Politizohet edhe historia e transportit ushtarak shqiptar
Publikuar më 25.01.2013 | 19:08

Dr. N/Kolonel (R) Hekuran A. RAPAJ

Ecuria e Transportit ushtarak shqiptar nė vite

Nė historinė e shėrbimit tė mbėshtetjes logjistike nė Forcat e Armatosura, shėrbimi i Transportit ushtarak zė njė vend tė posaēėm, tė rėndėsishėm dhe jetik. Ai ėshtė bashkėmoshatar dhe bashkėudhėtari mė aktiv, qė me krijimin e shtetit tė parė dhe, natyrisht edhe tė vetė Forcave tė Armatosura e tė Ushtrisė Shqiptare, qė nga koha e fillesave tė tyre, mė 1912.  Njėkohėsisht, me kėtė rast mund tė evidentojmė se; Sė pari, njė ushtri moderne mund tė realizojė misionin e vet pėr mbėshtetje logjistike, vetėm atėhere kur organizohet e pajiset me teknikė e mjete transporti tė kohės, nė pėrshtatje me kushtet dhe nivelin teknologjik kur vepron, mbėshtetur nė pėrvojėn e shkuar, teorike e teknike, kombėtare e botėrore. Sė dyti, duke kthyer vėshtrimin prapa nė kohė dhe, duke parė nė mėnyrė analitike pėrvojėn historiko-ushtarake shqiptare, dalin mė tepėr nė pah vlerat pėrgjithėsuese e problemore, tė proceseve organizative, parimet, rregullat, normat teknologjike shkencore nė rrjedhat e historisė gjatė kėtyre viteve. Sė treti, nė ecurinė e njė shekulliu, referuar me atė mori pune tė pakrahasuar nė vite, argumentohet se evolucioni i shėrbimit tė Transportit ushtarak ėshtė krijesė e drejtėpėrdrejtė e punės dhe e pėrpjekjeve tė ndjekura vit pas viti, nga populli shqiptar dhe formacionet transportuese tė tij, nė historinė shumėshekullore luftarake. Janė kėto fakte dhe momente historike qė ēuan nė rezultatet e pritshme tė perfeksionimit e tė pėrsosjes organizative dhe funksionale tė shėrbimit tė Transportit ushtarak sot nė Forcat e Armatosura Shqiptare. Hapat pėr tė pasqyruar pikėrisht etapat e ngritjes, tė pėrsosjes dhe tė zhvillimit tė shėrbimit tė Transportit ushtarak, kanė mbetur pothuajse pėrpjekje fillestare, deri mė sot, kur dhe datat pėrkujtimore tė kėtij shėrbimi shumė tė rėndėsishėm tė Ushtrisėe Shqiptare, nuk i kanė shpėtuar dot politizimet apo njėashmėritė e ndryshme politike tė kohės 100 vjeēare. Le ta pasqyrojmė kėtė argumend nėpėrmjet momenteve mė tė rėndėsishme tė saktėsuara me data dhe vite, nė kėtė udhėtim 100 vjeēar, tė kėtij shėrbimi krenar sot nė Forcat e Atmatosura dhe nė Ushtrinė Shqiptare. Nė fillimet e organizimit tė transportit ushtarak shqiptar nė vitet 1912-1924, historikisht del nė pah ajo pėrvojė e pakėt organizuese e transportuese nė strukturat drejtuese dhe nė formacionet ushtarake fillestare, tė krijuara me lindjen e shtetit tė parė tė pavarur shqiptar, si dhe nė pprocesin e organizimit tė ushtrisė. Momente konkrete tė punės sė bėrė pėr mbėshtetjen me transport tė xhandarmėrisė shqiptare filluan pas ardhjes sė ushtarakėve hollandezė, si dhe organizimi i Transportit ushtarak nė Qeverinė Shqiptare tė Princ Vidit, tė cilat konkretizohen nė veēoritė e mundėsive tė organizimit tė transportit nė vitet e kryengritjeve shqiptare nė pjesėn Veri Lindore tė Shqipėrisė si dhe nė Luftėn e Vlorės, 1920. Por, megjithė pėrpjekjet e gjithanshme, tė ndėrmarra pėr kėto vite, ende nuk mund tė bėhej fjalė pėr krijimin e njė strukture tė mirėfilltė, tė organizuar dhe tė kompletuar, pėr shėrbim dhe mbėshtetje me transport. Nevoja e organizimit tė ushtrisė diktoi si tė domosdoshme dhe jetike edhe sigurimin e mjeteve tė nevojshme qė kėrkonte ngritja e saj. Njėkohėsisht, ato kėrkonin edhe ngritjen e njė infrastrukture shėrbimesh, pa tė cilat nuk mund tė organizohej, tė mbahej nė kėmbė dhe aq mė pak, tė vepronte ushtria. Sipas “Rregullores sė Organizimit tė Pėrkohshėm tė Ministrisė sė Luftės” tė datės 22 prill 1913, si hallka mė e lartė e prapavijės njihej Zyra Herrtare (Qerrtare). Zyra Herrtare ose Qerrtare ishte zyra e shėrbimeve tė intendencės ose tė prapavijės. Mė qartė, Zyra Herrtare, ishte zyra e shėrbimit tė mbėshtetjes me transport (transport me kafshė dhe qerre). Ky shėrbim e nisi punėn qysh me krijimin e formacioneve tė para tė ushtrisė dhe tė xhandarmėrisė shqiptare, duke marrė masat e para mė tė domosdoshme edhe pėr mbėshtetjen transportuese, pėr furnizimin e forcave qė luftonin nė mbrojtje tė tokave tė Shqipėrisė. Zyrtarisht veprimtaria e prapavijės e organizuar si njė zyrė shėrbimi (sektor), pranė Shtabit Madhor tė Ushtrisė Shqiptare, nisi mė datėn 6 maj 1913. Dukuritė organizative tė transportit ushtarak nė vitet 1925-1939, janė nė njė gamė mė tė gjerė. Kjo periudhė parė e gjykuar nė tėrėsinė e saj, mund tė identifikohet me pėrpjekjet e ndėrmarra, pėr tė ēuar mė tej, me prirje bashkėkohore e tipare evropiane, gjendjen e trashėguar tė transportit ushtarak, sė bashku me infrastrukturėn pėrbėrėse dhe funksionale tė tij. Nėpėrmjet organizimit tė pėrshkallėzuar tė trupave, njėkohėsisht u pėrcaktuan, emėrtimi, vendi dhe roli qė luante mbėshtetja me transport, nė pėrputhje me kėtė pėrshkallėzim organizativ, nė pėrbėrje tė kėmbėsorisė, artilerisė, xhenios, apo tė shėrbimeve tė ndryshme tė kohės sė paqes e tė kohės sė luftės. Nė vitet 1925-1939, ėshtė kryer njė proces i organizuar, i bazuar nė vullnete dhe nė programe tė mirėpėrcaktuar, tė realizuar me mbėshtetjen financiare dhe materialo-teknike, tė brendshme e tė jashtme.  Pati zhvillim tė ndjeshėm nė infrastrukturė, nė mjetet dhe pajisjet transportuese ushtarake, pėr blerjen e kuajve, pėr trupa dhe pėr ngarkesė, tė mushkave pėr transportimin e artilerisė dhe, mė tej edhe tė mjeteve automobilistike tė transportit, pėr servise, si dhe tė masave veterinare.

Veēorive tė shėrbimit tė Transportit ushtarak nė vitet 1940–1944, hapat e hedhur, karakteristikat dhe dukuritė krejt tė veēanta nė pėrdorimin e metodave e tė mjeteve qė diktonte koha pėr mbėshtetje me transport pėr forcat e njė ushtrie vullnetare, kryesisht kėmbėsore, sulmuese partizane, nė kushtet e njė vendi tė pushtuar nga fashistėt dhe nazistėt, nuk ishte njė hallkė e shkėputur nė zinzhirin organizativ tė formacioneve luftarake tė UNĒSh-sė. Ishte vazhdim i tyre, njė domosdoshmėri pėr kėto forca, ishte njė faqe e re nė historinė e vazhdimėsisė sė kėtij shėrbimi, por nė kushte tė reja, tejet tė vėshtira, pa organizime dhe mjete tė mirėfillta tė trashėguara nga ushtria e mėparėshme, tė rregullta. Nė procesin e zhvillimit tė Luftės, hap pas hapi shėrbimi i mbėshtetjes me transport u formua dhe u rrit nė formacionet luftarake, sidomos nė brigadat dhe nė divizionet sulmuese, deri nė korparmatat. Njė formė mė tė plotė strukturore dhe organike ky shėrbim mori nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė UNĒ-sė, me synim, zgjerimin dhe konsolidimin funksional dhe organik nė formacionet luftarake tė UNĒ-sė. Pikėrisht nė kėto momente, Shtabi i Pėrgjithshėm i UNĒSH-sė, mė 24 shtator 1944, mori urdhrin pėr krijimin e seksionit tė transportit pranė shtabit tė Korparmatės sė I-rė. Shefi i parė i kėtij seksioni u caktua Thanas Gjoka, i ardhur nga rreshtat partizane. Formohet kėshtu shėrbimi i transportit automobilistik, i cili do tė pėrballonte detyrat e luftės deri nė ēlirim e plotė tė Shqipėrisė dhe do tė mbante mbi vete peshėn kryesore tė periudhės sė luftės. Dukuritė e organizimit tė shėrbimit transportit ushtarak nė vitet e para tė riorganizimit tė Ushtrisė Kombėtare dhe Ushtrisė Popullore Shqiptare, tregojnė pėr riorganizimin nė pėrmasa tė reja, mė tė mėdha e moderne, tė pėrshtatshme pėr njė ushtri tė rregullt, klasike, tė kohės sė paqes. Kėto transformime organizative e strukturore, qė shoqėruan hap pas hapi edhe strukturat e shėrbimit tė transportit, iu pėrshtatėn kohės, realitetit konkret, kushteve materiale, teknikės dhe mjeteve tė transportit qė disponoheshin nė atė kohė.  Lindja dhe zhvillimi i shėrbimit tė Transportit ushtarak, i kėtyre viteve u realizua pėrmes procesit tė shtetėzimit tė mjeteve tė transportit, tė cilat u kthyen nė pronė ushtarake, ku me anėn e Qarkores me Nr. 484, datė 13 prill 1945, konfirmohet formimi i batalionit tė parė tė transport-komunikacionit civil, i cili hodhi bazat dhe hapin e parė nė fillimin historik tė organizimit dhe tė aktivitetit tė shėrbimit tė mbėshtetjes me Transport ushtarak, nė periudhėn e parė tė ēlirimit e tė rindėrtimit tė Shqipėrisė. Ndėrsa nė Durrės, batalioni i Dytė i transportit, i krijuar nė fillim tė muajit maj 1945, mbi bazėn e automjeteve qė iu morėn ‘’UNRRA-sė’’ dhe ‘’EMAL-it’’, gjithsejt 489 mjete tė ndryshme transporti. Kėto vite janė tė mbushur me aktivitet tė dendur transportues, qė dokumentojnė njė punė voluminoze pėrmes mjeteve dhe pajisjeve tė transportit ushtarak. Shėrbimi i transportit nė kėtė fazė, doli nga format tradicionale tė trashėgua, duke kaluar nė njė faze tė formimit tė identitetit mė tė plotė profesional. Risia qė mund tė vlerėsohet, ishte prirja pėr tė shkuar drejt njė motorizimi tė transportit ushtarak. Kjo vlerėsohet pėrmes futjes pėr herė e mė tepėr tė njė sasie tė mirė teknike transporti tė kohės, duke hapur kėsisoj rrugėt pėr modernizimin e kėtij shėrbimi nė njė kohė tė afėrt.  Nė historinė e tij 100-vjeēare, shėrbimit tė Transportit ushtarak, i ėshtė dashur tė gjejė rrugėt, format dhe mjetet e nevojshme pėr t’i pėrballuar me sukses dhe efektivitet ngjarjet dhe situatat, qė janė krijuar pėr Shqipėrinė dhe popullin shqiptar gjatė kėtyre viteve tė historisė.

Sidoqoftė, historia e Forcave tė Armatosura, brenda tyre edhe e atyre tė shėrbimit tė Transportit ushtarak shqiptar, vijon deri nė ditėt tona. Transporti ushtarak ėshtė njė pjesė pėrbėrėse e rėndėsishme e shėrbimit tė mbėshtetjes logjistike. Logjistika nė konceptin e vet pėrfshin lėvizjen, furnizimin me sektorėt pėrbėrės tė tyre, si dhe mbėshtetjen e Forcave tė Armatosura. Nė kėtė mėnyrė Logjistika pėrbėn faktorin bazė pėr veprimtarinė dhe ekzistencėn e njėsive dhe reparteve nė FA. Konceptet dhe parimet kryesore mbi tė cilėn ėshtė projektuar realizimi i Misionit tė mbėshtetjes logjitike, pėrfshin personelin, materialet, trasportin, kazermat, depot, shpėrnguljen dhe, pėr tė gjitha kėto, administrimin e vlerave mjaft tė mėdha materiale e monetare. Nė kombinimin e metodave tė programimit material e monetar, zbėrthimi dhe detajimi nė njėsi dhe reparte, pėr gjithė specialitetet, armėt,  shėrbimet pėrbėrėse sė bashku me specialistėt pėrkatės, bazohet suksesi i mbėshtetjes logjistike. Nė kėtė kompleksitet tė gjerė, administrimi, furnizimi, shpėrndarja e kėrkesave, sigurimi shėndetėsor, etj., sigurohen vetėm nėpėrmjet funksionimit normal, operacional dhe fleksibėl tė shėrbimit tė mbėshtetjes me  transport ushtarak nė FA. Nisur nga ky mision, Transporti ushtarak ėshtė njė nga elementėt kryesore tė kėsaj mbėshtetje. Kjo edhe pėr faktin mė tė thjeshtė, se sado masa te plota tė jenė marrė pėr planizimin e operacioneve, nė drejtim te gjetjes sė burimeve tė furnizimit, krijimit te rezervave te ēdo niveli komandimi e drejtimi, nuk do tė ishte asgjė pa i afruar kėto pranė efektivave, teknikės, e nevojave tė konsumit. Dhe kėto realizohen vetėm nėpėrmjet transportit. Shėrbimi Transportit ushtarak, ėshtė tregues i shkallės e i nivelit tė infrastrukturės sė njė kombi. Ky nivel jep mundėsitė e gjera e tė larmishme pėr shfrytėzimin sa mė tė mirė tė lėvizjes e tė potencialit ushtarak. Nisur nga ky kėndvėshtrim, nuk mund tė lihet pa njė ditėlindje njė shėrbim jetik e i domosdoshmė i ushtrisė shqiptare.

Datat dhe momente mė kryesore tė shėrbimit tė transportit ushtarak janė:

Mė 22 prill 1913, doli “Rregullore pėr organizimin e Ministrisė sė Luftės”. Mė 4 maj 1913, u formua Shtabit Madhnuer (Shtabi Madhor). Mė 6 maj 1913, formohet shėrbimi i parė i prapavijės (i intendencės dhe i transportit). Mė 1 shtator 1925, doli rregullorja “Rregullore mbi Pėrdorimin dhe mbajtjen e Automobilave” Mė 1 nėntor 1926, formohet Batalioni ‘’Vjosa’’ nė Shkodėr, i kompletuar me 70 kafshė transporti. Shtator 1926, u ngrit njė ofiēinė e mirėmbajtjes sė automjeteve tė transportit ushtarak. Mė 24 shtator 1944, Shtabi i Pėrgjithshėm i UNĒSH-sė, mori urdhra pėr krijimin e seksionit tė transportit pranė shtabit tė Korparmatės sė I-rė, ku theksohej: ‘’Seksioni i transporteve dhe i komunikacioneve kryen tė gjitha punėt qė kanė tė bėjnė mė mbajtjen dhe me rregullimin e trafikut dhe tė komunikacioneve tė trafikut, tė transporteve ushtarake, materialin ushtarak, ushqimin dhe pajisjen, transportin e tė plagosurve dhe tė sėmurėve, lidhjet (telefon, telegraf, postė), punimet teknike pėr qėllime ushtarake dhe organizimin e ofiēinave’’. Po nė kėtė datė kanė dalė urdhra tė tjera qė pėrcaktojnė strukturėn, detyrat si dhe bashkėrendimet me seksionet e tjera ushtarake, tė seksionit tė transportit, i cili nė kėto dokumente merr formėn e plotė tė organizimit tė tij pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe nė tė gjitha njėsitė e repartet tjera tė Ushtrisė. Shefi i parė i kėtij seksioni u caktua Thanas Gjoka, i ardhur nga rreshtat partizane. Formohet kėshtu shėrbimi i transportit automobilistik, i cili do tė pėrballonte detyrat e luftės deri nė ēlirim e plotė tė Shqipėrisė dhe do tė mbante mbi vete peshėn kryesore tė periudhės sė luftės. Batalioni i Parė i Autotransportit nė Tiranė, do tė formohej me automjetet e rekuizuara nė tė gjitha qytetet e qarqet e Shqipėrisė, nė bazė tė  urdhrit nr. 11, rez., datė 07.04.1945.   Batalioni i Dytė i Transportit nė Durrės, i krijuar nė javėn e parė tė muajit maj 1945. Pra, kėto data historike tė rėndėsishme tė pėrmenduara mė lart, si data e njohur 10 korrik 1943, (krijimi i Shtabit tė Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacionalēlirimtare Shqiptare), kanė lėvizur nė momente tė caktuara si pika reference pėr pėrcaktimin e datės sė transportit ushtarak nė Forcat e Armatosura Shqiptare. Por, duke parė mė vėmėndje referimin e kėtyre momenteve, pasqyrohet qartė se kanė qenė qė tė gjitha data tė politizuara tė vendosura sipas pėlqimeve tė ministrave apo grupeve tė ndryshme tė partive politike pėrkatėse nė momentet e ardhura nė pushtet. Megjithatė, ajo qė na tėrheq mė  tepėr vėmendjen ėshtė fakti se nuk ka njė datė fikse tė miratuar pėr kėtė qėllim me njė urdhėr Ministri apo me njė urdhėr a udhėzim tė veēantė tė Komandantit tė Pėrgjithshėm tė FA. Problemi tjetėr ėshtė fakti se; asnjėherė nuk ėshtė pėrmendur data e saktė e ditėlindjes sė kėtij shėrbimi; qė ėshtė 6 maji i vitit 1913, datė e papolitizuar, por orgjinale pėr nga rrethanat dhe dokumetacioni.

Kam bėrė disa pėrpjekje edhe nė momentet qė kam qenė Shef i Sektorit tė Transportit nė FA, qė me njė urdhėr ministri tė saktėsohet pėrfundimisht kjo datė e rėndėsishme e transportit ushtarak. Me disa argumente tė pėrkrahura pėr kėtė qėllim jam mbėshtetur dhe nga Arkivi Qendror i Ushtrisė dhe i Forcave tė Armatosura, ku dhe siē e pėrmenda mė lart, nuk ka njė dokument zyrtar pėr datėn e Transportit Ushtarak. Pėr ta saktėsuar me njė dokumėnt zyrtar, jam mbėshtetur gjithashtu nga Drejtoria e Arkivit Qendror tė Ushtrisė dhe Drejtoria e Logjistikės sė FA, kryesisht nga Kolonel Zaho Golemi dhe Arben Demollari. Si njė personalitet i drejtimit dhe i studimit tė kėtij shėrbimi nė Forcat Armatosura, me argumente dhe dokumentacion shkencor dhe historik tė argumentuar i jam drejtuar ish-Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshė tė FA, Gjeneral Major Maksim Malaj i cili pėr fat tė keq nuk e pėrcolli praktikėn pėrkatėse tek Ministri i Mbrojtjes, ku kisha besimin se do ta kishte miratuar praktikėn dhe datėn e propozuar. Nė momentin qė jam larguar nga detyra Shefit tė Transportit tė FA, mė datėn 27 maj 2011, i jam drejtuar pėrsėri ish-Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA, Gjeneral Maksim Malaj, duke i lėnė mbi tavolinė gjithė praktikėn pėrkatės mė kėtė shėnim: “I nderuar Zoti Gjeneral, Nė kėto ditė tė largimit tim nga Forcat e Armatosura, edhe njė herė po ju Lutem personalisht dhe miqėsisht: Miratojeni Datėn e Transportit Ushtarak nė Forcat e Armatosura. Nuk ka datė tjetėr tė miratuar ligjėrish. Duke u mirėkutuar dhe pėr tu takuar ndoshta njė herė tjetėr. Me konsideratėn mė tė lartė pėr kohėn qė kemi punuar sė bashku, kryesisht nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė FA”

Ēfarė do tė bėhet mė tej?

Nė vitin e ri qė jemi futur dhe pikėrisht mė 6 maj 2013, Transporti Ushtarak Shqiptar do tė festojė jubileun e madh tė 100 vjetorit tė themelimit dhe krijimit tė tij. Personalisht, si studiues i pasionuar i kėtij shėrbimi madhėshtor dhe mjaft prestigjioz i ushtrisė shqiptare, kam nė dorė dhe gati pėr botim gjithė historikun dhe manualet pėrkatėse tė kėtij shėrbimi automjeteve nė vite qė nga viti 1912 e nė vazhdim.Unė kam besim tek njohja personale qė kam aktualisht te Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, te Komandanti i Brigadės Logjistike nė FA, Gjeneral Brigade Syrja Gjoka, si dhe te Drejtori i Logjistikės nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė FA, Kolonel Arben Demollari, pėr tė cilėt kam konsideratat e mia. Kėtyre personaliteteve tė Ushtrisė Shqiptare do t’iu dėrgoj edhe njė herė praktikėn pėrkatėse pėr ta ēuar tek Ministri i Mbrojtjes, me qėllim qė tė miratojmė datėn e saktė e tė merituar tė Transportit Ushtarak nė Forcat e Armatosura. E si pėrfundim, personalisht do tė jem shumė i lumtur. Njė plejadė e tėrė e transportit ushtarak shqiptar nė vite, mė nė fund do tė jenė tė lumtur dhe krenar qė shėrbimi i transportit ushtarak shqiptar do tė ketė njė datėlindje tė merituar e qė pėr ēdo vitė do tė mblidhemi e tė bėjmė takimin e merituar tė brezave.


Videot e fundit
2 Komente
Gy
Mire eke tiZoti Hekuran,te lumte per punen qe ke bere.Por cfar thot Kafshe Berisha qe nuk kazene ne goje asnje te mire nga ajo perudhe historike.Ai nuk do qe shqiperis ti dale nje e mire nepahe..Armiku i shqiperis dhe shqiptareve kudo qe jane.
sefo
ja ke fut kot o Hekuran se te gjitha me copy - paste i ke bere se me nder oficer ke qene dhe ti.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 9 =
E pashpresė, gruaja e Schumacherit, nxjerr nė shitje avionin e tij personal
Vendimi i Corinna Schumacher pėr tė nxjerrė nė shitje avionin privat "Falcon 2000EX", me inicialet e burrit tė saj, ėshtė parė si njė vendim i pashpresė dhe si pranim i faktit se ditėt e shtatė herė kampionit tė F1, nuk janė tė gjata. 12 milionė paund ėshtė ēmimi qė do tė shitet avioni personal i
Goditen nga rrufeja kur po bėnin selfie! (VIDEO)
As Zoti nuk i do selfiet! Njė ēift i ri i cili ishte bėrė gati pėr tė bėrė njė foto romantike, u godit papritur nga njė rrufe. Nė video duken pamjet e pabesueshme se si njė rrufe bie nga qielli, vetėm disa metra larg gruas dhe burrit, nė kohėn kur kėta po pėrgatiteshin pėr tė bėrė njė selfie.  Ēif
Vajza me kokėn 3 herė mė tė madhe se normalja, i mbijeton operacionit dhe buzėqesh
Njė vajzė e vogėl 3 vjeēare nga India kishte lindur me njė anomali nė kokė, njė ērregullim qė e rriste madhėsinė e kokės sė saj. Mjekėt e cilėsuan si njė rast tepėr tė rrezikshėm, i njohur ndryshe si “ujė nė tru”, qė mund t’i merrte jetėn vogėlushes. Kirurgėt nė Nju Delhi qė e kishin studiuar kėtė