Lista e kandidatėve pėr deputetė tė PD-sė nė 12 qarqe
  • Zbardhen listat e PD-sė pėr krerėt dhe vendet e sigurta tė 12 Qarqeve nė gjithė Shqipėrinė. Lista e plotė e 13 kandidatėve nė Elbasan
  • Arben Imami dhe botuesi Fahri Balliu nė listėn e deputetėve tė sigurt nė qarkun e Elbasanit 
Publikuar më 30.03.2013 | 8:09

Plarent Shehu

-Zbardhet listat e kandidatėve pėr deputetė qė janė nė zonėn e sigurisė sė lartė pėr fitimin e njė mandati nė Partinė Demokratike. Selia ‘blu’ tashmė ka kristalizuar emrat me tė cilėt do tė kandidojė dhe sipas tyre do tė fitojė nė 12 qarqet e Shqipėrisė. Sipas demokratėve risitė e emrave kandidatė janė ministri i Drejtėsisė Eduard Halimi i cili do tė kryesojė nė Durrės listėn e kandidatėve demokratė si dhe emri i Drejtorit tė Postės Shqiptare, Arqile Goreja, i cili sipas selisė ‘blu’ ėshtė tashmė e sigurt qė do tė jetė numri dy i listės sė deputetėve edhe pse vet z. Goreja nuk e pohon njė gjė tė tille nė publik, persona shumė tė afėrt me Drejtorin e Postės e konsiderojnė tashmė 100 pėr qind tė sigurt kandidimin e tij me PD-nė. Nė qarkun e Shkodrės nuk do tė ketė asnjė ndryshim nga lista e 2009-ės, kjo as nė renditje dhe as nė pėrbėrje, ku kėtė listė do ta kryesojė Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Nė qarkun e Lezhės PD-ja vjen me njė ndryshim tė vetėm ku, Prefekti aktual Pal Dajēi do tė jetė personi qė do tė kryesojė si fushatėn e demokratėve nė kėtė qark por edhe listėn pse u pėrfol se deputeti Edi Paloka nuk do tė ishte mė pjesė e listės sė demokratėve nė qarkun e Lezhės por atė tė Tiranės, drejtuesit e lartė tė PD-sė kanė vendosur qė tė lenė Edi Palokėn nė kėtė qark pėrsėri por kėsaj radhe jo mė nė vend tė parė por tė dytin. Njė tjetėr ndryshim qė ka ndodhur nė listėn e kėtij qarku ėshtė lėnia jashtė kandidimit tė deputetit aktual Mark Marku, i cili nuk do tė rikandidojė mė pėr deputet dhe do ti kthehet botės sė medias dhe asaj akademike. 

Vlen tė theksohet se PD-ja dhe lideri i saj Sali Berisha nuk janė shumė optimistė sa i pėrket qarkut tė Lezhės duke pėrmendur kėtu dhe problemet qė kanė tashmė me aleatėt apo partitė e individėt qė janė kandidatura potenciale pėr deputet nė kėtė qark. Qarku i Kukėsit ėshtė njė nga qarqet mė tė qarta pėr PD-nė duke vendosur nė krye tė listės pėrsėri emrin e ministrit Flamur Noka i cili do tė pasohet nga Kryetari i Kėshillit tė qarkut Ibsen Elezi dhe me radhė deputetėt aktualė tė kėtij qarku. Kjo pėr vet faktin se demokratėt janė tė sigurt se do tė marrin jo tre por tė katėr mandatet nė kėtė qark. Qarqet si Tirana dhe Fieri nuk do tė kenė ndryshime pothuajse fare, pėrveē Tiranės ku dy emra ishėsh, si Eduart Selami dhe Dashamir Shehi do tė pėrbėjnė kėtė listė dhe nė vende pothuajse tė sigurta. Berati njė nga qarqet me probleme tė mėdha pėr demokratėt, ku sipas ministrit Genc Pollo, PD-ja nuk do tė arrijė tė marrė mė shumė se tre deputetė nė rezultatin mė tė mirė tė demokratėve nė kėtė qark, ka njė risi tė veēantė, biznesmeni Astrit Veliaj do tė jetė numri dy nė listėn e kandidatėve pėr deputetė nė qarkun e Beratit. Kujtojmė se nė zgjedhjet e 2009- ės Astrit Veliaj ka kandiduar me logon e Partisė Republikane dhe menjėherė pas zgjedhjeve ka akuzuar PD-nė e qytetit tė Beratit se nuk ja ka numėrua4r votėn siē duhet dhe ja ka shpėrdoruar. Sa i pėrket qarqeve tė Dibrės dhe Korēės nuk do tė ketė ndryshime nga listat e 2009-ės.

 

Vlora qarku i humbur i demokratėve


Nė qarkun e Vlorės ku Partia demokratike aktualisht ka katėr deputetė, pas ngjarjeve tė fundit nė degėn e PD-sė nė Vlorė dhe Sarandė ku anėtarėsia dhe drejtuesit e degėve nuk kanė qenė tė kėnaqur me punėn e drejtorit tė grupit tė punės nėnkryetarit tė partisė Astrit Patozi, selia ‘blu’ nuk shpreson nė njė rezultat si ai i 2009-ės dhe ka kandiduar pėrsėri nė vend tė parė nėnkryetarin Patozi, nė vend tė dytė kreun e legalizimeve Kollozi, nė vend tė tretė shefin e kabinetit tė ministrit Imami, Ervin Kulluri dhe nė vend tė katėrt kreun e legalizimeve tė Tiranės Kreshnik Bozho. Gjirokastra do tė vijoj tė ketė nė krye tė listės dy ministrat e saj, atė tė Bujqėsisė Genc Ruli dhe atė tė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale Spiro Ksera, tė cilėt sipas demokratėve do tė jenė tė sigurt dy deputetėt e vetėm qė PD-ja do tė marrė nė kėtė qark.

 

 

 


Videot e fundit
6 Komente
erind
po listen e plote te ELBASANIT mund ta publikoni
Lab Vlore
Nese PD kerkon te fitoje gjithcka ne Vlore, me pare duhet qe te ndryshoj pisat e grupit te punes!!! jane njerez pa etike qytetare, nuk e njohin nderin dhe as familjen!!! kjo eshte nje gje qe ne vloren e bukur te qeverisur nga njerez te liq, e dine dhe qente e lidhur, o sale hiqi nga qarkullimi keta tipa qe qytetaret e vlores te te nderojne, ndryshe ... kuptohe vet!!!
fatmiri
Mos u shqetesoni se persa ka vene kandidate Fahri Balliun, pd-ja do fitoje koqet e fishkura te saliut.Merre me mend se ku eshte katandis.
Labi Vlore
Vlora nuk e voton Kriminelin.As sot,as mot e as kurre.Por ti sje Lab Vlore.Do jesh ndonje spiun i PD-se.
zeri i qytetarit
Mendoj se PD-ja e ka humbur forcen per te sjell risi ne perberjen e listave per kandidat per deputet.
vazhdon te jet e varur nga nje staf qe i ka ikur indyra qe me kohe.
Pa Emër
ne.vlore.sala/e.di.qe.do.mari.nje.ose.dy.deputet.se.ata.nuk.jane.bijte.e.vlores.trime.qe.dhe.kesaj.radhe.do.ti.japi.pergjigjien.e.merituar.saliut.e.patosit.14

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 6 =
9 gjėrat qė mund tė mos i dinit pėr Putinin
Njė artikull nė “Newsweek” ka treguar 9 gjėra rreth jetės sė pėrditshme tė presidentit tė Rusisė, Vladimir Putin. Ben Judah, kaloi tre vjet duke hulumtuar rreth jetės sė Putin, hulumtim tė cilin e zbuloi nė librin e tij "Fragile Empire: "How Russia Fell In and Out of Love with Vladimir Putin". 1.
Ja si kanė qenė VIP-at nė rini! (FOTO)
A jeni kuriozė tė dini se si kanė qenė yjet mė tė famshėm tė Hollivudit dhe personalitete tė tjera publike, nė rininė e tyre? Ne po ju paraqesim 29 foto tė aktorėve dhe kėngėtarėve mė tė njohur, pėr tė parė se si kanė qenė ata nė fėmijėri.  Personazhe nga mė tė ndryshmit si Michael Jackson, Brad Pit
Rita Ora, gati klipin e ri
Rita Ora dhe Iggy Azalea po xhirojnė kripin mė tė ri tė kėngės sė tyre “Black Widow”. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga vetė kėngėtarja kosovare, e cila ka postuar njė foto nė rrjetin e saj social Instagram. Rita Ora kėsaj herė vjen me njė paraqitje mahnitėse , me njė kostum me ngjyrė tė rozė qė shkėlqe