Zbulohen fakte tė reja pėr materien e errėt
  • Njė instrument nė bordin e Stacionit Ndėrkombėtar tė Hapėsirės, i quajtur Spektometri Magnetik Alfa, ka diktuar materie tė ngurtė
 
Publikuar më 05.04.2013 | 17:14

Kur astronautėt vėzhgojnė hapėsirėn qiellore plot yje dhe galaktikat, materia e errėt ėshtė ajo qė ata nuk e shikojnė, pavarėsisht se sa tė fortė janė teleskopėt.

Shkencėtarėt kanė teorizuar ekzistencėn e materies sė errėt pėr 20 vjet, duke besuar se ajo ėshtė njė ngjitės i padukshėm qė e mban universin tė bashkuar.

Tani njė instrument nė bordin e Stacionit Ndėrkombėtar tė Hapėsirės ka konstatuar pjesėza me energji tė lartė qė mund tė jenė gjurmėt e para tė materies misterioze kozmike. 

Ka planetė, yje dhe galaktika, si dhe materie tė errėt. Ajo nuk bashkėvepron me dritėn nė tė njėjtėn mėnyrė se objektet e dukshme, por megjithatė mendohet se pėrbėn 25 % tė universit tė njohur.

Shkencėtarėt thonė se tė mara sė bashku me energjinė e errėt tė padukshme, ajo pėrbėn 96 % tė gjithėsisė. Energjia e errėt  ėshtė forca qė mendohet se kontribuon nė zgjerimin e universit.

Njė instrument prej 1.6 miliardė dollarėsh nė bordin e Stacionit Ndėrkombėtar tė Hapėsirės, i quajtur Spektometri Magnetik Alfa, ka diktuar materie tė ngurtė qė mund tė ketė rezultuar nga pėrplasja e pjesėzave tė energjisė sė lartė, tė quajtur pozitrone, njė gjurmė e mundshme e materies sė errėt.

Justin Vandenbroucke, profesor nė Universitetin e Uiskonsinit nė Medison, e shpjegon materien e errėt nė kėtė mėnyrė:

“Imagjinoni sikur tė mos e shikonit diellin drejtpėrdrejt, por mund tė vėrenit se planetėt rrotullohen nė qarqe, atėherė mund tė konkludosh se nė mes tė sistemin diellor ėshtė njė objekt masiv.

Kjo ėshtė njė ekuivalencė qė ne bėjmė nė galaktikat e universit dhe ne mund tė shikojmė shumė mė tepėr masė se ajo qė shikojmė drejtpėrdrejt.

Por Vandenbroucke paralajmėron se 400 mijė pozitronet qė ka kapur spektrometri mund tė jenė gjithashtu nga rrezet energjetike gama qė kanė shpėrthyer nėpėr gjithėsi nga pulsorėt, yje shumė tė vegjės, me dendėsi dhe energji tė lartė kur shpėrbėhen.  

Vandenbroucke paralajmėron se nuk ka ende tė dhėna pėr ekzistencėn materies sė errėt. Por ai thotė se materia e diktuar nga spektomerti tregon se ne mund tė jemi afėr njė zbulimi tė madh.

“Dhe nė qoftė se ne shikojmė eventualisht njė shenjė tė materies sė errėt nė kėto rreze gama, ajo do tė na lejojė tė konfirmojmė se materia e errėt ka pjesėza, ashtu siē mendojmė ne. Por ne nuk kemi ende asnjė tė dhėnė tė drejtpėrdrejtė”.

Astrofizikanėt shpresojnė qė Spektometri Magnetik Alfa, tashmė nė vitin e dytė tė misionit tė tij 20 vjeēar nė bordin e Stacionit Ndėrkombėtar tė Hapėsirės do tė jetė eventualisht nė gjendje t’u pėrgjigjet pyetjeve themelore pėr materien e errėt.

Njė artikull pėr mundėsinė e tė dhėnave tė materies sė errėt ėshtė botuar nė Physical Review Letters.

/Shekulli Online/Pėrgatiti: E.D/


Videot e fundit
5 Komente
Ligor Luarasi
Zbulimet ne kazmos jane te pa fundme si vete kozmosi i pa fund.
Pa Emër
...NUK E DI NE SE LIGOR LUARASI [GIGUA]ESHTE I VERTETI... NE RININE E TIJ PEDAGOG NE REMBEC DHE NE "FUND TE KARIERES" TEK GJIMNAZI "RAQI QIRINXHI" KORCE... PO TE JETE AI,ESHTE AJKE E INTELIGJENCES KORCARE...!
stefan
Nuk perdoret termi pulsor, ata quhen pulsare. Tekstet shkencore duhet te redaktohen nga specialistet perkates.
Mark Gjonaj
Kur neve japim aspekte te tilla, nga vrojtimet e teknologjise se kozmosit dhe udhetime e mendime imagjinare se si mund te jete universi(ose universet), harrojme se si ka filluar njeriu tash 200 vjet dhe deri ku kemi shkuar deritani. Kuptohet se pa studjuar periferine nuk mund te thellohemi as ne qendren e galektikes sone, njohurite e se ciles jane mjaft te varfera. Sic jane rrymat e qendrimit fillozofik ashtu jane te ndare dhe shkencetaret dhe mendoj se mjaft prej tyre krahasimet i bejne nga njohja e ekzistences se profanes dhe krahasimi me largesite qe as qe imagjinohet te shkohet me mjetet e sotme nga toka. Mendoj se i duhet kushtuar vemendje konstatimit te astrofizikantit Stiven Haken, i cili paralajmeron se duhet gjetur rruge e mundesi per tu "arratis" nga Toka sepse ajo me burimet e jetes mund te jete ndoshta dhe 1000 vjet. Toka mund te demtohet nga shume faktor fiziko astronomik, por ajo qe do ti binte vdekjen te tera gjallesave ne menyre graduale do te ishte shuarja e Diellit nga ku cdo gje mbi planet merr energji! Sot vrojtohen yje ne shuarje, ose mendohet se kane eksploduar! Neve jemi arritje e kushteve qe ka sjellur evolucioni, por s'mund ta dime se cfare mund te ndodhe ne te ardhmen, prandaj eshte rastesi. Ekspedita "Korioziti" ne Mars mund te shpjegoje shume gjera per ekzistencen e energjise se Diellit ne Mars, dhe ne cfare gjendje mund te jete sot dhe ne vartesi te kesaje a duhet te kete pase jete dhe ne cfare shkalle mund te kene qene te organizuar gjallesat. Kjo ka rendesi te madhe per te kuptuar se mos ka filluar cikli i humbjeve te elementeve dinamik te jetes mbi Toke! Ndoshta mund te mos kene elementet e jetes planet gjigand te galektikes sone, por mardhenjet dhe puthjet me rrezet e Diellit para miliarda vjetesh mund t'i kene pase me te medha dhe kuptohet nga periferia ne qender, ndoshta duke rene ergjia e Diellit dhe ikur jeta ne planete. Por edhe Toka jone, energjine e ka pasur shume me te madhe se sot, fakti se para 140-50 milion vjet me pare jetuan kafshe gjigande me mushkeri te medha qe u eshte dashur shume oksigjen Por duke krahasuar me jetgjatsine e njeriut keto ndyshime nuk mund te vrojtohen, sepse kerkojne miliarda vjet.Edhe njeriu po te shfaqeshe ne kete kohe do te ishte gjigand, me mushkeri te medha dhe do te zhdukeshe nga asteroidet godites se Tokes ku jetonin! Njeriu mendohet te kete ardhur rreth njemilion vjet me pare ne formen primitive mbi Toke(shkalla e ulte mbretria e kafsherise)! Edhe evidenca eshte e vogel mper kete njemilion vjet dhe e pa rendesishme!
Pa Emër
Me kėto njoftime shkencore (pėr saktėsi duhet thėnė parashkencore, meqė nuk janė tė vėrtetuara, sepse edhe vetė shkencėtarėt i paraqesin si tė mundshme) do bėhemi edhe ne lexuesit shkencėtarė me pahir. Kjo, sepse nė kėtė realitet tė zymtė na mbetet tė shohim vetėm ėndrra pėr tė ardhmen e largėt, tė cilėn nuk do ta jetojmė dot, jo vetėm pėr shkak tė mizerjes qė po na mbyt, por edhe pėr shkak tė kopracisė sė natyrės lidhur me jetėgjatėsinė.
Sidoqoftė kureshtja e njeriut ėshtė njė tipar nxitės drejt tė panjohurave dhe shuarja e pjesėpjesėshme e saj pėrjetohet si kėnaqėsi, aq mė tepėr intelektuale. Por me sa shoh, me lajmet shkencore apo parashkencore qė jepen, tezat dhe hipotezat qė hidhen nė qarkullim po na serviret njė katrahurė kontraditash. Ndėrsa "vrimat e zeza" na paraqiten si epiqendra me fuqi tė tmerrshme pėrthithėse, tė atilla qė do tė gllabėrojnė dikur tėrė lėndėn kozmike brenda rrezes sė fuqisė sė tyre tėrheqėse, e cila rritet sa mė shumė lėndė pėrthith... Nga ana tjetėr lėnda e errėt qenka pėrgjegjėse pėr zgjerimin e universit. Cili ėshtė rreziku qė i paraqitet universit nė tė ardhmen pėr shkak tė kėtyre dy faktorėve lėndorė me veprime tė kundėrta? Cili e mposht tjetrin dhe nė ç'rrethana? Dhe, nėse ėshtė marrė si kategorikisht e mirėqenė shkencėrisht teoria e krijimit tė universit pėr shkak tė Big-bengut (shpėrthimi i njė pike), atėherė kjo do tė thotė se dikur do tė ndodhė sėrish procesi i kundėrt (shenjė domethėnėse: vrimat e zeza, nėse edhe ato janė tė vėrteta). Ky rikthim nė gjendjen fillestare (besoj i mundshėm tė pėrsėritet e ripėrsėritet pafundėsisht)do tė thotė se roli i lėndės sė errėt nė fund tė fundit ėshtė mė i dobėt se roli i vrimave tė zeza.
Sa i pėrket tė ardhmes sė njerėzimit besoj se do jetė e sigurtė nėse kėrkimet e hapėsirės do tė vijojnė tė mbėshteten pandėrprerje, ashtu si edhe pėrparimi i teknologjisė. Zgjidhje do jetė dalja nga ky sistem diellor pėr nė njė sistem diellor me moshė mė tė re; kėshtu deri nė çastin kur "vrima e zezė" dominante do pėrthithė gjithçka e do tė krijojė pikėn; pastaj do duhet qė jeta ta nisė nga e para deri nė riardhjen e njeriut.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 9 =
Zbulohen fotot e shtėpisė sė shkrumbuar tė Balotellit
"Daily Mail" ka publikuar fotot e shėpisė sė vjetėr tė Mario Balotellit, e cila u dogj pasi futbollisti ndezi fishekzjarre brenda. Mėsohet se Balotelli e dogji shtėpinė nė vitin 2011 duke i vėnė fishekzjarre. Siē shihet nga fotot, dėmet e shkaktuara nga flakėt ishin tė mėdha.  Sipas "Daily Mail",
"Kam 32 fėmijė, por dua tė kem 50"
Presidenti Recep Tayyip Erdogan vazhdimisht ka inkurajuar familjet turke qė tė kenė tė paktėn tre fėmijė, por njė baba nga Hatay ka bėrė “hatanė”. Halit Tekin ka 32 fėmijė nga katėr gratė e tij. Por pėr atė nuk janė mjaftueshėm pasi qėllimi i tij ėshtė tė ketė 50 fėmijė. Ai u martua pėr herė tė pa
Majk Tajson: Kur isha fėmijė mė kanė dhunuar seksualisht
Kampioni i botės nė boks, Majk Tajson, ka ēuditur opinionin publik pasi ka deklaruar se kur ishte fėmijė ėshtė rrėmbyer dhe dhunuar seksualisht nė Bruklin. Nė njė intervistė pėr “Opie Radio” nė Nju Jork, ish-boksieri tha se kur ishte shtatė vjeē u rrėmbye nė njė rrugė nė Nju Jork nga njė plak. “Ai