Partia Demokratike ka zbardhur tashmė numrin dhe emrat e partive qė do tė jenė nė koalicion me tė djathtėn mė 23 qershor. Kėshtu, sipas njė burimi zyrtar nė selinė e PD-sė, nė aleancė me PD-nė do tė jenė 21 parti politike, ku e vetmja parti e cila nuk ka vendosur akoma qė tė hyjė nė koalicion, me kryeministrin Sali Berisha, ėshtė PDIUja. Edhe pse partia e ēamėve ėshtė nė dilemė pėr pėrcaktimin e koalicionit mė me leverdi pėr ta, e vetmja alternativė qė i ngelet tashmė ėshtė PD-ja. Pas deklaratave tė kreut demokrat, Sali Berisha, nė mbledhjen me krerėt blu tė gjithė vendit se do tė mente aleanca dhe me parti tė majta, situata nuk ka ndryshuar dhe shumė nė pėrbėrjen e koalicionit tė 2009-s. Tani pėr tani Aleanca e Ndryshimit ka bindur vetėm njė parti e majtė, ADS-nė e Gaqo Apostolit, e cila ka qenė nė pėrbėrje tė koalicionit tė djathtė.
Koalicioni i ri
Koalicioni i ri i cili do tė quhet Koalicioni Ne Jemi Ndryshimi, i njėjtė si slogani i PD-sė i shpallur ditė mė parė nga kryeministri Berisha, do tė pėrbėhet nga 20 parti + PDIU-nė, qė mbetet e papėrcaktuar. Risitė e kėtij koalicioni janė kthimi i PDK-sė dhe ADK-sė, dy parti demokristiane, e para kryesohet nga Nard Ndoka dhe e dyta nga ish pjesėtari i kėsaj partie Zef Bushati. Edhe pse ish ambasadori Zef Bushati dhe ish kreu i PDK-sė, gjatė njė prononcimi pėr media deklaron se nuk do tė jetė thjesht njė parti qė do tė plotėsojė koalicionin e majtė apo tė djathtė, por njė parti me vlera dhe personalitetin e vet, burime brenda selisė blu bėjnė me dije se ADK-ja e z. Bushati do tė jetė nė koalicion parazgjedhor me PD-nė dhe aleatėt e vet. Njė tjetėr i rikthyer pas shumė vitesh ėshtė Dashamir Shehi, edhe pse nė nivel lokal ka qenė disa herė me PD-nė, kėsaj radhe LZHK hyn nė koalicion me PD-nė, siē ka thėnė dhe vet, gjatė njė interviste dhėnė pėr gazetėn Shekulli kohė mė parė, i detyruar nga kodi zgjedhor.
Besnikėt
Partitė besnike tė PD-sė dhe kreut tė saj, Sali Berisha, si PR, Fatmir Mediu, PLL, Ekrem Spahia, AK, Neritan Ceka, LDK, Nikollė Lesi, PBDSH, Arjan Starova, PBK, Adriatik Alimadhi, PBKD, Artur Roshi dhe disa parti tė tjera tė vogla e pėrfaqėsues tė komuniteteve rome dhe minoritare do tė vazhdojnė tė jenė nė koalicion parazgjedhor me demokratėt. Nė dilemė deri mė tani ėshtė kreu i LDK-sė Nikollė Lesi, i cili qė me hyrjen e PDK-sė nė koalicion me Berishėn ka shfaqur shenja xhelozie dhe tėrheqjeje nga koalicioni, duke u parė shpesh herė me ish presidentin dhe Kreun e FRD-sė, Bamir Topi. Gjithsesi nga selia e PD-sė, bėjnė me dije se pėrkreu i liberal demokristianėve Lesi do tė vijojė tė mbėshtesė koalicionin me PD-nė dhe do tė jetė nė fushatė krah pėr krah me Berishėn.
Takimi me aleatėt
Kryeministri dhe kreu i demokratėve, Sali Berisha, javėn qė vjen do tė mbledhė tryezėn e aleatėve tė tij ku do tė diskutojė mbi strategjinė dhe taktikėn qė do tė zgjedhin pėr fushatėn e koalicionit. Burime brenda PD-sė, bėjnė me dije se ditėn e mėrkurė mė 29 janar ose tė enjte mė 30 janar, nė varėsi tė axhendės sė kryeministrit Berisha, do tė mblidhet tryeza e krerėve aktual tė koalicionit tė djathtė, ku sipas tė njėjtave burime do tė diskutohen ēėshtje e fushatės, mėnyra e kandidimit tė partive nė zgjedhje, zgjerimi i koalicionit si dhe pesha qė do tė mbajė secila parti politike nė fushatė, edhe pse kjo fushatė tashmė ka filluar pothuajse pėr tė gjitha partitė e mazhorancės. Propozimin e kreut tė PD-sė Berisha pėr zgjerim tė koalicionit dhe me parti tė majta, partitė e tjera si PR, PLL dhe PDK nuk e kanė kundėrshtuar. Pėr Mediun, Ndokėn dhe Spahiun mjafton qė programet e tyre tė pėrafrohen me programin e koalicionit pas zgjedhjeve me qėllim qė tė bashkėqeverisin
Koalicioni i PD-sė Ne Jemi Ndryshimi 1. PD, Partia Demokratike (Sali Berisha)
2. PR, Partia Republikane Shqiptare (Fatmir Mediu)
3. PLL , Partia Lėvizja e Legalitetit (Ekrem Spahia)
4. PDIU, Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim (Shpetim Idrizi) ?
5. LZHK, Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar (Dashamir Shehi)
6. PDK, Partia Demokristiane e Shqipėrisė (Nard Ndoka)
7. LDK, Lidhja Demokristiane e Shqipėrisė (Nikollė Lesi) ?
8. ADK, Aleanca Demokristiane (Zef Bushati)
9. PBDSH, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (Arjan Starova)
10. AD, Aleanca Demokratike (Neritan Ceka)
11. PAA, Partia Agrare Ambientaliste e Shqipėrisė (Lufter Xhuveli)
12. PBK, Partia Balli Kombėtar (Adriatik Alimadhi)
13. PBKD, Partia Balli Kombėtar Demokrat (Artur Roshi)
14. POSH, Partia Ora e Shqipėrisė (Zef Shtjefni)
15. AMIE, Partia Aleanca e Maqedonasve pėr Integrim Europian
16. PDRESH, Partia Demokracia e Re Europiane
17. PDM e Re, Partia e tė Drejtave tė Mohuara e Re
18. PFA, Partia Forca Albania
19. ADS, Partia Aleanca pėr Demokraci dhe Solidaritet (Gaqo Apostoli)
20. PRDSH, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
21. PKONS, Partia Konservatore Shqiptare
Berisha tė mbledhė sa mė shpejtė partitė pėr koalicionin
Liberaldemokratėt besojnė nė njė fitore tė tretė tė koalicionit tė qendrės sė djathtė, tė drejtuar nga Partia Demokratike. Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat, Arjan Starova, deklaroi dje se, pėrtej retorikave tė fryra qė shkėmbehen nė tregun e politikės shqiptare tė javėve tė fundit, liberal demokratėt besojmė fort nė idenė se nė Shqipėri ekzistojnė rrethana tė tilla politike, ekonomike dhe shoqėrore tė cilat flasin qartė pėr mundėsinė e njė fitoreje tė tretė tė koalicionit tė Qendrės sė Djathtė. Mendimi politik opozitar, me gjithė pėrpjekjet e shumta, nė njė masė tė madhe demagogjike, duke luajtur me tė pavėrtetat nuk mund ta fshehė faktin e madh tė pėrparimit tė vendit, dhe tė qėndrueshmėrisė sė treguesve kryesorė tė gjendjes ekonomike dhe shoqėrore, madje nė kushtet e njė krize tė mirėnjohur financiare botėrore, por qė fatmirėsisht kanė filluar tė shfaqen shenjat e para tė daljes prej saj. Bllokimi opozitar i statusit tė vendit kandidat tė Shqipėrisė pėr nė Bashkimin Evropian, nga ana e opozitės nuk e ndihmon as partinė Socialiste, as aleancėn e sforcuar dhe tė kopjuar, qė vjen pas saj pėr t`i shpėtuar njė humbjeje tė tretė radhazi mė 23 qershor. Ndoshta, ky bllokim statusit tė vendit kandidat pėr nė Bashkimin Evropian, e ndihmon kėtė humbje tė sė majtės mė 23 qershor si edhe ndėrgjegjėson mė tej bashkėsinė ndėrkombėtare pėr shkaktarėt e vėrtetė tė kėtij bllokimi, tha kreu i PBLD-sė. Ai e konsideroi tė domosdoshme organizimin e njė takimi tė partive tė koalicionit tė Qendrės sė Djathtė. Ky takim, sipas kreut tė liberaldemokratėve, nuk kėrkon tė bėjė simetrinė e tryezės politike opozitare, sepse takime tė tillė janė nė traditėn mė tė mire tė sė djathtės shqiptare. Bashkimi Liberal Demokrat mbėshtet si gjithnjė politikėn e koalicioneve fitimtarė sa mė tė gjerė nė pėrputhje me idealet dhe vizionet e forcave politike tė djathta pa paragjykime tė ēfarėdolloj dhe tė frymėzuar nga nevojat e Shqipėrisė, tha Starova.
Legalistėt nė Kuvend dhe qeveri edhe pas 23 qershorit
Kryetari i Partisė Lėvizja e legalitetit, Ekrem Spahia, nėpėrmjet njė interviste pėr gazetėn Shekulli ka deklaruar se partia e tij do tė hyjė nė Kuvendin e Shqipėrisė dhe do tė jetė pėrsėri anėtare e qeverisė pas 23 qershorit. Sipas kreut tė legalistėve, Spahia, koalicioni aktual do tė shikojė mundėsinė e futjes nė gjirin e tij edhe parti tė tjera qė ndofta kanė orientim tė majtė, por sipas tij duhet qė programi i tyre tė pėrshtatet me atė tė maxhorancės aktuale. Zėvendėsministri i Mbrojtjes, ėshtė shprehur se ėshtė pro zhvillimit tė tryezave tė partive nė koalicion pasi njė tryezė e tillė do tė bėjė tė mundur hartimin e strategjisė elektorale. Sa i pėrket kėrkesave tė PLL-sė ndaj kreut tė koalicionit nė mazhorancė Berisha, Spahia deklaroi se nuk do tė ketė kėrkesa dhe pretendime pasi njihet tashmė kontributi i partisė sė tij nga PD-ja.
z. Spahia kush do tė jenė partitė qė do tė pėrfaqėsojnė koalicionin e mazhorancės sė sotme nė zgjedhjet e 23 qershorit?
Koalicioni do tė pėrbėhet nga parti tė cilat kanė qenė tradicionalisht tė lidhura me Partinė Demokratike, ku ndėr to ėshtė dhe Partia Lėvizja e Legalitetit, parti e cila ka qenė shumė korrekte gjithė kėto kohė me PD-nė. Pas zgjedhjeve parlamentare tė 2009- s nė kėtė koalicion janė afruar dhe disa parti tė tjera, pėrfshi kėtu dhe LSI-nė, sepse elektorati shqiptar e pėrcaktoi me votėn e vet qė tė dy koalicionet tė ishin barazim, pra me numėr tė barabartė deputetėsh 70 me 70. Partia Lėvizja e Legalitetit dhe disa parti tė tjera, qė kanė qenė nė mėnyrė tė vazhdueshme edhe nė kohėn kur PD-ja ishte nė opozitė, por edhe tani nė bashkėqeverisje, besoj se do tė jemi tė gjithė edhe nė kėto zgjedhje nė koalicion me PD-nė. Kryeministri Berisha ka deklaruar ditė mė parė se do afrojmė nė koalicion dhe parti tė majta, ju si e komentoni? Pėr zgjedhjet e ardhshme tė 23 qershorit unė mendoj se do tė pėrfshihen nė koalicion tė gjitha partitė aktuale tė koalicionit qeverisės, duke e lėnė tė hapur mundėsinė pėr tu afruar parti tė cilat do ti pėrshtaten programit tė koalicionit tonė pėr vitet e ardhshme 2013-17, sigurisht do tė shikohet seriozisht pjesėmarrja e kėtyre partive nė koalicion.
Cili ka qenė kontributi juaj nė kėtė koalicion gjatė kėtyre 8 viteve bashkėqeverisje?
PLL-ja ka dhėnė kontributin e saj gjatė kėtyre viteve nė mazhorancė, sikurse edhe jep kontributin nė tė gjitha njėsitė vendore qė kontrollohen dhe drejtohen nga legalistėt. Ne kemi pėrkreu faqėsimin tonė nė tė gjitha kėshillat e bashkive dhe komunave tė vendit, drejtojmė kėshilla komunal apo bashkiak, dhe japim kontributin tonė, tashmė tė vlerėsuar dhe nga aleatėt tanė.
Javėn qė vjen flitet se do tė zhvillohet njė takim i Kryeministrit dhe Kreut tė PD-sė, Sali Berisha, me partitė aleate dhe ku do tė pėrcaktohet dhe koalicioni i ardhėm. Ēfarė do ti kėrkoni Kryeministrit ju si PLL, cilat do tė jenė kushtet e pėrfaqėsimit nė koalicion?
Ne kemi insistuar qė tė kemi njė sistem zgjedhor ndryshe nga ky aktuali, njė sistem zgjedhor, proporcional kombėtar, dhe tė bėheshin pėrmirėsime dhe kodit zgjedhor. Por, tashmė jemi pėrballė njė fakti tė kryer ku kemi njė sistem, proporcional rajonal, me kėtė kod ne gjithė praktikat elektorale do ti ndėrtojmė mbi bazėn e kėtij kodi. Duke parė se ku sistem elektoral nuk favorizon partitė qė dalin mė vete por koalicionet, duke pasur parasysh kėtu dhe baraspeshėn qė treguan zgjedhjet parlamentare tė 2009-s dhe ato lokale tė 2013- s, ēdo subjekt politik, parti politike, pothuajse ėshtė i imponuar qė tė rreshtohet nė koalicion. Tė gjitha partitė nė koalicion kanė peshėn e vet. Marrėveshja jonė me PDnė nuk ėshtė e kushtėzuar, pasi prej vitesh kemi patė njė marrėdhėnie korrekte mes nesh dhe kemi qenė tė sinqertė nė kontributet tona nė koalicion. Sa i pėrket takimit, ne jemi tė mbledhur pothuajse nė ēdo kohė pasi jemi pjesė e qeverisė. Por ēdo takim qė zhvillohet pėr tė hartuar taktikat elektorale pėr zgjedhjet e ardhshme do tė jetė nė dobi tė fitores sė zgjedhjeve tė 23 qershorit.
Nė cilėn zonė do tė pėrqendrohet PLL-ja pėr tė maksimizuar votat? Po ju vet z. Spahia a do tė kandidoni?
Viti 2012-t ka qenė njė vit suksesi pėr PLL-nė, ku kulmin arriti vlerėsimi i figurės sė mbretit Ahmet Zogu, vlerėsimit tė kontributit tė familjes mbretėrore, si dhe gjithė eksponentėve nacionalist tė legalitetit. Ne si PLL, nė zgjedhjet e kaluara lokale kemi marrė njė rezultat rreth 50 mijė vota nė gjithė vendin, tė konvertuara nė kryetarė komunash, kėshillash dhe kėshilltarė. Nė zgjedhjet e ardhshme tė 23 qershorit Partia e Legalitetit synon qė tė jetė njė faktor real nė Parlament por dhe nė qeveri. PLL-ja do tė konkurrojė me listat e veta nė 12 qarqe tė vendit, kėto lista do t`i kryesojnė eksponentėt e partisė por dhe personalitetet mė tė mirė qė janė tė gatshėm tė pėrballen me elektoratin. Jemi nė fazėn e evidentimit tė kandidatėve tė mundshėm qė do tė pėrfaqėsojnė PLL-nė nė zgjedhjet e 23 qershorit.
/Shekulli Online/Plarent Shehu/