Shefi i FMN-sė: Viti 2013 mbetet vit i vėshtirė pėr ekonominė shqiptare
  • Intervistė pėr 'Zėrin e Amerikės" me shefin e misionit tė FMN-sė pėr Shqipėrinė, Nadeem Ilahi.
   
Publikuar më 26.01.2013 | 20:21

TIRANĖ - Shefi i misionit tė FMN-sė pėr Shqipėrinė, Nadeem Ilahi thotė se viti 2013 do tė jetė njė vit  i vėshtirė pėr ekonominė shqiptare. Nė njė intervistė me kolegen Rudina Dervishi, zyrtari i FMN-sė flet pėr rrezikun e borxhit tė lartė, problemet e sektorit bankar dhe nevojėn pėr reforma strukturore.

Zėri i Amerikės: Zoti Ilahi, sė pari do tė doja opinionin tuaj lidhur me gjendjen ekonomike tė Shqipėrisė gjatė vitit 2012. Si e pėrballoi Shqipėria krizėn financiare tė Eurozonės?

Nadeem Ilahi: Ecuria ekonomike e Shqipėrisė gjatė 2012-s duhet tė vihet nė kontekstin e krizės sė Eurozonės. Shqipėria e pėrballoi mirė atė qė nga 2008-a kur filloi kriza. Me lidhjet e ngushta me Italinė dhe Greqinė, mund tė prisje njė tronditje mė tė madhe tė ekonomisė. Por nėse shohim shifrat, ekonomia e Shqipėrisė ėshtė njė nga tė paktat nė rajon qė nuk pėrjetoi rritje negative. Ka njė numėr faktorėsh qė ndikuan kėtu – stimulimi fiskal i bėrė nga qeveria, pati politika bankare tė kujdesshme qė parandaluan tronditjet qė patėn vende tė tjera nė rajon. Pra kėto ndikuan qė tė kishte njė rritje tė vogėl por tė qėndrueshme deri nė vitin 2012. Viti qė lamė filloi me njė situatė tė vėshtirė tė motit, qė ndikoi nė uljen drastike tė ekonomisė, nė fakt nė nivele negative nė tremujorin e parė. Kjo, e ndėrthurur me klimėn financiare nė Evropė vitin e kaluar, ndikoi gjithashtu nė besimin e investitorėve dhe tė konsumatorėve nė Shqipėri. Pati lajme jo tė mira nė mesin e vitit qė erdhėn nga Greqia dhe kjo ndikoi nė ngadalėsimin ekonomik. Pra ecuria ka qėnė e dobėt, por Shqipėria mėnjanoi kontraktimin e ekonomisė.

Zėri i Amerikės: Ka shifra kontradiktore kur flitet pėr vlerėsimet. FMN-ja dhe Banka Botėrore thonė se rritja ekonomike pėr 2012 ka qenė mes zero presje 5 dhe zero presje 8-ės, ndėrsa qeveria thotė se ajo do tė jetė mbi 2 pėrqind. Pėrse kjo mospėrputhje nė shifra?

Nadeem Ilahi: Parashikimet nė kėtė kohė tė paqėndrueshme janė tė vėshtira. Kur pamė ecurinė e ekonomisė nė tetor, faktorėt tregonin se ekonomia do tė ishte e dobėt. Ka njoftime se ndikimi nga kriza nė Evropė nuk ka qenė aq i madh. Mendimi ynė ėshtė se rritja do tė jetė nė fakt pak mė e lartė, ndoshta mė shumė se 1 pėrqind, por dyshojmė se do tė arrijė 2 pėrqindshin.

Zėri i Amerikės: Qeveria ka pranuar se ka ulje tė rritjes ekonomike dhe fajėson pėr kėtė krizėn nė Eurozonė. A ka faktorė tė tjerė, tė brendshėm qė kanė sjellė kėtė rėnie?

Nadeem Ilahi: Siē e pėrmenda, vėshtirėsitė e motit nė fillim tė vitit luajtėn rol nė rėnie. Por Greqia ishte njė faktor i rėndėsishėm. Shumė shqiptarė emigrantė nuk kanė dėrguar mė aq shumė tė ardhura nė vend. Italia ėshtė njė partnere e ngushtė e Shqipėrisė. Disa pėrllogaritje tregojnė se dy e treta e eksporteve shqiptare shkojnė nė Itali. Njė faktor qė e ka ndihmuar Shqipėrinė pėr tė mos patur njė ulje tė madhe ėshtė se ajo ka qėnė nė gjendje tė riorientojė eksportet e saj, larg nga Italia dhe Greqia dhe mė shumė drejt partnerėve jo tradicionalė si Turqia dhe Kina. Pėrshembull nafta dhe mineralet janė tani njė pjesė e madhe e ekporteve dhe kėto janė mallrat ė reja qė kanė hyrė nė shportėn e eksporteve tė Shqipėrisė kohėt e fundit. Kjo ka ndihmuar nė zbutjen e njė rėnieje mė tė madhe ekonomike.

Zėri i Amerikės: Tė flasim pak pėr borxhin publik, mė i larti nė rajon sipas jush. Ju keni shprehur shqetėsimin tuaj pėr kėtė. Nė fillim tė vitit qeveria premtoi tė shkurtojė borxhin, por nė fund tė vitit miratoi njė ligj pėr tė ngritur kufirin e borxhit mbi 60 pėrqind. Ēfarė ndodh kur ngrihet kufiri i borxhit pėr njė ekonomi si Shqipėria? Disa mund tė thonė, kufiri e ka kaluar 60 pėrqindėshin, kufirin qė ju shqetėson kaq shumė dhe asgjė s’ka ndodhur?

Nadeem Ilahi: Po, ėshtė e vėrtetė, borxhi ėshtė shumė i lartė, ndoshta mė i larti nė rajon. Kjo nė vetvete paraqet problem pėr rritjen ekonomike nė tė ardhmen dhe rreziqe tė tjera. Problemi tjetėr ėshtė se gati gjysma e borxhit tė Shqipėrisė ėshtė afatshkurtėr. Ai maturohet brenda 12 muajsh. Njė faktor tjetėr qė ndikon ėshtė se borxhi i brendshėm, 70 pėrqind e tij mbahet nga sistemi bankar, qė nė vetvete ėshtė nė pronėsi tė lartė tė bankave tė huaja, qė nga ana e tij ka qėnė nėn presionin e krizės financiare evropiane. Kėshilla jonė pėr autoritetet ishte qė tė tregojnė kujdes nė ndjekjen e kėtyre lidhjeve. Mund tė mos ndodhė asgjė por klima financiare nė Evropė mund tė sjellė njė rrezik mė tė madh me kėtė pėrqindje kaq tė lartė tė borxhit.

Zėri i Amerikės: Qeveria kishte nė plan tė ulte borxhin pėrmes privatizimit tė Albpetrolit i cili duket se dėshtoi. Ēfarė planesh tė tjera mund tė pėrdorė qeveria pėr tė ulur kėtė borxh, qė ju thoni se ėshtė i rrezikshėm?

Nadeem Ilahi: Albpetroli ishte njė ēėshtje qė e diskutuam kur ishim nė tetor. Pra siē e dini privatizimi nuk ndodhi. Qeveria po kėrkon tani tė privatizojė disa hidrocentrale por kjo nuk ėshtė ndonjė shumė e madhe. Por ulja e borxhit duhet tė vijė pėrmes buxhetit. Kėshilla jonė ka qėnė se duhet tė merren masa pėr shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e tė ardhurave pėr ta mbajtur borxhin gjatė 2013-s nė tė njėjtin nivel qė ėshtė sot dhe mė pas tė zvogėlohet gradualisht. Ne kemi theksuar se vitet e mėparshme presionet fiskale kanė rėnduar mbi shpenzimet kapitale. Kjo ėshtė problematike pėr Shqipėrinė pasi ka shumė nevoja zhvillimi, ka nevojė pėr infrastrukturė. Tė zvogėlosh kapitalin nė njė kohė si kjo ėshtė shumė negative pėr rritjen nė njė periudhė afatgjatė. Pra kėshilla jonė ka qėnė shkurtimi i shpenzimeve dhe mė shumė pėrpjekje pėr tė rritur tė ardhurat por tė ruhet ose tė rriten shpenzimet kapitale. Gjithashtu duhet tė kihen parasysh programet pėr tė varfėrit pasi nė krizė nuk duhet tė shkurtohen shpenzime pėr programe tė tilla.

Zėri i Amerikės: Kur folėt pėr borxhin, thatė qė qeveria merr njė pjesė tė mirė tė borxhit me maturi tė shkurtėr. Ka patur disa shqetėsime lidhur me mundėsinė e qeverisė pėr tė paguar rrogat e punonjėsve civilė apo kompanitė private pėr punėt e kryera. A ka ndonjė lidhje mes borxhit dhe aftėsisė likuide tė qeverisė? A ka problem me likuiditetin qeveria shqiptare?

Nadeem Ilahi: Siē e kemi pėrmendur nė raport kemi parė disa fatura tė papaguara tė qeverisė. Ne llogarisim 1 apo 2 pėrqind tė GDP-sė. Kjo ka ndodhur nė pjesėn mė tė madhe pėr arsye tė projekteve tė ndėrmarra nga qeveria dhe pėr shkak tė presionit pėr t’i mbajtur shpenzimet tė ulura. Kompanitė qė kanė kryer punimet nuk janė paguar dhe kjo ka shkaktuar efektin domino nė ekonomi dhe mund tė ketė penguar rritjen. Absolutisht qė kjo ėshtė pjesė e pėrpjekjeve tė qeverisė pėr tė mos zgjeruar pozitat fiskale. Kemi parė se qeveria shqiptare ka arritur tė kuptojė se nuk mund ta zgjerojė buxhetin shumė dhe janė pėrpjekjur pėr ta mbajtur atė brenda 60 pėrqindshit. Por nė tė njėjtėn kohė bėhet shumė e vėshtirė nė njė ekonomi si kjo. Ka disa sfida nė shpenzimet qė mund tė shkurtohen por qė nuk janė ndėrmarrė. Nė tė njėjtėn kohė kjo nuk ėshtė ekonomi qė mund ta rrisė shumė borxhin.

Zėri i Amerikės: Ju folėt pėr stimulimin e ekonomisė qė qeveria arriti tė bėnte nė fillim tė krizės. A ka forcė qeveria pėr njė stimul tė ri? Ju keni rekomanduar rritjen e taksave nė njė kohė qė qeveria nuk dėshiron ta bėjė njė gjė tė tillė pėr shkak se ėshtė njė vit elektoral, por thotė se do tė shkurtojė shpenzimet. Cili ėshtė komenti juaj?

Nadeem Ilahi: Nė kėtė fazė, me kėtė borxh tė lartė, qeveria nuk mund tė stimulojė mė ekonominė. Stimulimi pėrmes borxhit ėshtė shumė i vėshtirė pėr shkak se huadhėnėsit shqetėsohen pėr mundėsinė pėr t’i paguar. Pra mendimi ynė ėshtė qė qeveria nuk duhet tė bėjė ulje taksash apo rritje tė shpenzimeve por e kundėrta. Kjo duhet tė bėhet nė njė mėnyrė qė tė mos ndikojė negativisht rritjen dhe kjo ėshtė arsyeja e rėndėsisė sė mos prekjes sė shpenzimeve kapitale pasi kur shkurtohen kėto shpenzime sjellin njė ndikim negativ nė rritjen ekonomike.

Zėri i Amerikės: CEZ po tėrhiqet nga Shqipėria. Si do tė ndikojė kjo situatė mbi buxhetin?

Nadeem Ilahi: Problemet me CEZin kanė ekzistuar pėr njė farė kohe. Kjo ishte si pasojė e privatizimit. Sektori energjitik pati mungesė investimesh dhe tarifat nuk u pėrshtatėn duke bėrė qė kompania tė mos arrinte tė mbulonte shpenzimet. Largimi i Cezit ėshtė produkt i kėsaj situate qė do tė shkaktojė probleme tė tjera. Kjo do tė sjellė nevoja pėr importin e energjisė dhe qeveria duhet tė mendojė pėr kėto faturė. Ikja e CEZ-it mund tė krijojė probleme tė tjera qė mund tė kėrkojnė vėmendje fiskale.

Zėri i Amerikės: Huatė e kėqija apo qė nuk po shlyhen nė kohė po rriten me shpejtėsi. Sa i lartė ėshtė rreziku i kėsaj situate?

Nadeem Ilahi: Sistemi bankar ka patur rritje tė qėndrueshme tė huave tė kėqija. Ky problem nė Shqipėri ėshtė disi mė ndryshe nga pjesė tė tjera tė Evropės pasi nė shumė vende sistemi financiar ishte burimi i krizės. Nė Shqipėri sistemi financiar po vuan nga kriza nė pjesė tė tjera tė ekonomisė. Raporti mes kredive tė kėqija dhe numrit total tė kredive ėshtė shumė i lartė, ndėr mė tė lartit nė rajon. Nė tė njėjtėn kohė, Banka e Shqipėrisė ka ndjekur politika tė drejta pėr tė siguruar qė bankat e tjera do tė kenė rezerva monetare tė mjaftueshme pėr tė amortizuar tronditjet nga huatė e kėqija. Kemi mendimin se edhe nė skenarin mė tė keq, nuk do tė ketė njė stres tė madh nė sistemin financiar dhe ndoshta vetėm disa banka mund tė kenė nevojė pėr kapital shtesė. Pra megjithėse duket si njė kryefjalė shqetėsuese – kreditė e kėqija janė rritur – nė fakt ndikimi nė sistemin financiar mund tė mos jetė shumė i madh. Ne kemi dhėnė rekomandimet tona pėr tė pėrmirėsuar situatėn. Likuidimi i kolateralit qė kanė kreditė e kėqija nuk ėshtė i lehtė pėr t’u kryer, kryesisht pėr shkak tė pengesave ligjore.  Rekomandimi ynė ėshtė qė tė punohet pėr ta pėrmirėsuar kėtė nė mėnyrė qė bankat tė marrin kolateralin mė shpejt. Siē e dini nė se kreditė e kėqija qėndrojnė nė bilancin e bankave, mundėsia e tyre pėr tė dhėnė hua nė tė ardhmen do tė jetė e kufizuar, nė njė kohė qė bankat duhet tė jenė tė gatshme tė mbėshtesin ekonominė.

Zėri i Amerikės: Pra kjo ka ndodhur nė Shqipėri. Bankat e mbėrthyera nga kreditė e kėqija nuk po japin mė hua tė reja apo jo?

Nadeem Ilahi: Mendoj se ka tė bėjė me kerkesėn dhe ofertėn. Ne mendojmė se kėrkesa pėr hua sot ėshtė po aq problematike sa edhe oferta. Bankat kanė likuiditet. Ato mund tė japin hua nė se duan por mendoj se ėshtė mungesa e prespektivės sė investimeve dhe mundėsia e sektorit privat pėr t’i kryer kėto investime qė ka ngecur. Kur ekonomia tė marrė pėrsėri hov kjo do tė ndryshojė dhe ne duam qė kjo kėrkesė tė mos kufizohet nga pėrkeqėsimi i bilancit tė bankave.

Zėri i Amerikės: Ēfarė masash mendoni se duhet tė marrė qeveria nė kėto rrethana?

Nadeem Ilahi: 2013-a do tė jetė njė vit i vėshtirė. Gjėrat janė pėrmirėsuar nė pjesėn mė tė madhe tė Evropės nė krahasim me gjashtė muaj mė parė. Por Evropa do tė vazhdojė tė kontraktohet. Italia do tė vazhdojė tė kontraktohet me gati 1 pėrqind sipas raporteve tė fundit. Pra Shqipėria nuk ėshtė jashtė rreziqeve qė janė pranė kufijve tė saj. Duhet tė sigurojė rritje ekonomike pėr tė ecur pėrpara. Pra rekomandimi ynė ėshtė qė ēėshtja e borxhit tė trajtohet me kujdes. Ne e kuptojmė se nuk mund tė shkurtosh shumė borxhin nė njė kohė si kjo, por nė tė njėjtėn kohė dobėsia qė vjen nga mbajtja e kėtij borxhi nė kėtė pėrqindje nga banka duhet tė minimizohet. Ky vit gjithashtu ėshtė njė vit elektoral dhe mendoj se ėshtė e rėndėsishme tė ruhet disiplina fiskale. Nė fund do tė thosha se ka probleme me reformat strukturore pėr tė cilat Shqipėria ka shumė nevojė pėr rritjen nė tė ardhmen, duke filluar me zbatimin bazė tė kontratave, problemet me tė drejtat e pronėsisė qė janė pengesė pėr investimet e huaja. Kėto kėrkojnė mbėshtetjen e tė gjitha forcave tė spektrit politik qė sigurisht ėshtė e vėshtirė tė realizohet nė njė kohė si kjo, por duhet tė punohet pėr ta realizuar. Ka problem gjithashtu me reformat institucionale , si ajo nė sistemin e drejtėsisė qė kėrkohen edhe nga Bashkimi Evropian pėr pranimin e Shqipėrisė dhe kjo gjithashtu kėrkon konsensus politik. Kėto janė drejtime qė do t’i shėrbejnė Shqipėrisė nė tė ardhmen.

/Shekulli Online/M.A./


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
5 + 3 =
Sherr mes femrash nė Tiranė, kalimtarėt nuk reagojnė (VIDEO)
Njė video e njė sherri mes dy femrave nė kryeqytet, po qarkullon sė fundi nė rrjetet sociale. Ende nuk dihet identiteti i dy femrave dhe shkaku i konfliktit tė tyre, por ajo qė shihet janė pamjet tronditėse tė njė sherri banal nė mes tė Tiranės. Pamjet janė tė rralla, pėr vetė faktin se nuk ndodh s
Festimi pėr golin, i merr jetėn futbollistit (VIDEO)
INDI - Njė futbollist gjeti vdekjen pas njė dėmtimi tė rėndė nė shtyllėn kurrizore, gjatė festimit tė njė goli me salto.23-vjeēari Peter Biaksangzuala, goditi kokėn nė tokė gjatė njė kėrcimi, pasi shėnoi golin e barazimit pėr Bethlehem Vengthlang FC, kavėn e kaluar. Pas kėrcimit ekipi i tij, ku
Sara shpall hapur lidhjen me Ledion Liēon
Pėr herė tė parė qė pas thashethemeve se prezantuesi Ledion Liēo dhe vajza e Dritan Hoxhės, Sara janė lidhur, ēifti ka bėrė publike njė foto tė tyren. Fotoja e postuar nė rrjetin social Instagram, nga Sara mban mbishkrimin “gjysma mė e mirė”, gjė qė i jep drejtim thashethemeve mbi lidhjen e tyre.