
3 + 3 =
ALARM! Peshku helmues mbėrrin nė brigjet e Adriatikut
Peshku helmues  me lėkurė tė argjendtė ka mbėrritur nė ujėrat e detit Adriatik.  Alarmi vjen nga Instituti Oqeanografik Spalato. Mediet italiane shkruajnė se ditėt e fundit, peshkatarėt nė Itali kanė kapur njė numėr tė lartė peshqish tė kėtij lloji. Sipas Il matino, Ky peshk ėshtė i rrezikshėm
8-vjeēari qė kėndon teksa bėhet synet (VIDEO)
Ėshtė vetėm 8 vjeē dhe njihet pėr zėrin e tij tė bukur dhe pėr kėndimin e kėngėve patriotike. Mirėpo kėsaj radhe, Lior Hajdari, ka bėrė diēka qė nuk ėshtė parė mė parė.  Ai ka kėnduar teksa po bėhej synet nga mjeku. Liori nuk e ka ndalur kėngėn “Thėrret Prizren, mori Shkodėr”. Madje ai e bėn edhe
Ambientet e QSUT-sė kthehen nė njė kopsht zoologjik
Mace, minj, kope qensh dhe sė fundmi pula, pata dhe gjela deti. Nuk jemi nė ndonjė kopsht zoologjik por nė ambientet e Qendrės Spitalore Universitare Nėnė Tereza. Nė njė zonė spitalore si kjo, duhen ndaluar nė mėnyrė kategorike kafshėt endacake pėr shkak tė sėmundshmėrisė qė ato mund tė pėrhapin.