Qėndrimi para televizorit shkakton epilepsi te fėmijėt
Publikuar më 12.02.2013 | 16:41

Besarda Basha

- Prindėr kujdes! Tani nuk duhet t’i lini fėmijėt me orė tė tejzgjatura para televizorit apo kompjuterit. Mungesa e gjumit apo teprimi me lojėrat elektronike mund tė ēojė fėmijėn tuaj nė krizė epileptike. Nė Ditėn Evropiane tė Epilepsisė, mjekėt neurologė dhanė shifra alarmante tė personave qė prekur nga epilepsia. Nė vitin 2012 nė Shqipėri u shėnuan 5821 raste tė tė sėmurėve kronikė tė Sistemit Nervor Qendror. Ndėr ta, fėmijėt nėn tre vjeē rezultuan tė ishin personat mė tė prekur nga kjo sėmundje. Nė bazė tė njė studimi, 1.5 pėr qind e popullsisė shqiptare vuan nga epilepsia, apo siē e quajmė ndryshe nė gjuhėn e popullit, sėmundja e Tokės. Sipas mjekėve neurologė, niveli i ulėt socio-ekonomik nė vend ka bėrė qė tė ketė dyfishim tė numrit tė tė sėmurėve epileptikė, e krahasuar kjo me vendet e industrializuara.

Prof. Dr Jera Kruja, shefe e Shėrbimit Universitar tė Neurologjisė nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” saktėsoi se trashėgimia nuk ėshtė shkaku i vetėm epilepsisė. “Faktori gjenetik nuk ėshtė faktori pėrfundimtar dhe i vetėm i shfaqjes sė epilepsisė. Truri i ēdo personi ka vetinė qė tė prodhojė kriza nė kushte tė caktuara. Shumė individė e lidhin krizėn me disa ngjarje relativisht tė parėndėsishme siē mund tė jetė pėrshembull ērregullimet emocionale. Megjithėse ky faktor nuk mund tė pėrjashtohet tėrėsisht, nė kėto raste mundtė merret nė konsideratė predispozita familjare.” Neurologia Kruja informon se sėmundja e epilepsisė ėshtė njė sėmundje qė mund tė kurohet nė rast se kapet qė nė foshnjėri dhe kurohet gjatė gjithė kohės. Kjo, me qėllim qė tė mos shfaqet nė format e saj mė tė rėnda, nė tė cilėn jemi mėsuar ta shohim shpesh. Aida Bushati, mjeke neuropediatre nė QSUT thotė se fėmijėt nėn 3 vjeē kanė mundėsinė mė tė lartė pėr t’u prekur nga krizat epileptike. “Epilepsia tek fėmijėt ėshtė njė patologji e shpeshtė e cila ka njė prezantim dramatik pėr prindėrit, por qė nė tė ardhmen mund tė jetė i shėrueshėm.”

Mjekja neuropediatre kėshillon prindėrit qė nė momentin e parė qė fėmija i tyre shfaq shenja jo tė zakonshme nė sjellje, tė drejtohen tek mjeku. Pjesa mė e madhe e fėmijėve tė sėmurė mund tė shėrohen nė rast se kurohen nė kohė. “Nė kėtė moshė sėmundja mund tė jetė mė e kontrollueshme, mė e komandueshme dhe ndoshta e shėrueshme. 75 pėr qind e epilepsive tek fėmijėt kanė rezultuar me shėrim tė plotė.” Njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė aspekt kanė prindėrit. Nė momentin e parė qė vėrejnė njė ē’rregullim nė sjellje tė fėmijės sė tyre duhet tė drejtohen tek neuropediatri, pasi ēdo vonesė mund tė ketė pasoja nė shėndetin mendor tė fėmijėve tė tyre. “Nė rast se nuk kurohen, sėmundja mund tė pėrparojė duke shfaqur infeksione, keqformime tė Sistemit Nervor Qendror, evente cerebrovaskulare, ērregullime metabolike, gabime metabolike tė lindura etj.” Pėrveē trajtimit me medikamente, neuropediatrja Bushati kėshillon njė dietė ketogjenike qė mund tė ndiqet nga mjekėt specialistė. Qėllimi i saj ėshtė kryerja e kontrollit tė krizave duke ndėrhyrė nė dietė.

“Dieta ketogjenike pėrmban shumė yndyrna, pak karbohidrate dhe proteina duke imituar dietėn e urisė dhe duke ndryshuar mėnyrėn se si trupi e pėrdor energjinė e marrė nga ushqimi.” Shenjat e krizės epileptike tek fėmijėt janė tė njėjta me ato qė shfaqen tek tė rriturit, por qė shfaqen me forma specifike. Mjekja Bushati pėrmend absencėn, e cila shfaqet nė moshėn 5-6 vjeēare, spazmat infantile qė pėrfshijnė moshėn 4-8 muajshe, epilepsia juvenilie mioklonike dhe epilepsinė rolandike qė mund tė pėrfshijė moshėn 4-10 vjeē. “Shkaqet mė tė shpeshta ne rastet me epilepsi tek fėmijėt mund tė pėrmendim displazitė kortikale qė pėrfshijnė keqformime tė kores sė trurit, infeksionet ku mund tė futen meningjiti, encefalitet, infeksionet parazitare apo ē’rregullime elektrolitike.” Rreziqet nė rast tė mos shėrimit nė kohė janė tė mėdha. Mjekja pėrmend dėmtimin pėrfundimtar tė kores sė trurit apo rėnie tė funksioneve kognitive tė trurit tė fėmijės. Sipas mjekes tė gjithėve u ka ndodhur tė paktėn njė herė nė jetė tė kenė pėsuar krizė epileptike. Por kjo nuk do tė thotė qė vuajmė nga epilepsia. “Vetėm nė rast pėrsėritjeje mė shumė se dy herė tė krizave nervore, mund tė kurohemi nga sėmundja. Kur fėmijėt apo adoleshentėt pėsojnė njė krizė tė dytė nervore, rreziku i pėrsėritjes ėshtė 75 pėr qind mė i madh.”

 

 

Epilepsia ka shėrim

Ndryshe nga sėmundjet e tjera, pėr epilepsinė ekzistojnė disa paragjykime tė cilat bėjnė qė pacienti me epilepsi tė trajtohet shpeshherė me njėfarė diferencimi nga tė tjerėt ose tė tentojė fshehjen e sė vėrtetės. Sipas mjekes Kruja, kjo fshehje nuk bėn gjė tjetėr veēse rėndon gjendjen e tė sėmurit me epilepsi. “Ėshtė fakt qė shumė persona qė vuajnė nga kjo sėmundje preferojnė ta mbajnė tė fshehtė kėtė sėmundje. Kjo tregon qė epilepsia gabimisht mbetet ende njė tabu. Por kjo vetėm sa rėndon gjendjen e pacientit.” Neurologia Kruja pohon qė ka shumė njerėz nė botė, njerėz tė njohur apo burra shteti qė kanė vuajtur nga epilepsia. “Ka shumė gjasa qė kombinimi i epilepsisė me disa veti jo tė zakonshme tė disa persona tė njohur tė ketė lidhje me disa veti jo tė zakonshme te disa persona tė njohur. Kjo mund tė ketė lidhje me mundėsinė qė njė sėmundje kaq e shpeshtė tė pėrkojė mė njė talent tė jashtėzakonshėm.”

 

 

Rastet

Epilepsia, meshkujt vuajnė mė shumė nga se femrat

Meshkujt janė pak mė tė prekurit nga krizat epileptike. Nga njė studim i kryer sė fundmi, rezulton se 50 meshkuj nė 100 mijė banorė janė tė prekur nga sėmundja e epilepsisė. Ndėrsa femra rezultojnė tė jenė 46 pėr 100 mijė banorė. Jera Kruja, shefe e Shėrbimit Universitar tė Neurologjisė shpjegon se nga ky studimi ka dalė qė mė tė prekurit nga sėmundja e epilepsisė, janė grupmosha e fėmijėve. “Epilepsia ėshtė mė e shpeshtė nė fėmijėri dhe adoleshencė, duke arritur nė incidencė rreth dy herė mė tė lartė nė krahasim me moshat e rritura.” Studimi tregon se grupmosha 20-40 vjeē janė mė pak tė prekur. Ndėrsa gjatė moshės sė tretė vihet re njė rritje e numrit tė rasteve qė shfaqin pėr herė tė parė kriza epileptike. Tė dhėnat tregojnė se ata qė konsumojnė alkool janė mė tė prirur pėr t’u prekur nga krizat epileptike. “Pacientėt me epilepsi duhet tė jenė gjithnjė tė kujdesshėm nė efektin negativ tė alkoolit, sidomos nė format rezistente tė sėmundjes. Nuk ka argumente nė drejtim tė provokimit direkt tė njė krize nga alkooli. Zakonisht ai ėshtė njė faktor shtesė nė shfaqjen e krizave epileptike. Mund tė jetė pėr shembull i shoqėruar me traumė tė kokės, infarkt tė trurit etj. Ndryshimet metabolike qė shkakton konsumi i alkoolit luajnė njė rol tė rėndėsishėm tek krizat.” Doktoreshė Kruja pohon se ende nuk ka studime epidemiologjike bazė mbi prevalencėn e epilepsisė ndėrmjet alkoolistėve dhe alkoolizimit tė pacientėve tė sėmurė me epilepsi.

 Shenjat

 Mos ngatėrroni gripin me alergjinė

Shenjat janė thuajse tė njėjta, dhimbje koke, fyti dhe kollė. Gjatė dimrit shtohet mundėsia e prekjes nga virozat gripale apo alergjitė e ndryshme. Por, kėto tė fundit nuk duhet tė ngatėrrohen me virozat gripale qė prekin fėmijėt zakonisht gjatė luhatjes sė temperaturave. Njė fenomen qė po ndodh shpesh kohėt e fundit ėshtė qė shumė viroza gripale tė stinės po i faturohen alergjive. Nė fakt nuk janė tė tilla. Mjekja alergologe pėr fėmijėt, Melpomeni Bizhga sqaron shenjat e alergjive dhe si mund t’i dallojmė ato nga virozat gripale tė stinės. “Alergjia me infeksionet gripale janė nė sinergji. Ato kanė lidhje me njėra-tjetrėn, por nuk duhet tė ngatėrrohen. Shenjat e virozės gripale mund tė jenė dhimbje koke, dhimbje fyti apo temperaturė. Alergjitė kanė shenja mė tė rėnda se infeksionet virale tė stinės apo vjetore.” Edhe nėse simptomat shfaqen tė njėjta me ato gripale, ato dallohen nga njėratjetra pėr nga shpeshtėsia, shfaqja, zgjatja nė kohė e shfaqjes sė simptomave apo sėmundjes.

“Simptomat e gripit dhe tė ftohjes mund tė shfaqen nė ēdo kohė dhe zakonisht zgjasin nga dy deri nė katėrmbėdhjetė ditė. Ndryshe nga kjo situatė, simptomat e alergjisė sezonale shfaqen nė tė njėjtat periudha ēdo vit dhe mund tė zgjasin pėr muaj tė tėrė.” Sa i takon alergjive tek fėmijėt, ato shfaqen tė ndara nė dy lloje. Kemi alergjitė qė shfaqen gjatė gjithė vitit dhe alergjitė stinore tė cilat nuk janė gjė tjetėr veēse ngacmime nga poleni,pluhuri apo substanca tė tjera ndaj tė cilave reagon trupi i njeriut. Alergjitė stinore shfaqen mė tepėr tek fėmijėt mbi 5 vjeē. Shenjat janė teshtima dhe kruarja e hundėve. Mjekja pediatre pohon se virozat mė tė shpeshta tek fėmijėt janė ato tė rrugėve respiratore qė shfaqen nga njė lloj virusi i quajtur virus respirator sincencial. Tek fėmijėt e vegjėl, kjo shkakton inflamacione tė rrugėve respiratore, ndėrsa tek bebet shkakton bronkiolit, qė janė inflamacione tė rrugėve tė vogla ajrore.

Pėrveē virusit respirator tek fėmijėt mund tė shfaqen rinoviruset dhe adenoviruset, tė cilat shkaktojnė patologji mė tė rėnda respiratore. Pėrveē kėtyre viruseve, pacientėt e vegjėl nė dimėr vuajnė edhe nga virusi i gripit ose i influencės. “Tani thuhet qė qarkullojnė viruset H1N1 dhe H3N3. Janė dy viruse tė cilat prekin rrugėt e sipėrme respiratore dhe trakenė. Rrallėherė japin pneumoni virale qė ėshtė shkalla mė e rėndė. Nga pesė pacientė tė shtruar aktualisht, vetėm njėri ėshtė me grip. Tė tjerėt vuajnė nga alergji tė lehta dhe ftohje.” Mjekja pediatre pohon qė shumė gjėra iu vihen alergjisė, madje edhe mjekėt e familjes e ngatėrrojnė me infeksionin gripal. Testi i alergjisė ėshtė ai qė vėrteton diagnozėn dhe trajnimin qė pacienti duhet tė ndjekė. “Kontributi i alergjisė nė rastet gripale ėshtė mė i vogėl se infeksioni respirator. Nė kėtė periudhė virale nė tė cilėn jemi, infeksionet virale i bėjnė rrugėt aspiratore mė tė ndjeshme ndaj alergjenėve. Ndaj kemi acarim tė astmave.”

 

 Shenjat

1. Virozat shoqėrohen gjithnjė me temperaturė, ndėrsa alergjitė nuk shoqėrohen me temperaturė te fėmijėt

2. Virozat gripale shoqėrohen edhe me dhimbje trupi, dhimbje muskujsh, ndėrsa te alergjitė respiratore kėto shenja mungojnė

3. Shenjat e dhimbjes sė kokės, fytit dhe kolla nė rastet e virozėve shfaqen menjėherė, ndėrsa tek alergjitė fillojnė gradualisht

4. Alergjitė nė formėn e rrufės shoqėrohen dhe me kruarje tė hundės dhe qiellzės, gjė qė tek viroza mungojnė

5. Tek virozat shenjat zgjasin jo mė shumė se dhjetė ditė, ndėrsa simptomat e alergjisė sė frymėmarrjes zgjasin me javė

6. Alergjitė mund tė pėrsėriten ēdo vit nė tė njėjtėn stinė, ndėrsa virozat mund tė lindin kurdo dhe jo gjithnjė nė tė njėjtėn stinė tė vitit


Videot e fundit
1 Komente
Pa Emër
me jepni nje adres se ku mund te kontaktoj me juve ju lutem

https://www.facebook.com/GazetaShekulli?ref=hl

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
4 + 5 =
Kėta kekė do t'jua largojnė nepsin pėr ėmbėlsira (FOTO)
Anglia po feston artin e ėmbėlsirave nė eventin "Java kombėtare e kekut", e cila zgjat plot shtatė ditė. Nė fund tė eventit, do tė zhvillohet finalja e Kampionatit 2014, i cili u kushtohet krejtėsisht kekėve tė famshėm. Megjithatė, jo ēdo gjė do tė jetė siē imagjinohet. Mes lulesh prej ēokollate t
"Robert De Niro, mė i miri nė seks"
Charmaine Sinclair, aktorja e njohur e filmave pornografikė ka tėrhequr vėmendjen e shtypit rozė me njė deklaratė qė i ka lėnė shumė persona gojėhapur, shkruan "Bild". “Seksi mė i mirė qė kam bėrė nė jetė ka qenė me aktorin Robert De Niro”, tha aktorja e filmave me drita tė kuqe. “Me siguri asnjėhe
Vendos video porno nė dritare qė tė largojė fqinjėt (VIDEO)
Jimmy ėshtė emri i fqinjit mė tė pakėndshėm dhe aspak serioz nė botė. Jimmy i cili jeton nė Queens Village nė New York, i pėlqen fakti qė tė terrorizojė fqinjėt e tij indianė ēdo ditė duke treguar ekranin e televizorit tė tij me video porno nė dritare. Ai e bėn kėtė sepse mendon qė duke i bezdisur