Arsimi nė njė vit, arritjet dhe ngecjet
 
  • Nuk pėrfundon as kėtė vit reforma e financimit tė universiteteve publike dhe private. Myqerem Tafaj: Gjuha shqipe dhe Historia do tė njehsohen nė rajonet ku ka shqiptarė
 
Publikuar më 10.01.2013 | 16:39

Nė bilancin e njė vit qė shkoi nė arsim dhe shkencė, ministri Myqerem Tafaj rendit nė listėn e sukseseve ndėrtimin e shkollave tė reja, kurrikulat e reja pėr arsimin parauniversitar dhe provimin e shtetit pėr mėsuesit. Me realizimin e tekstit tė abetares sė pėrbashkėt Shqipėri-Kosovė vitin qė shkoi, pritet hartimi i teksteve tė Gjuhės Shqipe dhe tė Historisė. Gjatė 2013-s do tė ngrihet njė komision mbarėkombėtar akademikėsh dhe hartues tė teksteve tė pėrbashkėta. Janė tekste qė do t’u shėrbejnė jo vetėm shqiptarėve tė Republikės sė Kosovės, po aq edhe shqiptarėve qė jetojnė nė Luginėn e Preshevės dhe mė gjerė nė rajon. Kreun e listės sė mosarritjeve, me gjithė premtimet qė janė bėrė nga MASH, e zė reforma e financimit tė universiteteve publike dhe private nė vend, e cila, e pakta edhe pėr kėtė vit, nuk mund tė kryhet. Sepse kjo reformė, thotė ministri, kėrkon kohė dhe disa masa pėr t’u implementuar e plotė. Ministri vetėm sa i ceku disa nga problematikat qė shqetėsojnė arsimin para dhe atė pasuniversitar si arsimi i fėmijėve tė emigrantėve tė kthyer nė Shqipėri, njohja e diplomave universitareshqiptare jashtė kufijve dhe zhvillimi i arsimit profesional. Fėmijėt e emigrantėve Kriza ekonomike nė disa vende evropiane ka shtyrė emigrantėt shqiptarė tė rikthehen nė atdhe. Tani ata pėrballen ndėr tė tjera me problemin e shkollimit tė fėmijėve, tė cilėt e dinė pak ose aspak gjuhėn shqipe.

Sipas ministrit Myqerem Tafaj, tė gjithė fėmijėt e emigrantėve tė kthyer nė Shqipėri do tė trajtohen nė mėnyrė tė veēantė nė shkollat ku do tė mėsojnė. Kėtė pėrgjegjėsi pėr integrimin e tyre, ministri ua lė kompetencė drejtorive arsimore tė rretheve, mėsuesve dhe nxėnėsve tė klasave ku ata mėsojnė. “Ēdo fėmijė-nxėnės i familjeve qė kthehen nė Shqipėri do tė integrohet nė klasėn pėrkatėse dhe menjėherė. Nė rast se ka mbaruar klasėn e dytė, duhet tė shkojė menjėherė nė klasėn e tretė. Drejtoritė e arsimit nė rrethe dhe shkollat janė tė instruktuara qė tė ofrojnė ndihmė pėr nxėnėsit e familjeve tė emigrantėve. Nuk bėhet fjalė pėr vlerėsimin e menjėhershėm me notė apo pėr moskalim tė klasės.” Mė tej ministri ka theksuar se ėshtė e pamundur qė fėmijėt e emigrantėve tė grupohen nė klasa tė veēanta duke parė si nevojė kthimin e tyre nė rolin e dėgjuesit. E rėndėsishme ėshtė ndihma e madhe qė japin nxėnėsit dhe mėsuesit pėr tė mbėshtetur tė sapoardhurit. Ata qė ndjekin shkollėn 9-vjeēare e kanė mė tė thjeshtė tė punojnė me mėsimin e gjuhės shqipe dhe programin mėsimor. Vėshtirėsi paraqesin tė rinjtė qė kandidojnė kėtė vit pėr nė universitet. Para se tė japin provimet e detyruara, ata duhet tė japin provimin e gjuhės shqipe. Njehsimi i diplomave nė Luginėn e Preshevės Nė axhendėn e diskutimeve dhe marrėveshjeve qė pritet tė kryejė Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr kėtė vit ėshtė edhe njehsimi i diplomave shqiptare nė disa vende tė huaja. Njė problem i zgjatur nė vite ėshtė njohja e diplomave tė studentėve tė Luginės sė Preshevės nė Serbi. Edhe pas gjashtė viteve debat me ministrinė serbe tė arsimit, ministri Tafaj theksoi dje mundėsinė e arritjes sė njė marrėveshjeje nė verė 2013. “Njohja reciproke e diplomave ėshtė kusht pėr tė gjitha vendet qė duan tė integrohen nė BE. Pėr sa kohė qė Serbia dhe Shqipėria kanė aderuar nė procesin e Bolonjės, ekziston mundėsia e njė marrėveshjeje pėr njohjen reciproke tė diplomave.”

Ky problem prek mė sė shumti studentėt e Luginės sė Preshevės qė studiojnė nė Shqipėri, por edhe ata qė studiojnė aktualisht nė Republikėn e Kosovės. Nė analizėn vjetore tė Ministrisė sė Arsimit u fol edhe pėr mundėsinė e unifikimit tė teksteve shkollore me synimin pėr tė mbėrritur te njė unifikim i gjithė sistemit arsimor nė vendet ku jetojnė dhe punojnė shqiptarė. Pas krijimit tė abetares sė pėrbashkėt Shqipėri- Kosovė, nisma e radhės ėshtė krijimi i teksteve tė pėrbashkėta tė Historisė dhe Gjuhės Shqipe. “Kemi tashmė komisione tė pėrbashkėta qė vazhdojnė tė punojnė pėr njehsimin e planeve tė programeve mėsimore me Republikėn e Kosovės dhe jo vetėm. Kemi bashkėpunuar pėr tė bashkėrenduar tė gjithė punėn pėr krijimin e mėsimit pėr nxėnėsit nė diasporė, hartimin e programit dhe teksteve jo vetėm nė letėr por dhe nė rrugė elektronike”, tha ministri Tafaj.

 

Raporti

 Ku ēalon arsimi profesional

Edhe pas rritjes me 23% tė numrit tė nxėnėsve nė sistemin arsimor profesional, niveli arsimor nuk ėshtė i kėnaqshėm. Kėshtu u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencės nė analizėn e djeshme vjetore. Ky fakt pohohet edhe nė raportin vjetor tė Inspektoratit Kombėtar tė Arsimit Parauniversitar (IKAP). Ai vė nė dukje disa nga problemet e hasura vitin qė kaloi nė arsimin profesional. Sipas inspektorėve, mėsuesit i kushtojnė pak vėmendje hartimit tė planit vjetor lėndor duke i dhėnė vlerėn e njė “dokumenti formal” qė nuk shfrytėzohet nė punėn e tyre tė pėrditshme. Po ashtu kurrikulat me zgjedhje dhe orėt e lira nuk plotėsohen nė bazė tė preferencave tė nxėnėsve. Ka raste kur zgjedhja nuk plotėson kriteret, prandaj ndodh qė nxėnės me rezultate tė ulėta “zgjedhin” lėndė tė avancuara apo e gjithė klasa “preferon” tė njėjtėn lėndė. Gjithashtu orėt e lira planifikohen kryesisht pėr veprimtari, module apo projekte, por mėnyra se si hartohen dhe realizohen ato, nuk plotėson formatet dhe kėrkesat pėrkatėse. Pėr t’i nxitur nxėnėsit qė tė ndjekin shkollat profesionale, Ministria e Arsimit ka pėrpunuar strategji pėr hapjen e disa degėve dhe profileve tė reja si dhe pėr zbatimin e paketės sė bursave pėr nxėnėsit konviktorė.

 

 1500 kuota pėr mėsues

Kėshilli i Ministrave miratoi dje 1500 kuotat e praktikantėve mėsues tė cilėt do tė kryejnė praktikėn profesionale pėr vitin 2013, nė periudhat 1 janar-15 qershor dhe 15 shtator-31 dhjetor. Praktikantėt pėrveē pėrvojės profesionale, pėrfitojnė sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore nė masėn 16.7% , pėrllogaritur mbi pagėn minimale 21 mijė lekė. Pas praktikės ata i nėnshtrohen Provimit tė Shtetit qė u jep mundėsinė praktikantėve tė marrin licencėn pėr tė ushtruar profesionin.

 

 Doktoratura, 1305 kuota

Qeveria miraton kuotat dhe tarifat e pranimit pėr ciklin e tretė tė studimeve tė doktoraturės. 1305 persona brenda dhe jashtė vendit e kanė mundėsinė pėr tė ndjekur studimet e avancuara pėr vitin akademik 2012-2013. Pėr kandidatėt brenda territorit tė vendit janė 1141 kuota; pėr kandidatėt nga trojet jashtė kufijve 154 kuota dhe pėr shtetasit e huaj 10 kuota. Tarifa e shkollimit ėshtė 216 320 lekė. Kjo mund tė paguhet me kėste.

Besarta Basha



Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 3 =
Gjysma e femrave tė reja nuk dinė ku “ndodhet” vagina
Gjysma e femrave tė reja nuk janė nė gjendje pėr tė pėrcaktuar saktė se ku ndodhet vagina nė njė diagram mjekėsor, kurse 65% pranojnė se kanė vėshtirėsi nė pėrdorimin e fjalės “vaginė” apo “vulvė”. Studimi gjeti se nga 1000 femra tė moshės 26-35 vjeē, vetėm gjysma e tyre janė nė gjendje tė emėrtojn
“Mbretėresha e bukurisė” refuzon tė dorėzojė kurorėn
Mbretėresha e bukurisė nga Republika e Myanmar-it qė iu hoq titulli i mė tė bukurės javėn e kaluar, ka refuzuar tė dorėzojė kurorėn e saj nė konkursin  e radhės nė Koresė sė Veriut. Nė njė konferencė tepėr emocionale pėr shtypin, Maj Myat Noe tha se ajo do tė dorėzojė kurorėn e saj qė kushton 100,0
Kush ėshtė ēifti mė i bukur i showbiz-it shqiptar?
Nė rrjetin social "Facebook" ėshtė hapur njė konkurs, ku kėrkohet mendimi i pėrdoruesve pėr ēiftin mė tė bukur tė showbiz-it.  Thirrjes i janė bashkangjitur dhe njė sėrė fotosh tė kėtyre personazheve qė janė pjesė e shtypit rozė dhe televizionit. Aktualisht, nė vend tė parė ndodhet Erion Veliaj d