Maturantėt mbetės, si llogariten pikėt
Publikuar më 22.01.2013 | 16:07

Njė maturant nuk do tė mund tė pajiset me diplomėn e Maturės Shtetėrore, nė rast se rezulton mbetės nė njėrin prej 4 provimeve. Maturantėt qė kanė mbaruar vitin e kaluar por qė nuk kanė marrė diplomėn e pjekurisė pėr shkak se kanė rezultuar mbetės nė njėrin prej provimeve, mund tė japin provimin respektiv kėtė vit. Kėshtu ka deklaruar Fatmir Vejsiu, drejtor i Arsimit Parauniversitar nė MASH. Nė rast tė aplikimit pėr nė fakultet, duhet tė jepen dy lėndėt me zgjedhje dhe tė plotėsohet shuma e krediteve. Maturantėt e viteve tė mėparshme, tė cilėt kanė marrė nota kaluese pėr njė pjesė tė provimeve, mund t’i mbartin ato, por jo tė pėrmirėsojnė notėn.

Njė nga ndryshimet e kėtij viti ėshtė se maturantėt e para vitit 2012 nuk do tė lejohen qė tė zhvillojnė provimet e detyruara, nėse kanė rezultuar kalues nė maturat e viteve tė mėparshme. Mirėpo, pėrjashtim bėjnė maturantėt qė janė vlerėsuar me 4.50. Kjo do tė thotė qė, ai nuk do tė lejohet tė pėrmirėsojė notėn pėr njė provim ku nuk ka marrė rezultatin e dėshiruar. Pėrveē kėsaj, kėtyre maturantėve, nė rast se janė testuar mė shumė se njė herė nė njė lėndė me zgjedhje, u njihet vetėm rezultati qė kanė marrė herėn e fundit. Njė tjetėr element pėr kėta kandidatė ėshtė se nė pėrllogaritjen e pikėve pėr sistemin meritė-preferencė pėr kėto lėndė, merren koeficientet e vitit shkollor 2011-2012. Pėr sa i pėrket mėnyrės sė vlerėsimit tė testeve, Vejsiu thotė se do tė jetė e njėjtė me atė tė viteve tė mėparshme, i trefishtė.

Korrigjimi i provimeve tė maturės, sipas ekspertėve tė Ministrisė sė Arsimit, ka rezultuar i efektshėm, nisur edhe nga fakti se nuk ka pasur shumė ankimime nga tė rinjtė qė kanė konkurruar. Ndryshim kėtė vit do tė pėsojnė procedurat e zhvillimit tė provimeve, tė cilat do tė jenė nė masa mė tė rrepta sigurie. Sipas tė dhėnave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, do tė rritet numri i administratorėve tė maturės, si dhe numri i maturantėve pėr klasė do tė jetė mė i vogėl. Ndryshimi i numrit tė lėndėve me zgjedhje qė kėtė vit do tė jenė vetėm dy, prek edhe maturantėt e vitit tė kaluar. Edhe pėr kėta tė fundit kushti do tė jetė i njėjtė me maturantėt e kėtij viti. 

 

 

Nė provim edhe mėsuesit me kontratė

 

 

Urdhri i Ministrisė sė Arsimit parashikon tė mos njihet asnjė master mėsuesie nėse nuk merret notė kaluese nė provimin e shtetit. Nisur nga kjo, asnjė mėsues i ri nuk do tė mund tė ushtrojė profesionin nėse nuk ka kryer mė parė praktikėn profesionale dhe provimin e parashikuar nė fund tė vitit. Futja e mėsuesisė si profesion i rregulluar me ligj ka krijuar mjaft paqartėsi edhe pėr sa i takon kategorive qė duhet t’i nėnshtrohen kėtij provimi. Po ata mėsues qė kanė njė kohė tė gjatė qė japin mėsim dhe kanė pėrfunduar njė master pėr kualifikim tė mėtejshėm? Dorina Rapti, specialiste nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencave ka sqaruar kategoritė e mėsuesve qė do t’i nėnshtrohen provimit tė shtetit. Sipas Raptit, do tė futen nė provim tė gjithė mėsuesit e rinj qė kanė kryer njė master mėsuesie nė degėt respektive dhe qė nuk kanė punuar ndonjėherė. Po ashtu ka edhe njė kategori tjetėr mėsuesish tė cilėt kanė njė kontratė tė pėrhershme pune. Kjo kategori mėsuesish ka kryer njė master pėr kualifikime tė mėtejshme, edhe pse nuk ua kėrkon vend i punės. Kėtu futen mėsuesit e arsimit fillor, mėsuesit e arsimit tė mesėm, mėsuesit e gjimnazit dhe mėsuesit e kulturės sė pėrgjithshme tė arsimit profesional tė orientuar. Lidhi i ri parashikon qė kėsaj kategorie nuk u njihet kualifikimi qė kanė kryer nėse ata nuk marrin njė rezultat pozitiv ne provimin e shtetit.

Sapo janė shpallur kuotat e mėsuesve qė do tė kryejnė praktikėn profesionale. Janė rreth 1500 kuota tė llogaritura nė bazė tė numrit tė atyre qė kanė pėrfunduar njė degė mėsuesie vitin e kaluar. Ndėrkohė janė rreth 600 praktikantė tė cilėt po kryejnė regjistrimin pranė Drejtorive Arsimore Rajonale pėr tė kryer praktikėn profesionale. Kjo bėhet duke u bazuar nė vendbanimin e secilit prej praktikantėve. Por ka edhe nga ata qė duan tė kryejnė praktikėn profesionale nė kryeqytet. “Nė rast se ka kėrkesė tė lartė pėr tė kryer praktikėn nė kryeqytet do tė pritet deri sa tė sistemohen sistemohen ata qė kanė vendbanimet e tyre ne Tiranė dhe tė drejtohen mė vonė pėr tė kryer praktikėn profesionale nė kryeqytet”, sqaroi Rapti. 

Besarta Basha


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 1 =
Statuja 9500-vjeēare fsheh njė mesazh pėr njeriun modern (VIDEO)
Shkencėtarėt nė Gjermani janė afėr zbulimit tė kodit tė njė statuje tė lashtė prej druri, qė mendohet se pėrmban kodet sekrete tė shkruara rreth 9,500 vjet mė parė, dhe qė pėrbėn, ndoshta statujėn mė tė vjetėr nė planet. Statuja quhet Shigir, dhe ėshtė dy herė mė e vjetėr se piramidat egjiptiane d
Rama uron Lindita Nikollėn pėr ditėlindje
Kryeministri Edi Rama ka gjetur njė mėnyrė interesante pėr tė uruar ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Nėpėrmjet njė postimi nė rrjetin social "Facebook", Rama ka zgjedhur njė foto bashkė me Nikollėn dhe e ka shkruar urimin mbi tė.  "+100" - ka shkruar Rama, duke e shoqėruar me simb
Mbyllet televizioni i deputetit tė PD-sė?
UTV News sot ka mbyllur sinjalin. Rreth mesditės televizioni ka ndėrprerė transmetimet, duke nxjerrė njė tabelė, si defekt teknik. Aktualisht nuk dihet se, ēfarė do tė ndodhė me kėtė televizion privat, por ajo qė mėsohet ėshtė se, pėr momentin nuk do tė ketė asnjė transmetim. UTV News ėshtė nė pro