Nabucco West apo TAP? SHBA: Tė dy kanė avantazhe
Publikuar më 09.01.2013 | 20:49

Vendimi pėr tė ashtuquajturin Korridori i Jugut, linja e gazit nga Deti Kaspik drejt Europės perėndimore, pritet tė merret brenda disa muajsh.  Ekzistojnė dy projekte konkurruese pėr kėtė gazsjellės strategjik: Nabucco West  dhe TAP. Ky i fundit pėrbėn njė interes politik dhe ekonomik pėr shqiptarėt duke qenė se kalon edhe pėrmes Shqipėrisė.  Muajin e kaluar, zyra e Senatorit Richard Lugar, i cili mbante postin numėr dy nė Komisionin e Marrėdhėnieve me Jashtė tė Senatit amerikan, pėrgatiti njė raport, qė mund tė cilėsohet si mė gjithėpėrfshirėsi pėr energjinė nė rajonin e Euroazisė, ku argumentohet se linja Nabucco West i plotėson mė mirė interesat strategjike amerikane. Raporti iu paraqit Departamentit tė Shtetit, i cili ka mbajtur njė qėndrim asnjanės ndaj dy linjave. Pėr tė kuptuar mė mirė qendrimin qė ėshtė mbajtur nė kėtė raport kundrejt projektit tė gazsjellėsit “Zėri i Amerikės” intervistoi Niel Brown, kėshilltar i Komisionit tė Jashtėm tė Senatit.

 
Zoti Brown, cilat janė interesat strategjike tė Shteteve tė Bashkuara, kur bėhet fjalė pėr Korridorin e Jugut?
 
Neil Brown: Shtetet e Bashkuara kanė patur prej kohe interesa strategjikė pėr Korridorin e Jugut, si republikanėt edhe demokratėt. Si Kongresi edhe dega ekzekutive e kanė mbėshtetur kėtė projekt. Ndėr interesat tona kryesore ėshtė nxitja dhe mbėshtetja e sovranitetit tė ish shteteve nėn ndikimin sovjetik nė Azinė Qendrore dhe Europėn Lindore. Ne kemi interesa ekonomikė pėr tė nxitur zhvillimin pėrmes industrisė sė gazit si nė shtetet prodhuese edhe nė ato pėrdoruese. Po ashtu kemi interesa pėr sigurinė energjitike tė Europės qė arrihet pėrmes shumėllojshmėrisė sė burimeve tė gazit.  Gjatė viteve tė fundit dhe padyshim nė dekadėn e fundit, kemi parė rrethana tė qarta, qė mungesa e burimeve alternative tė gazit nė shumė vende, ėshtė pėrdorur pėr interesa politike.  
 
Raporti juaj duket si njė thirrje qė i bėhet Departamentit tė Shtetit pėr tė qėnė mė i pėrfshirė nė procesin e sjelljes sė gazit Kaspik nė Europė. Raporti e quan “zhgėnjyes” vendimin e Departamentit tė Shtetit pėr tė mbyllur pozitėn e tė dėrguarit tė posaēėm pėr energjinė nė Euroazi. A nėnkupton kjo njė qėndrim neutral tė Departamentit pėr kėtė gazsjellės? 
 
Shtetet e Bashkuara kanė patur pėr dekada interesa pėr Korridorin e Jugut dhe ky interes vazhdon edhe sot. Sekretarja Rice, nė kohėn e administratės sė presidentit Bush e rigjallėroi kėtė interes, Sekretarja Klinton po ashtu e mbajti gjallė interesin, duke emėruar Ambasadorin Richard Morningstar si tė dėrguar tė posaēėm, pra mbėshtetja e qeverisė amerikane ka qėnė e vazhdueshme, por ne jetojmė nė njė botė ku ndodhin shumė gjera dhe kėrkesat qė duhet tė plotėsojė Departamenti i Shtetit janė tė shumta. Ndonjėherė bėhet e vėshtirė pėr ta mbajtur fokusin si dhe njė prani tė fuqishme nė rajon. Megjithatė, unė do ta pėrshėndesja Sekretaren Klinton, Ambasadorin Morningstar dhe Ambasadorin Pasqual pėr anagazhimin e tyre. Pėrsa u pėrket dy rrugėve konkrete tė tubacioneve, qė do tė transportojnė gazin e Azerbaixhanit, e ndoshta edhe tė Turkmenistanit, nė Europė, pra Nabucco West, qė kalon pėrmes Bullgarisė, Rumanisė, pėr tė pėrfunduar nė Austri dhe TAP-it qė kalon nga Greqia, nė Shqipėri dhe pėrfundon nė Itali, Departamenti  i Shtetit ka mbajtur pėrgjithėsisht njė qėndrim asnjanjės.  Interesat strategjike amerikane janė qė aleatėt qė kanė nevojė pėr burime alternative gazi t’i kenė ato dhe qė projekti qė do tė zgjidhet, tė ketė aftėsinė tė zgjerohet, nė se shtohet sasia e gazit tė disponueshėm.        
 
A mund tė sqaroni pėr audiencėn tonė, cilat janė avantazhet dhe disavantazhet e secilit prej kėtyre projekteve?
 
Tė dy kanė avantazhin qė do tė sjellin gaz pėr aleatėt e Amerikės. Tė dy projektet ofrojnė nė njė nivel tė caktuar burime alternative gazi. Disavantazhet, ėshtė vėshtirė tė thuash se kanė disavantazhe, mė tepėr mund tė flitet pėr shkallė mė tė larta avantazhi. Dhe kėtu e kam fjalėn pėr interesat strategjike amerikane. Nė kėtė kėndvėshtrim Nabucco West do tė dėrgojė gaz tek vendet qė janė nė varėsi tė madhe nga Rusia pėr gaz. Nė disa prej kėtyre vendeve, Rusia ka pothuajse njė pozitė monopol. Dhe pas disa vitesh kėto vende do tė vihen nėn trysni tė madhe pėr tė rinėnshkruar kontrata afat-gjata. Sipas studimit tonė, linja Nabucco West ofron avantazh mė tė madh strategjik nė njė afat imediat dhe tė mesėm. Situata ideale do tė ishte qė tė ndėrtoheshin tė dyja linjat. Nė Azerbaixhan vazhdon tė zbulohet gaz i ri dhe ne po punojmė pėr tė siguruar edhe gaz nga Turkmenistani ose edhe nga Iraku qė tė bėhen pjesė e Korridorit tė Jugut, pra do tė kishte mjaft gaz pėr Europėn Jugore dhe Lindore.        

Nė njė tė ardhme tė afėrt pritet njė vendim nga koncorsiumi qė kontrollon naftėn e Detit Kaspik. Nga sa dihet dhe nga rrethanat e deritanishme, cili projekt mendoni se ka mundėsitė mė tė mėdha pėr t’u zgjedhur pėr tubacionin?
 
Ėshtė njė pyetje interesante. Po tė isha individ privat dhe investitor, dhe po ta dija pėrgjigjen, do tė fitoja shumė nga kjo. Mendoj se tė dy projektet kanė avantazhe, siē thuhet nė raport. Nė bazė tė propozimit tė tanishėm, pas analizės qė i bėmė dhe pas bisedave me zyrtarėt vjeshtėn qė kaloi, TAP-i mendohet se ka kushte mė tė mira komerciale pėr kompanitė qė do tė eksplorojnė fushėn gazmbajtėse tė Shah Denizit 2 nė Azerbajxhan. Megjithatė, dihet mirė se propozimi Nabucco West ka mbėshtetje politike shumė mė tė madhe, duke pėrfshirė edhe mbėshtetjen nga vendet pėrmes tė cilave do tė kalojė, nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara. Prandaj, nė kėtė vėshtrim, tė dy propozimet kanė pika tė forta dhe tė dobėta. Mendoj se gjatė pak muajve tė ardhshėm ne do tė shikojmė njė riformulim tė tė dy propozimeve pėr t’i bėrė ata sa mė tėrheqės.
 
Nė fund tė fundit, kush do tė vendosė pėr kėtė?
 
Kjo ėshtė njė pyetje interesante. Pėrgjigja standarde qė i jepet kėsaj pyetjeje ėshtė: Konsorciumi Shah Deniz.
 
Por nuk ėshtė aq thjeshtė, apo jo?
 
Nuk ėshtė aq e thjeshtė. Projekti duhet tė jetė me pėrfitim nga ana komerciale. As Shtetet e Bashkuara, as Bashkimi Europian apo vendet pjesmarrėse nė kėtė projekt nuk janė ato qė e financojnė atė pėrmes llogarive tė tyre bankare. Janė kompanitė private qė merren me kėtė dhe prandaj projekti duhet tė jetė i leverdisshėm nga ana komerciale nė mėnyrė qė furnizimet me naftė nė tė ardhmen tė jenė tė qėndrueshme. Njė arsye qė ne synojmė shumėllojshmėri burimesh ėshtė qė tregėtia e gazit tė pėrcaktohet nga forcat e tregut. Megjithatė, nė mėnyrė qė njė projekt si ky tė realizohet, kėrkohet mbėshtetje politike, pėr shkak tė pengesave historike dhe poltike tė rajonit. Pikėrisht pėr kėtė arsye ka patur njė aktivitet kaq tė madh.
 
Ju pėrmendet se tė dyja administratat amerikane, si ajo republikane dhe ajo demokrate e kanė mbėshtetur korridorin jugor. Pėrse raporti i pėrgatitur nga zyra e Senatorit Lugar nuk ishte njė raport dypartiak por vetėm i pakicės, i opozitės, nė Senat?
 
Pėrgjigjja e thjeshtė e pyetjes suaj ėshtė sepse mbikqyrja e hartimit tė raportit u bė nga stafi republikan i Komisionit tė Marrėdhėnieve me Jashtė, nė tė cilin senatori republikan Lugar ishte numri dy. Pra, ishte njė ēėshtje teknike dhe jo politike.
 
Ky raport mbėshtet projektin Nabucco West. Mendoni se tani qė senatori Lugar nuk do tė jetė mė nė Senat do tė ketė senatorė tė tjerė qė do ta mbėshtesin projektin?
 
Shpresoj tė ndodhė kėshtu. Shpresoj tė ketė senatorė tė tjerė qė do tė interesohen pėr korridorin jugor dhe pėr sigurinė energjitike. Mendoj se shpesh, energjia, si nė Europė ashtu edhe kudo nė botė, nuk vlerėsohet sa duhet, si faktor i rėndėsishėm pėr rritjen ekonomike dhe pėr sigurinė. Prandaj, unė vazhdoj tė shpresoj se mbėshtetja nė Kongres do tė vazhdojė.
 
Keni patur ndonjė reagim nga Departamenti i Shtetit  pas  dorėzimit tė raportit?
 
Ne punojmė shumė ngushtė me Departamentin e Shtetit. Ne e vlerėsojmė shumė punėn e madhe qė ata bėjnė. Ka disa gjėra me tė cilat zyrtarėt nė Departamentin e Shtetit nuk janė dakord plotėsisht, por nė pėrgjithėsi ne ndajmė me ta synimin kryesor, qė ėshtė diversifikimi i energjisė nė Europėn Lindore, Juglindore dhe Qendrore.
 
Meqenėse tė dy projektet kėnaqin interesat strategjike tė Shteteve tė Bashkuara, a ka ndonjė ndryshim aq tė madh mes tyre sa qė tė kėrkojė njė vemendje mė tė madhe nga Departamenti i Shtetit, siē edhe kėrkoni ju nė raportin tuaj?
 
Po. Besoj se po. Mendoj se tė dy projektet janė tė dobishėm pėr interesin e Shteteve tė Bashkuara, kryesisht sepse janė me dobi pėr aleancėn tonė. Por kur i shikojmė konkretisht, propozimi Nabucco West e ēon pothuajse tė gjithė gazin nė vendet qė varen shumė tek Rusia. Natyrisht, ne e kuptojmė se blerja e gazit nga Rusia do tė vazhdojė dhe kjo ėshtė gjė e mirė, pasi ka kuptim nga pikpamja gjeografike. Por nė disa nga kėto vende, Gazpromi rus ka pozita monopoli, ēka nuk e ndihmon funksionimin normal tė tregut. Gazi qė i shkon TAP-it, do tė pėrfundojė nė pjesėn mė tė madhe nė Itali, e cila ka mjaft gaz, si dhe burime tė diversifikuara gazi, pjesėrisht sepse ėshtė shumė afėr me Afrikėn e Veriut, qė ėshtė e pasur nė gaz. Ashtu siē ėshtė thėnė, qėllimi kryesor i TAP-it ėshtė tė krijojė mė tepėr konkurrencė nė tregun italian. Por tregu italian do tė ketė mė tepėr konkurrencė nėse pėrshpejtohet riorganizimi i kėtij tregu. Prandaj, synimet pėrsa i pėrket Italisė mund tė plotėsohen me cilindo nga projektet. Tė dy projektet ofrojnė mundėsi qė nė tė ardhmen me to tė lidhen mė shumė gazsjellės qė do tė arrijnė nė mė shumė vende. Kjo natyrisht qė ėshtė nė interes tė Shteteve tė Bashkuara. Gjithashtu, duhet tė kihet parasysh se raporti ėshtė shumė mė i gjerė se sa thjesht Nabucco West dhe TAP-i. Njė nga rekomandimet kryesore ėshtė qė Shtetet e Bashkuara tė lejojnė menjėherė eksportimin e gazit tonė natyror, qė ka ēmim tė lirė, drejt aleatėve tė NATO-s dhe Europės. Mendoj se kjo ėshtė diēka qė do tė marrė mė shumė vemendje nė Kongres. Nuk e di nėse administrata e tanishme ka marrė ndonjė qėndrim zyrtar pėr kėtė ēėshtje, por jam i sigurt se miqtė tanė nė Departamentin e Shtetit do tė jenė shumė inkurajues.

METE: Qeveria shqiptare pirtet tė firmosė marrėveshjen  me TAP-in

Pritet qė sė shpejti tė firmoset marrėveshja midis konsorciumit TAP dhe qeverisė shqiptare.  Drejtori i Zyrės sė Integrimit Europian nė METE, Dorian Duēka ėshtė shprehur se TAP-i pritet tė firmosė njė marrėveshje edhe me Greqinė, pasi tubacionet do tė kalojnė nė kėtė vend si dhe me shtetet fqinje ku do tė kalojė, Itali dhe Greqi. Projekti i ndėrtimit tė gazsjellėsit TAP nė Shqipėri ka kaluar fazat e negocimit dhe pritet firmosja pėrfundimtare mes qeverisė shqiptare dhe konsorciumit. Aksionerėt e TAP-it si kompania "Statoil", "Rurhr Gaz",dhe "Eon" janė duke kryer studimet teknike nė tokė dhe det tė hapur. Kėto studime do tė pėrcaktojnė gjurmėt se ku do tė kalojė tubacioni nė Shqipėri. Fakti qė projekti fitues (Nabucco Ėest apo TAP) do tė shpallet nga Shah Deniz pas 6 mujash, nuk e ka ndaluar Ministrinė e Ekonomisė tė nisė punėn pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit pėr gazifikimin e vendit. Procesi i gazifikimit mund tė nisė pas vitit 2018, me pėrfundimin e ndėrtimit tė gazsjellėsit TAP. Sipas tij Duēkės, pėrfitues nga implementimi i kėtij projekti do tė jenė sektori industrial si dhe konsumatorėt me pėrdorimin e pėrditshėm tė gazit natyror. 

/Shekulli Online/Pėrgatiti: I.S./


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
8 + 7 =
“Pirja e duhanit nuk ju bėn seksi”, ja si do ngjani pas 20 vjetėsh
Duhanpirėse kini kujdes! Pirja e duhanit sjellė efete shokuese pėr bukurinė e fytyrės suaj. Fushata shėndetėsore e Queensland, nxjerrė nė pah efektet anėsore qė do keni nėse pini duhan dhe kėtu jemi duke folur pėr fytyrėn tuaj. Profesionistėt e make-up, sollėn fytyrat e reja tė duhanpirėsve pas
Telefonon policinė pėr tė porositur picė, si pėrfundon historia
Mes qindra telefonatave tė qytetarėve nė drejtim tė policisė, “pėr porosinė e gabuar tė sanduiēit”, kjo ėshtė ndryshe.Operatorėt e 911, (numri i policisė pėr emergjencat nė SHBA)  mund tė pėrshkruajnė telefonatėn qė nuk e harrojnė kurrė, pėr pėrgjigjen e mahnitshme, zgjuarsinė dhe gjakftohtėsinė n
Supermbesa e lumtur pėr vendimin e UEFA-s
Dasara Malltezi tėrhoqi mjaft vėmendje mediatike me komentin e saj nė mbrojtje tė huliganėve serb ditėn e ndeshjes Serbi-Shqipėri. Por, jo vetėm kaq, supermbesa ka lėshuar njė tjetėr provokim. “Ėshtė njė ditė perfekte pėr t’u ēliruar dhe pėr tė luajtur nė piano. E gėzuar dhe totalisht e relaksuar