Detyrohen farmacitė t'i deklarojnė recetat online brenda 48 orėve
  • ISKSH: Kontrolle tė rrepta nė farmaci pėr barnat e rimbursueshme. Nė kontratat e reja parashikohet testi i hemoglobinės pėr diabetikėt 
 
Publikuar më 12.01.2013 | 15:21

Miratohen kontratat e reja me dhėnėsit e shėrbimeve shėndetėsore. Prioritet ėshtė kontrolli i listės sė barnave tė rimbursueshme nė farmacitė e kontraktuara dhe matja e hemoglobinės nė gjak. Gjatė kėtij viti do tė ushtrohen kontrolle tė rrepta nė farmacitė e kontraktuara pėr tė garantuar cilėsinė e listės sė barnave tė rimbursueshme. Nė kontratat qė Instituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor ka lidhur me rrjetin farmaceutik, parashikohet forma se si do tė kryhen kėto kontrolle. Gjithashtu nė kontrata janė pėrcaktuar tashmė tė drejtat dhe detyrat e farmacive. Farmacitė janė tė detyruara qė tė dėrgojnė pranė ISKSH-sė tė dhėnat e recetave tė rimbursueshme online brenda 48 orėve nga koha qė kjo recetė i ėshtė dhėnė pacientit. Kjo kohė konsiderohet e mjaftueshme pėr farmacistin qė tė bėjė regjistrimin e recetės pavarėsisht fluksit tė punės. Nuk ėshtė e justifikueshme nėse kjo e dhėnė nuk regjistrohet. Madje pe- nalizime tė rėnda parashikohen nė rast se nė farmaci gjendet njė faturė apo recetė fiktive qė nuk ėshtė regjistruar nė rrjetin online, kjo konsiderohet shkelje e rėndė e kontratės. Nuk tolerohen studentėt apo persona tė palicencuar nga Urdhri i Farmacistit qė tė shėrbejnė nė farmaci. Nė rast sė ndeshet njė person i tillė do tė merren masa ndaj tij. Tė gjithė farmacistėt qė kanė njė kontratė me ISKSH-nė janė tė detyruar qė t’i japin pacientit barnat e lėshuara nė recetėn e mjekut pa bėrė asnjė lloj zėvendėsimi apo ndryshimi tė formėdozės, apo tė sasisė sė barit tė pėrshkruar. Penalizimet shkojnė deri nė zgjidhjen e kontratės. Gjithashtu, nė kuadėr tė rritjes sė transparencės si dhe pėr tė lehtėsuar inventarėt e farmacive, ISKSH nė bashkėpunim me Urdhrin e Farmacistėve kanė propozuar qė, jo vetėm barnat e rimbursueshme, por tė gjitha barnat qė qarkullojnė nė Republikėn e Shqipėrisė, tė pėrfshihen nė kasat fiskale. Propozimi ėshtė parė me prioritet nga Ministria e Shėndetėsisė dhe implementimi i tij, pritet tė sjellė transparencė nė sistem. Njė tjetėr pikė kyēe e sistemit shėndetėsor ėshtė vėnia nėn kontroll e sėmundjeve tė shfaqura nė masė. Sėmundja e diabetit ka kapur shifra alarmante. Kjo situata ka ēuar nė marrjen e masave pėr tė minimizuar dėmet qė mund tė shkaktojė diabeti. Pikėrisht pėr kėtė arsye kontratat e reja parashikojnė mundėsinė e kryerjes sė testit tė hemoglobinės sė glukozuar pėr pacientėt diabetikė, aty ku ka mundėsi reale pėr bėrjen e kėtij testi. Deri tani bėhet vetėm matja e glicemisė nė gjak. Kjo bėhet me qėllim qė tė reduktohen komplikacionet e pacientėve qė ēojnė deri nė invaliditet. Rastet me diabet janė rritur ndjeshėm, madje kanė prekur dhe moshat e reja. Numėrohen 510 raste tė reja vetėm gjatė njė muaji. Diabetikėt po shtohen dhe shifrat nga viti nė vit e tregojnė qartė kėtė. Po tė kthehemi nė vitin 2004 nė vend kishte 32 mijė pacientė qė trajtoheshin me barna antidiabetike, ndėrsa nė vitin 2011 ky numėr ishte 57 mijė. Vetėm gjatė 9-muajve tė vitit 2012 mendohet qė kjo shifėr ėshtė tejkaluar. Nuk ka tė dhėna tė sakta se sa ėshtė shifra e diabetikėve, por mendohet tė jetė shqetėsuese dhe njė pjesė e madhe nuk e dinė qė vuajnė nga diabeti. 25% e tė prekurve me diabet janė fėmijė. Bota regjistron rreth 218 milionė diabetikė dhe nė njė vit humbin jetėn 4 milionė tė prekur. 

Financimet pėr Qendrat Shėndetėsore dhe si pėrfitohen bonuset 

Financimi i Qendrave Shėndetėsore gjatė viti 2013 do tė bėhet sipas njė sistemi miks, i cili ėshtė i pasqyruar nė kontratėn qė ISKSH ka me qendrat. 80% e financimeve varet nga numri i banorėve, 10% do tė jetė financimi shtesė qė do tė merret nga mjeku i familjes nė varėsi tė vizitave tė bėra si dhe 10% pėr realizimin e treguesve tė cilėsisė. Regjistri elektronik do tė shihet me pėrparėsi, do tė evidentohen pacientėt dhe do tė pasqyrohen ndryshimet ēdo muaj. Procesi i regjistrimit me kartė identiteti ka arritur nė 1.6 milionė banorė dhe pritet tė pėrfundojė brenda pak muajsh. ISKSH financon Qendrat Shėndetėsore me njė pagesė fikse nė masėn 80% tė buxhetit tė kontraktuar qė do tė arkėtohen nė 12 kėste mujore tė barabarta, jo mė vonė se ditėn e fundit tė muajit paraardhės. Pagesa pėr aktivitet do tė jetė mė vete nė masėn 10% dhe do tė pėrllogaritet sipas njė skeme ku do tė merret parasysh numri i vizitave. Ky buxhet do tė transferohet jo mė vonė se dita e fundit e muajit pasardhės. Pagesa pėr performancėn dhe nxitjen e cilėsisė dhe efektivitetit tė shėrbimeve ėshtė nė masėn 10% dhe do tė shpėrndahet nė katėr kėste, nė fund tė ēdo tremujori, jo mė vonė se dita e fundit e muajit tė parė tė tremujorit pasardhės. Bonusi do t’i paguhet Qendrave Shėndetėsore proporcionalisht kundrejt plotėsimit tė standardeve tė secilit prej 10 indikatorėve tė pėrcaktuara hollėsisht.  

Indikatorėt 

1. Pėrqindja e pacientėve tė regjistruar qė janė vizituar pėr herė tė parė tė padublikuar nga personeli shėndetėsor gjatė vitit. 

2. Kosto mesatare e recetave pėr diagnozė, pėr 4 diagnoza tė zgjedhura. 

3. Pėrqindja e pacientėve kronike tė vizituar ēdo muaj. 

4. Pėrqindja e grave shtatzėna qė marrin vizitėn e parė tė detyrueshme nga personeli shėndetėsor brenda tremujorit tė parė. 

5. Pėrqindja e fėmijėve tė moshės 0 – 1 vjeē qė marrin vizitėn e detyrueshme pėr mirė-rritjen e tyre nga personeli shėndetėsor. 

6. Pėrqindja e fėmijėve tė moshės 0-14 vjeē tė vaksinuar gjatė 3- mujorit. 

7. Pėrqindja e pacienteve me HTA tė diagnostikuar nėn mjekim (gjithė stadet) qė kanė vlerėn e TA brenda “normės”. 

8. Pėrqindja e pacientėve me Diabet Melitus tė diagnostikuar nėn mjekim qė kanė nivelin e glicemisė esėll nė “normė”/ hemoglobina e glukozuar. 

9. Pėrqindja e stafit qė merr pjesė nė Edukimin Mjekėsor tė Vazhdueshėm. 

10. Pėrqindja e grave mbi 35 vjeē tė depistuara me Ca gjiri. Pagesa pėr Aktivitet (10%) dhe Bonusi (10%) do tė llogariten nė bazė tė formularit tė vizitės tė plotėsuar saktė nga personeli shėndetėsor i QSH pėr ēdo vizite. Vlerėsimi i diferencuar i indikatorėve, bėhet sipas njė sistemi pikėzimi me udhėzim tė posaēėm tė ISKSH-sė.

/Shekulli Print/Albinė Hoxhaj/ 


Videot e fundit
1 Komente
Pa Emër
prsh. Ne lidhje me oraret e ketyre farmacive psh ne qytetin ku une banoj ka mbi 10 farmaci por mbas ores 5 te darkes nuk do gjesh as edhe nje hapur..a eshte e drejte kjo??

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
7 + 8 =
Dashuri apo epsh? Na tradhtojnė vetėm sytė!
Epshi dhe dashuria nė marrėdhėniet ndėrmjet partnerėve janė tė ndėrthurura. Nė shoqėrinė bashkėkohore dashuria dhe epshi shpesh pėrjetohen si e njėjta gjė. Mirėpo, njė studim nga hulumtuesit e Universitetit tė Ēikagos thotė se, ndryshimi midis dashurisė dhe epshit mund tė qėndrojė te sytė. Veēanėri
“Vajza-mace” e mbuluar me qime nė tė gjithė trupin (FOTO)
Njė vajzė 6-vjeēare thėrritet “vajza-mace”, pasi nė tė gjithė trupin po i rriten qime tė buta tė zeza.  Zhao Xinruit nė moshėn 5-vjeēare i dolėn qime tė zeza nė njė pjesė tė kurrizit, por njolla e vogėl u zmadhua gjithnjė e mė shumė duke i mbuluar tė gjithė kurrizin dhe tė pasmet, dhe tani qimet po
SHBA-ja mes dashurisė dhe urrejtjes!
Sipas njė studimi, anti-amerikanizmi ėshtė njė ndjenjė e fortė veēanėrisht nė vendet e lindjes, ndėrsa vendet evropiane dhe veēanėrisht ato aziatike janė ato qė e duan mė shumė SHBA-nė. Nė po ju sjellim 5 vendet qė urrejnė mė shumė SHBA-tė dhe 5 vendet qė duan mė shumė SHBA-tė. 5 shtetet qė e urrej