Shkolla, fėmijėt dhe tė drejtat
Publikuar më 07.03.2013 | 15:07

Mimoza Sulaj/Mėsuese

-Njė edukim i mire ėshtė investimi mė i mirė jo vetėm pėr individėt por pėr tė gjithė shoqėrinė nė tėrėsi. Sipas studimeve, vendet me arsim tė konsoliduar kanė dhe demokraci tė konsoliduar. Njė shkollė qė zhvillon qė tė pėrmbushė mė sė miri misionin e saj, gjithė  procesi i arsimit duhet tė pėrmirėsojė nė mėnyrė tė vazhdueshme politikat. Tė zhvillojė mė tej profesionalizmin  e mėsuesve, kurrikulėn, standardet e vlerėsimit, pėrfshirjen e fėmijėve nė vendimmarrje,  respektimin e tė drejtave tė fėmijėve,  etj....Tė drejtat fėmijėve promovohen dhe mbrohen nga Konventa e Fėmijėve e cila ėshtė ratifikuar dhe nga Shqipėria. Disa nga te drejtat e fėmijėve janė: E drejta  pėr strehim(neni 27), e drejta pėr edukim ( neni 28,29),  e drejta pėr pėrkujdesje  shėndetėsore (neni 24), mbrojta nga diskriminimi (neni2), e drejta pėr tu pėrfshire ne vendimmarrje (neni 12) etj... Qė fėmijėt,  realisht t’i gėzojnė te drejtat e tyre,  ata duhet qė  tė edukohen dhe me  ndjenjėn pėrgjegjėsisė. Ata duhet  tė ndėrgjegjėsohen qė ēdo e drejtė ėshtė  e lidhur me njė pėrgjegjėsi. Shembull: E drejtw: Ēdo fėmijw ka tė drejtė tė shprehw opinionin e tij (neni 12)-Pėrgjegjėsi: Tw shprehėsh opinionin tėnd, por pa prekur tė drejtat e tė tjerėve. Kur shkolla apo njė mėsues i respekton tė drejtat e fėmijėve?

1.Kur mėsuesja dhe shkolla mbėshtet pėrfshirjen  e fėmijėve  duke i dėgjuar ata, duke konsideruar mendimin e tyre , duke i pėrfshirė ata nė vendimmarrje pėr ēėshtje qė  kanė lidhje me fėmijėt .

2.Kur fėmijėt trajtohen njėlloj pa i diskriminuar ata pavarėsisht pėrbėrjes sociale, familjare, ekonomike etj.. .  

3.?Kur shkolla i mbron fėmijėt nga keqtrajtimi dhe violenca. 

4.Kur gjatė gjithė procesit mėsimor dhe aktiviteteve jashtė shkollore interesi me i lartė i dhe mirėqenia e fėmijėve ėshtė preokupimi i shkollės dhe mėsuesve. 

5.Kur fėmijėt me aftėsi tė kufizuar pranohen dhe respektohen si tė barabarte nė klasė.   Kur kėtyre fėmijėve ju ofrohen shanse tė barabarta pėr tu pėrfshirė nė procesin mėsimor duke ju ofruar informacion  nė pėrputhje me nivelin e zhvillimit tė tyre. 

Fėmijėt mėsojnė mė mirė nė njė ambient ku ata nuk ndihen  inferior.  Shkolla, mėsuesja duhet tė promovojė   dialogun dhe diskutimin e hapur duke i parė fėmijėt si partner dhe tė barabartė.

Fėmijėt, gjithashtu  duhet  tė ndėrgjegjėsohen  pėr vlerėn e njė sjellje tė mire duke krijuar marrėdhėnie respekti reciprok. Kjo do i ndihmonte ata qe  tė zbulojnė dhe zhvillojnė mė mirė identitetin e tyre. Pėr tė  arritur kėtė, fėmijėt  duhet  tė ndihen  tė pranuar, tė respektuar, tė mbrojtur, tė lirshėm, tė barabartė nė ambientet e shkollės dhe klasės pjesė e sė cilės ata janė. E drejta e fėmijėve pėr t’u dėgjuar dhe pėrfshirja e tyre nė vendimmarrje  do tė sillte njė pėrmirėsim tė dukshėm dhe  do tė ndihmonte pėr njė edukim gjithėpėrfshirės .

Pėrfshirja nė vendimmarrje  nėnkupton:

1.Pjesėmarrjen  e fėmijėve nė planifikim,

2.Nė ndarjen  e pėrgjegjėsive 

3.Nė vendimmarrje 

4.Nė implementimin e tė gjitha ēėshtjeve qė janė te lidhura me mėsimin dhe aktivitet jashtėshkollore dhe kjo nė pėrputhje me moshėn dhe kapacitetin  e fėmijėve.

 Nxitja dhe tė investuarit nė pėrfshirjen  e fėmijėve  i ndihmon fėmijėt  tė edukohen me ndjenjėn e barazisė, lirisė sė tė shprehurit, respektin pėr te tjerėt dhe respektin pėr mendimin ndryshe. Pėrfshirja gjithashtu   nėnkupton  nxėnės aktiv qė thith  informacionin, analizon, lidh njohuritė e marra duke i vėnė ato nė shėrbim tė njėra tjetrės,  shpreh  ide dhe  mendime duke shmangur pasivitetin dhe tė mėsuarin pėrmendėsh. Tė dėgjuarit e njė fėmije nėnkupton,  mundėsi pėr  njė fėmijė qė ai   tė shpreh perspektivėn, prioritet dhe pėrvojėn e tij. Kur fėmijėt kanė mundėsinė pėr tu pėrfshirė dhe  shprehur, ata ju komunikojnė mė tė rriturve  si ata e kuptojnė botėn dhe ēfarė ėshtė e rėndėsishme pėr ta. Nėse fėmijėt neglizhohen  nuk dėgjohen dhe lihen mėnjanė atėherė ata bėhen apatik dhe tė tėrhequr. Njė shkollė e mirė  nxitė dhe gjallėron  zėrat.  Ajo krijon hapėsirave tė shėndetshme duke promovuar  gjithė pėrfshirjen e fėmijėve,  tė dėgjuarit e mendimeve   ndryshme  dhe kėrkimit tė ideve tė reja. Njė shkollė qė investon  nė pėrfshirjen dhe kultivimin e zėrave tė nxėnėsve dhe studentėve te saj,  investon drejtė gjenerimit tė demokracisė pėr tė cilėn aspirojmė tė gjithė! Cilat janė format e tė dėgjuarit tė fėmijėve?

1.Pėrfshirja fėmijėve nė vendimmarrje nė tė gjitha ēėshtjet qė kanė lidhje me ata dhe marrja e vendimeve  nė pėrputhje me interesat e fėmijėve. 

2.Tė nxitėsh fėmijėt qė ata tė shprehen lirshėm pėr gjithēka qė ata mendojnė duke argumentuar  idetė e tyre sipas kėndvėshtrimit tė tyre.

3.Tė konsiderosh t seriozisht  mendimet  dhe  idetė  e fėmijėve 

4.Tė edukosh  te fėmijėt njė pjesėmarrje konstruktive.

 Nėpėrmjet pėrfshirjes shkolla i ndihmon fėmijėt tė shprehen lirshėm edhe kur  ata mendojnė ndryshe duke argumentuar mendimet e tyre. Pėr tė arritur mė mirė  kėtė,  njė element tjetėr i rėndėsishme janė edhe marrėdhėniet mėsues nxėnės si dhe respekti reciprok ndėrmjet tyre. Sipas studimeve, ka akoma shkolla qė vazhdojnė tė limitojnė tė mėsuarin nėpėrmjet pėrfshirjes dhe dialogut . Ndonjėherė  mėsuesit  ashtu si dhe prindėrit kanė tendencėn tė shikojnė dhe trajtojnė fėmijėt si pasivė ku  pėr ēdo gjė duhet tė vendosin  mėsuesit apo prindėrit .  Kjo argumentohet nga ata se nėse ata bėjnė ndryshe atėherė fėmijėt nuk do ti  dėgjojnė, nuk do ti respektojnė dhe nuk do tė vazhdojnė tė sillen mirė. Ata mendojnė qė duke qenė autoritar me fėmijėt do tė fitojnė respektin e tyre,  por studimet kanė treguar dhe vėrtetuar tė kundėrtėn Praktikat dhe studimet kanė treguar qė fėmijėt e tė gjitha moshave shkollore kanė  aftėsi  tė kontribuojnė nė: Strukturimin e kurrikulave

1.Pėrmirėsimin dhe zhvillimin e metodave tė mėsimdhėnies

2.Nė rekrutimin e stafit

3.Nė organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve jashtėshkollore

4.Nė zhvillimin dhe pėrmirėsimin e politikave arsimore

5.Nė sensibilizimin komunitetin mbi tė drejtėn e fėmijėve pėr tu arsimuar

6.Nė pėrmirėsimin dhe zhvillimin e rregullave pėr sjelljen nė shkollė dhe jashtė saj.

 Si konkluzion, shkolla  mund  dhe duhet tė promovojnė pėrfshirjen  dhe tė dėgjojnė zėrat e ēdo fėmije. Kjo do tė bėnte qė idetė e ēdo fėmije  tė kontribuonin nė formimin  e vizionit kolektiv se si  shkolla duhet tė jetė dhe ēfarė ne tė gjithė se bashku duhet tė bėjmė pėr tė arritur atė qė duam  dhe qė duhet. 

 

 


Videot e fundit
6 Komente
Pa Emër
Shume ineteresant artikulli, por pa dashur te fyej profesionalizmin e znj. Mesuese, ju lutemi si mesuese qe jeni mos huazoni gjuhen e shenjte shqiptare. Psh., ne piken 3. fjala "violence" mund te zevendesohet shume mire e thene ndryshe ne shqip: DHUNA. Ose ne piken 4. fjala "implementim" mund te thuhet me shqip: Zbatim. Ose aty ku thoni "..te limitojne..", mund te thini shume bukur te reduktojne ose kufizojne...Keto manite per te folur me fjale te medhaja, po ju largojne cdo dite e me shume nga gjuha shqipe. Me respket.
Ada
Artikull i shkelqyer dhe shume e drejet kur thuhet qe femijet duhet te edukoen edhe me pergjegjesite. Nese gjysma e ketyre qe thuen ketu zbatoen ne shkollat tona do ishte ndryshe shkolla sot
Ada
Artikull i shkelqyer dhe shume e drejet kur thuhet qe femijet duhet te edukoen edhe me pergjegjesite. Nese gjysma e ketyre qe thuen ketu zbatoen ne shkollat tona do ishte ndryshe shkolla sot
Alma
Kenaqesh kur lexon artikuj te nje niveli profesional .Por nga ana tjeter te vjen keq qe ne Shqiperi niveli i mesueseve te mir eshte zevendesuar me te dobtit.
Nilda
Me pelqeu vertet shume ky artikull eshte vertet per tu vleresuar dhe cilesuar per nje ecuri me frymen evropiane te edukimit te femijeve tane megjithate duhet pastrim total per te paaftet ne shkollat tone me ata ne krye nuk ka ecuri po shkaterrim dhe ju lutem shume mundohuni dhe shpenzohni kohe duke per dicka per ndryshime jo per kritikime.
Pa Emër
jam dakort me parafolesin.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 6 =
Fotot mė tė pabesueshme tė 2014-ės (FOTO)
Fotografitė mė tė pabesueshme tė vitit 2014 do t’i gjeni nė albumin e mėposhtėm. Ju mund tė shihni personazhe, histori, dhe subjekte qė janė kapur nė momentin e duhur.  Shpėrthimi i vullkanit nė Indoezi qė vrau tė paktėn 15 njerėz, njė sportiste qė ka lindur pa kėmbė, momentet kur kafshėt gjigante
9 fakte qė si dini mbi kolesterolin
Shpesh herė kur lexoni tek njė ushqim nė pėrmbajtjen e tij, qė ka kolesterol, mendoni negativisht pėr tė. Por nė fakt, kolesteroli ėshtė njė substancė qė ndihmon nė prodhimin e hormoneve, vitaminės D, acideve biliare tė nevojshme pėr tė tretur yndyrat. Ja 9 fakte qė nuk i dinit pėr tė: 1.    Edhe p
Gafa e Putinit, quan tė dehur gazetarin me aftėsi tė kufizuara (VIDEO)
Njė gazetar i cili u soll ēuditshėm ndėrsa po merrte nė pyetje Presidentin rus, Vladimir Putin, u ofendua pasi u quajt i dehur, nė njė kohė qė kishte probleme  tė rėnda shėndetėsore. Gazetari u prezantua para Putinit, si Vladimir Mamatov nga gazeta “Reporter” nga qyteti Kirov. Por u desh pak kohė q