Mbetjet spitalore shėtisin frikshėm nė kontenierėt urbanė
  • As kėrcėnimi me gjoba milionėshe nuk bėn efekt. Inspektorati i Mjedisit u le tre muaj afat drejtorive tė spitaleve problematike nė Shkodėr, Fier, Vlorė, Elbasan. Nuk mungojnė dhe klinikat private.
Publikuar më 09.01.2013 | 19:08

Dritan Laci

Vetėm mendimi do tė ishte i mjaftueshėm pėr tė ngjallur krupėn, e jo mė tė rrosh me idenė se vetėm njė hap tė ndan nga vdekja qė ndodhet fare pranė banesės tėnde. Me dhjetėra ton mbetje spitalore, shiringa, pjesė anatomike tė trupave njerėzorė, qese gjaku etj., hidhen si pa tė keq nė kontenierėt e mbetjeve urbane si tė ishin teprica ushqimore nga njė festė familjare. Raporti i frikshėm bėhet i ditur nga Inspektorati i Mjedisit nė Ministrinė e Mjedisit. Edhe pse ka njė ligj, i cili pėrcakton qartė mėnyrėn se si do tė kryhet menaxhimi dhe eliminimi i mbetjeve spitalore, drejtoritė e disa spitaleve nė vend, e kanė parė mė tė udhės t’i hedhin mbetjet e tyre nė ambiente tė hapura, sesa t’i depozitojnė nė bazė tė kontratave tė rregullta nė autoklavat e licencuara nga autoritetet shtetėrore. Enver Halitaj, inspektor i mbrojtjes sė mjedisit, tha pėr gazetėn “Shekulli”, se me gjithė punėn e madhe qė ėshtė bėrė nė kėtė drejtim, ka institucione shėndetėsore tė cilat, nė kundėrshtim tė hapur me ligjin, ndotin mjedisin, duke i hedhur mbetjet spitalore vend e pa vend, duke rrezikuar seriozisht shėndetin e popullatės. Dhe kėtu nuk bėhet fjalė pėr institucione shėndetėsore tė dorės sė dytė, qė gjithsesi edhe pėr to tolerimi do tė ishte i papranueshėm, por pėr qytete me pėrqendrim tė lartė tė popullatės. Tė tilla janė spitalet nė rrethet Elbasan, Fier, Vlorė, Shkodėr etj., tė cilat ndonėse janė gjobitur herė pas here nga Inspektorati i Mjedisit, vazhdojnė tė mos lidhin kontrata me kompanitė qė merren me menaxhimin e mbetjeve spitalore. “Puna jonė pėrfshin tė gjitha qarqet nė vend ku ėshtė i shtrirė shėrbimi shėndetėsor. Nė fakt ka ndodhur qė njė pjesė e mirė e institucioneve shėndetėsore tė kenė marrė parasysh kėrkesėn nga Inspektorati i Mjedisit. Nė kėrcėnimin e gjobitjes sė vazhdueshme ka institucione qė kanė bėrė hapa pėrpara nė kėtė aspekt. Por kjo nuk ka ndodhur me institucione tė tjera tė cilat ende edhe sot, kur kanė kaluar afro dy vjet nga miratimi i ligjit pėr mbetjet spitalore, nuk kanė ndėrmarrė hapa pėr zbatimin e tyre.” Vetėm nė vitin 2012 Inspektorati i Mjedisit kreu 223 inspektime nė qendrat spitalore dhe klinikat private. “Qėllimi ishte verifikimi nėse kėto institucione shėndetėsore, i kishin lidhur apo jo kontratat me kompanitė qė merren me menaxhimin e mbetjeve spitalore. Nga kontrollet e Inspektoratit tė Mjedisit u konstatua se, nė krahasim me situatėn e para 2-3 viteve kur mbetjet spitalore hidheshin nė koshat e mbetjeve urbane dhe tėrhiqeshin nga firmat e pastrimit tė qyteteve duke u hedhur tė patrajtuara nė vend depozitimet e mbetjeve urbane, gjendja aktuale e menaxhimit tė mbetjeve spitalore ka njė pėrmirėsim. Megjithatė problemet mbeten.” Inspektori Halitaj rendit mė tej njė sėrė problemesh. “Problemi i parė ėshtė moszbatimi nga drejtoritė rajonale spitalore i kėrkesave lidhur me trajtimin, etiketimin, ndarjen e mbetjeve tė rrezikshme dhe depozitimin e tyre nė vende tė veēanta magazinimi, transportimi dhe monitorimi. Ministria e Shėndetėsisė bėn licencimin e subjekteve private nė fushėn e shėndetėsisė pa kėrkuar mė parė mėnyrėn e trajtimit tė mbetjeve spitalore qė subjektet do tė gjenerojnė.” Vetėm nė vitin 2012, Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur 22 institucione shėndetėsore nė vend. Vlera totale e gjobės qė Ministria e Shėndetėsisė duhet tė paguajė si pasojė e shkeljes sė ligjit pėr mbetjet spitalore ėshtė 17 milionė lekė. Por me gjithė masat ndėshkuese dhe sado qė njė pjesė e mirė spitaleve kanė lidhur kontrata me kompanitė e licencuara pėr menaxhimin dhe eliminimin e mbetjeve spitalore, ato janė pjesė e kėtij procesi thjesht sa pėr sy e faqe. Nė kontratė thuhet qartė qė mbetjet spitalore duhet tė depozitohen ēdo muaj nė autoklava. Ka spitale tė cilat kanė muaj tė tėrė qė nuk e kanė kryer njė proces tė tillė. Se ku i kanė depozituar mbetjet gjatė kėtyre muajve, institucionet shėndetėsore nė Lushnjė, Berat, Durrės, Kavajė, Kukės etj., afėrmendsh, kjo ėshtė e kuptueshme. Inspektorati i Mjedisit u ka bėrė tė qartė kėtyre institucioneve se tolerimi nuk do tė zgjasė mė. “Nė masat pėr vitin 2013, Inspektorati i Mjedisit, planifikon qė brenda muajit mars tė inspektohen tė gjitha subjektet qė gjenerojnė mbetje spitalore qofshin kėto subjekte private apo shtetėrore. Pėr ato spitale dhe qendra shėndetėsore qė nuk do t’i dorėzojnė mbetjet spitalore nė subjektet e licencuara pėr trajtimin e mbetjeve spitalore, do tė vendosen sanksionet administrative qė parashikon ligji Nr. 10464 datė 22.09.2011 “Pėr menaxhimin e integruar tė mbetjeve”, thotė qartė e shkoqur inspektori Halitaj.

Spitalet justifikohen se nuk kanė fonde

Drejtoritė Rajonale tė Spitaleve nė rrethe justifikohen se nuk kanė fonde pėr tė kryer depozitimin e mbetjeve spitalore ashtu sikur e kėrkon dhe ligji. Ky ėshtė argumenti qė ato pėrdorin me inspektorėt e mjedisit. Nė kėto kushte ata kanė gjetur rrugėn mė tė shkurtėr duke i hedhur nė kontenierėt e mbetjeve urbane. Por ka edhe mė keq. Nė mėnyrė konfindenciale subjekte qė merren me administrimin e mbetjeve spitalore, thanė pėr gazetėn “Shekulli” se ka spitale qė mbetjet spitalore i hedhin nė terrene tė hapura, duke rrezikuar kontaminimin e ujėrave nėntokėsore dhe pėr pasojė, shėndetin e popullatės. I tillė ėshtė edhe spitali i Shkodrės ku qeset e gjakut derdhen nė ambiente tė hapura, njė shkelje flagrante kjo e protokollit tė mbetjeve spitalore.

Zgjidhje ėshtė dhėnia me koncesion

Enver Halitaj, inspektor nė Ministrinė e Mjedisit, tha pėr gazetėn “Shekulli” se do tė kėrkohet bashkėpunimi nga Ministria e Shėndetėsisė, qė pėr spitalet dhe qendrat shėndetėsore shtetėrore, tė planifikohen nė buxhetet e tyre fonde pėr asgjėsimin e mbetjeve spitalore. Inspektorati mendon se zgjidhja pėrfundimtare e menaxhimit tė mbetjeve spitalore, mbetet dhėnia me koncesion. “Mendojmė qė pėr menaxhimin e mbetjeve spitalore sipas standardeve tė vendeve tė Bashkimit Evropian, zgjidhja mė e mirė do tė ishte dhėnia me koncesion operatorėve qė disponojnė teknikat dhe teknologjitė mė tė mira tė mundshme pėr asgjėsimin e mbetjeve spitalore dhe qė janė tė licencuara nga Ministria e Mjedisit”, tha Halitaj.

Rreziku i kontaminimit me ujėrat nėntokėsore

Dėmi mė i madh qė mund tė shkaktojė depozitimi i mbetjeve spitalore nė ambiente tė hapura ėshtė kontaminimi me ujėrat nėntokėsore, ēka mund tė sjellė rrezik serioz pėr shėndetin e popullatės. Duke marrė parasysh rrjetin e amortizuar hidrik nė Shqipėri, rreziku nga mikrobet ėshtė i pranishėm. Nga ajo qė dihet ėshtė se mbetjet spitalore, nė tė shumtėn e herėve pėrfundojnė nė fushat e mbetjeve urbane bashkė me mbetjet e tjera, duke u kthyer edhe nė ushqim pėr kafshėt e rrugės. 


Videot e fundit
1 Komente
thesproti
Shqipria 'natyrale' eshte vendi me i ndotur ne Europe. nuk ka shume per te argumentuar, emi bote e katert dhe jo e trete ironia eshte qe themi'jemi vend BIO' jemi nje vend plot me plehera

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 6 =
Pasi shkon nė shtrat me njė balerinė, pėrfundon nė spital
Njė biznesmen rus, qė ra nė dashuri me njė ish-balerinė tė tė famshmit Bolshoi, e pagoi ēmimin sepse pėrfundoi nė spital pasi shkoi nė shtrat me tė. Sipas mediave, Anastasia Bolochkova, 38 vjeē, tha se i dashuri i saj, Bakhtiyar Salimov, 45 vjeē, u dėrgua nė spital pasi bėnė seks sė bashku. Sipas s
Bėmė mama tė tė ngjaj
Kėngėtarja e famshme Jenyfer Lopez, ėshtė e njohur pėr paraqitjen e saj tė veēantė dhe gjithmonė nė modė, por me sa duket kėtė ia ka transmetuar edhe vajzės sė saj. Kėngėtarja ėshtė parė tė enjte me vajzėn e saj Emma, teksa dilte nga hoteli nė Nju Jork me 6-vjeēaren qė ishte veshur thuajse identik m
Kosova fiton tė drejtėn e konkurimit pėr OSCAR
Qendra Kinematografike e Kosovės nga ky vit do tė ketė tė drejtėn qė tė propozojė njė film pėr ēmimin OSCAR, nė kategorinė e filmit tė huaj.  Kėtė lajm e ka bėrė tė ditur “Academy of Motion Picture Artsand Sciences”, pas aplikimit tė QKK-sė, bėrė kėtė vit dhe pas pėrmbushjes sė kritereve tė akade