Vazhdon shitja e bukės me qese plastike
Publikuar më 22.01.2013 | 16:12

Amarildo Lumani

Qė prej njė viti Autoriteti Kombėtar i Ushqimit ka vendosur mostregtimin e bukės me qese plastike por shitja nė tė tilla qese ende vazhdon. AKU ka bėrė inspektime tė shpeshta dhe ka vendosur gjoba pėr furrat qė shkelin vendimin por kjo nuk i ka ndaluar prodhuesit e bukės. “Nuk kemi ēfarė tė bėjmė. Nėse nuk i shesim nė qese plastike nuk na i blejnė bukėt. Do tė shkojnė tė blejnė nė njė furrė tjetėr. Na thonė qė thahet buka shpejt” thotė njė shitėse. AKU gjithashtu i ka kėrkuar bukėpjekėsve qė pėrveēse tė zėvendėsojnė qeset plastike me qese letre nė njė kohė sa mė tė shpejtė tė bėjnė dhe  vendosjen e etiketave ku tė paraqiten tė gjithė tė dhėnat e saj, si pesha dhe tė dhėnat e tjera. Ndėr qarqet tė cilat kanė bėrė zėvendėsimin e qeseve plastike me qese letre nė masėn 100% mund tė pėrmendim Durrėsin, Gjirokastrėn, Elbasanin, Kukėsin dhe Beratin. Nė Tiranė situata vazhdon tė jetė e njėjtė pėrpos inspektimeve tė vazhdueshme tė AKU. Tė pyetur nga Shekulli pėr sa i pėrket masave tė marra, nga AKU thonė qė janė marra masa por ende nuk ka pasur njė reagim. “Kemi bėrė inspektime tė vazhdueshme dhe nė furrat ku kemi konstatuar shkelje kemi bėrė konfiskimin e bukėve nė qese plastike dhe kemi proceduar me gjobitje tė furrės” tha Bruno Gjymshana. Sipas tij nuk ėshtė pėrgjegjėsia vetėm e prodhuesve tė bukės por edhe e konsumatorit. Ata e blejnė bukėn nė qese plastike pasi nuk janė tė ndėrgjegjėsuar pėr rreziqet qė mund tė vijnė nga pėrdorimi i plastikės. Gjymshana u bėn njė apel konsumatorėve duke u kėrkuar tė respektojnė vendimin e furrave pėr ambalazhimin e bukės nė qese letre dhe tė refuzojnė kategorikisht blerjen e bukės nė qese plastike. Gėzim Peshkėpia, kryetar i Shoqatės sė Prodhuesve tė Bukės tha se nuk janė verifikuar raste konkrete tė shkeljeve, por edhe kur ndodh, ato bėhen nga furrat nė periferi ku mungon kontrolli i vazhdueshėm. Masat e parashikuara pėr furrat qė nuk zbatojnė vendimin e AKU pėr zėvendėsimin e qeseve plastike me qese letre janė gjobitje nga 5 milionė deri nė 50 milionė. Pėr rastet e pėrsėritura mund tė bėhet edhe heqja e licencės sė furrės. Por deri tani AKU-ja ėshtė kufizuar me vendosjen e gjobave minimale pasi nuk ėshtė gjithė faji i prodhuesve tė bukės. “Kemi vendosur gjoba nė dhjetėra furra qė kur hyri nė fuqi vendimi. Por nuk ėshtė faji vetėm i furrave. Nėse gjobisim njė furrė me 50 milionė lekė ato do tė jenė tė detyruara tė mbyllin biznesin e tyre. Duhet njė mirėkuptim edhe nga ana e konsumatorit. Vendimi pėr heqjen e qeseve plastike ėshtė pėr tė parandaluar efektet qė mund tė vijnė nga pėrdorimi i plastikės. Konsumatori duhet ta kuptojė kėtė dhe tė respektojė vendimin e shitėsve tė bukės” tha Bruno Gjymshana.

Biēaku : Tė shtohen kontrollet nė furrat e bukės

Fatmira Biēaku specialiste pranė Shoqatės  sė Konsumatorit Shqiptar

Si ėshtė gjendja e furrave dhe kontrolli teknik i pikave tė prodhimit ne vendin tonė ?

Aktualisht ėshtė rritur numri i furrave dhe nė kushte tė tilla  ėshtė e pamundur qė tė kontrollohen  300 furrat e bukės ku secila prej tyre tė ketė nga njė inxhinier teknolog. Me kėtė dua tė them se nuk arrihet kontrolli i tė gjitha pikave, furrave mbi ndjekjen e procesit tė prodhimit, tė analizave, tė certifikimit tė produkteve. Si rrjedhojė procesi i prodhimit dhe ambalazhimit tė bukės do tė lihet spontanisht nė dorė tė furrxhiut. Nė kushte tė tilla do tė pėrballemi me rreziqe tė bukės qė prodhojmė e konsumojmė. Sot kontrolli nė furra, pėr shkak tė numrit tė madh tė tyre, ėshtė i pamundur tė bėhet njė qind pėr qind. Pėr pasojė konsumatorėt janė ndeshur me produkt jo tė sigurt, jo cilėsor.

Pėrse vazhdon tė ambalazhohet buka me qese plastike? Sa raste janė evidentuar?

Sipas ankesave tė konsumatorėve shumė pika shitje nuk e realizojnė ambalazhimin e bukės me letrėn e pėrcaktuar dhe kjo ėshtė njė mangėsi e inspektorateve. Ambalazhimi i bukės duhet tė bėhet me letėr sepse plastika qė pėrdoret pėr ambalazhin e bukėve mbingarkon me lagėshti bukėn, ndryshon peshėn, cilėsinė dhe aromėn e bukės. Gjithashtu duhet thėnė se qeset plastike janė nėnprodukt i naftės dhe ēlirojnė gazra qė janė shumė tė dėmshėm pėr shėndetin e njeriut.

Ēfarė duhet bėrė nga institucionet kontrolluese?

Mendoj se duhet tė ushtrohet kontrolli teknologjik e ushqimor si dhe tė shtohen teknologėt nė pikat e prodhimit.

Specialistet e AKU te jenė aktivė dhe tė vėmendshėm dhe tė shtohen ekspertėt e fushave pėrkatėse. Duhet

tė zbatohen ligjet e Ushqimit, Mbrojtjes sė Konsumatorit nenet: 4,5,6,7,8 etj.


Videot e fundit
2 Komente
Zef Kallami
Buka qendron e fresket ne qese letre e futun ne qese plastike.Provojeni do mbeteni super te kenaqur.
Pa Emër
Ne Itali , qeset plastike jane zevendesuar me qese organike , qe nuk kane asnje dem per amballazhimin e ushqimeve , ndersa qeset plastike , jane rreptesisht te ndaluara , bile jane zhdukur nga qarkullimi . Me sa di , kjo eshte nje direktive e detyrueshme e BE-se .

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
1 + 9 =
Rusja qė ka mbuluar Marcedes-in e saj me kristale zvarovski
Ndryshe nga se ndodh zakonisht, ku janė sheikėt arabė ata qė tėrheqin vėmendje me supermakinat e tyre, kėtė herė ka qenė njė ruse qė i ka habitur tė gjithė. Daria Radionov, ka mbuluar makinė e saj Mercedes CLS 350 me kristale zvarovski qė vlejnė thuajse sa vetė vetura. Makina e sja ka bėrė xhiro n
10 gjėra qė mund tė bėni ēdo ditė pėr t’u bėrė mė tė zgjuar
Inteligjenca ėshtė njė punė nė progres. Maksimizojė inteligjencėn tėnde me kėto zakone tė thjeshta.  Mund tė keni pėrshtypjen se inteligjenca ėshtė njė masė e caktuar e krijuar gjatė kohės qė ju keni qenė tė rinj dhe nuk mund tė ndryshohet mė vonė. Qasja qė kemi ne rreth kėtij mendimi dhe ēfarė bėj
Kriminelja mė seksi nė botė (FOTO)
Gruaja e pagėzuar si “njė ndėr kriminelet mė seksi nė botė” arrestohet pėr 114 akuza si dhe mbajtjen pa leje tė njė sasie tė konsiderueshme armėsh.  Stefani Boduin u arrestua muajin e shkuar nė Viktoriavij, nė Kanada me akuzėn e grabitjes sė 42 banesave. Por ajo ēfarė bėri bujė nė lajmet ndėrkombėt