Lista e KQZ-sė, mungojnė 25 deputetė e 3 ministra
  • Nuk gjenden emrat e ministrave Ruli, Tavo e Ksera, kreut tė LSI-sė dhe 10 deputetėve socialistė. PS merret me listat e Kukėsit, “harron” 10 deputetėt e saj qė nuk figurojnė 
 
Publikuar më 07.01.2013 | 8:56

Shfaqen mangėsitė e para nė listėn paraprake tė zgjedhėsve tė publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nė bashkėpunim me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Gjendjes Civile. Nga kėrkimi i bėrė nė kėto lista nga redaksia jonė, rezulton se 28 deputetė tė Kuvendit nuk e kanė emrin e tyre nė listat e zgjedhėsve nė faqen zyrtare tė internetit tė KQZ-sė. Bėhet fjalė pėr 15 deputetė tė PD-sė, 10 deputetė tė PS-sė dhe 3 deputetė tė LSI-sė, ndėr tė cilėt dhe vetė kreu i saj Ilir Meta. 

Mazhoranca 

Sa i pėrket mazhorancės qeverisėse, nga kėta parlamentarė, tė cilėve nuk u figuron emri nė listat e votuesve qė do tė marrin pjesė nė zgjedhjet e 23 qershorit, 3 prej tyre janė ministra tė kabinetit Berisha (Genc Ruli, Vangjel Tavo dhe Spiro Ksera). Gjithashtu, nė kėtė listė bie nė sy dhe mungesa e emrit tė kryetarit tė Komisionit Parlamentar tė Ligjeve, deputetit tė PDsė, Ilir Rusmali. Ndėrkohė, sa i pėrket Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, bėhet fjalė pėr mungesėn e emrave nė listat e zgjedhėsve tė deputetėve Ilir Meta, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo. 

Partia Socialiste

Edhe pse i druhet vjedhjes sė votave, PS-ja duket se nuk i kushtuar vėmendjen e duhur kėtyre listave paraprake tė publikuara nga KQZja. Edhe pse e angazhuar prej muajsh pėr njė kontroll dhe mbikėqyrje tė rreptė tė listave tė zgjedhėsve, Partia Socialiste qė prej 3 janarit, qė janė publikuar listat paraprake nga ana e KQZ-sė, nuk ka bėrė asnjė reagim pėr mungesėn nė kėto tė lista tė 10 emrave tė deputetėve tė saj, ndėr ta dhe ai i nėnkryetares sė Komisionit tė Ekonomisė, Mimi Kodheli, apo kryetares sė Forumit tė Gruas Socialiste, Olta Xhaēka. Por, duke qenė se kemi tė bėjmė vetėm me ekstraktin paraprak tė listės zgjedhore, forcat politike kanė tashmė 20 ditė kohė pėr tė konstatuar tė gjitha dublimet e mundshme, jo vetėm nė rang parlamentar, pėr tė denoncuar mangėsitė e para, pasi lista do tė shihet nė nivel lokal dhe do tė kontrollohet ēdo 30 ditė pėr parregullsitė dhe ankesat tė mundshme qė do tė vijnė nė drejtim tė Njėsive Vendore dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Gjendjes Civile. Ky dokument gjenerohet nga Regjistri Kombėtar i shtetasve dhe pėrditėsohet nga nėpunėsit e gjendjes civile nė njėsitė e qeverisjes vendore. 

Kėrkimi

Me njė klikim tek tabela “lista e zgjedhėsve” hapet njė dritare e re nga ku mund tė gjendet dhe verifikohet lehtėsisht nėse e kemi emrin nė kėtė listė votuesish, si dhe ku ėshtė qendra jote e votimit. Nė kėtė faqe shpjegohen me detaje tė gjitha procedurat qė duhen ndjekur nga aplikuesi i kėtij programi pėr tė kryer kėrkimin pėr gjetjen e emrit qė dėshiron. Sipas udhėzimeve tė kėsaj faqeje, dy janė mėnyrat e kėrkimit: ajo standarde dhe kėrkimi i avancuar. Nė tabelėn e kėrkimit standard mjafton tė shkruhet emri, atėsia dhe mbiemri pėr t'u shfaqur tė dhėnat e kėrkuara. Nėse me kėto tre tė dhėna nuk arrihet tė merret rezultati, atėherė mund tė provohet edhe kėrkimin e avancuar, nė tė cilin shtohen detajet, tė cilat mund tė pėrdoren pėr kėrkimin si psh, viti i lindjes dhe njėsia e qeverisjes vendore. Konkretisht, nė tė majtė tė kėsaj faqeje ėshtė komanda “kėrko nė listė”. Nėse klikohet nė kėtė komandė, menjėherė shfaqet tabela e kėrkimit, e cila kėrkon qė tė plotėsohen tė paktėn dy nga tre fushat e kėrkuara, tė cilat janė emri, mbiemri dhe atėsia. Pasi shkruhet psh, emri dhe mbiemri pėr tė cilin kėrkohet informacion, jepet komanda “kėrko” dhe mė pas shfaqet rezultati, i cili pėrfshin disa tė dhėna si: datėlindja, adresa e qendrės sė votimit, njėsia e qeverisjes vendore si dhe kodin shifror. 

Deputetėt qė nuk e kanė emrin nė listat e KQ Z-sė 

Partia Socialiste

Ermonela Koēo Felaj (Berat) 

Fidel Bahir Ylli (Berat) 

Marko Naum Bello (Berat) 

Gazmir Halo Bizhga (Durrės) 

Hazir Sadri Gashi (Durrės) 

Klodiana Fatmir Spahiu (Durrės) 

Ilir Tomorr Bejtja (Elbasan) 

Mimi Pjerin Kodheli (Korēė) 

Olta Sotir Xhaēka (Korēė) 

Dashamir Myslym Peza (Tiranė)

Partia Demokratike 

Lefter Novruz Maliqi (Berat) 

Selami Eqerem Xhepa (Dibėr) 

Luēiano Dhimiter Boēi (Elbasan) 

Rrahim Xhevit Ēota 

Genc Pellumb Ruli (Gjirokastėr) 

Spiro Foto Ksera (Gjirokastėr) 

Ledina Bardhyl Aliolli (Korēė) 

Rrajmond Erzan Hoxha (Lezhė) 

Gjok Tom Uldedaj (Shkodėr) 

Florian Prokop Mima (Tiranė) 

Ilir Ēajup Rusmali (Tiranė) 

Luan Shyqyri Skuqi (Tiranė) 

Rajmonda Skėnder Bulku (Tiranė) 

Koēo Barka (Vlorė) 

Kreshnik Tomorr Ēipi (Vlorė)  

Lėvizja Socialiste pėr Integrim 

Lefter Haki Koka (Durrės) 

Vangjel Llambi Tavo (Gjirokastėr) 

Ilir Rexhep Meta (Tiranė) 

Mbrojtja e votės, PS miraton strategjinė Elektorale 

Njė grup pune me drejtuesit mė tė lartė tė Partisė Socialiste do tė monitorojė fushatėn pėr zgjedhjet e vitit 2013. Grupi i punės pėrbėhet nga kryetari i Asamblesė Kombėtare Gramoz Ruci, Sekretari pėr Koordinimin Fatmir Xhafa, sekretari organizativ Blendi Klosi si dhe sekretari pėr pushtetin vendor Bashkim Fino. Puna e tij do tė jetė koordinimi i veprimeve nga qendra deri nė bazė. Pėr kėtė ranė dakord mbledhjen e 30 nėntorit anėtarėt e kryesisė sė Partisė Socialiste, forum nė tė cilin u miratua edhe strategjia pėr organizimin e fushatės. Tashmė janė ngritur grupe pune qė po kryejnė verifikimin e listave tė votuesve nė tė gjitha bashkitė dhe komunat e vendit. Ky proces, sipas socialistėve, ėshtė nė funksion tė strategjisė pėr ruajtjen e votės, pasi ata akuzojnė se ekziston mundėsia e manipulimit tė listave tė zgjedhjeve nga Ministria e Brendėshme. Verifikimin e listave tė votuesve, socialistėt pritet ta pėrmbyllin nė fund tė janarit. Nė mbledhjen e kryesisė janė diskutuar tė gjitha detajet e organizimit tė zgjedhjeve, ku pėrfshihet edhe angazhimi i drejtuesve tė partisė dhe grupit parlamentar nė tė gjitha qarqet e vendit. Ndėrkohė, “Census derė mė derė pėr tė regjistruar votuesit dhe denoncuar abuzimet e Sali Berishės”- ėshtė ajo ēfarė PSja paralajmėroi mė 15 dhjetor se do bėnte nė muajt e mbetur nga zgjedhjet, nė kuadėr tė strategjisė sė saj elektorale pėr tė mbrojtur votat e saj. Kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruēi, nė Asamblenė e Partisė Socialiste pėr degėn e Tiranės, tha se duhet tė krijohen kushte pėr pjesėmarrje tė gjerė nė votim dhe duhet evidentimi i zgjedhėsve. “Na duhen dy elementė tė tjerė: evidentimin e zgjedhėsve, mobilizimin pėr krijimin e kushteve pėr pjesėmarrje nė votim, pasi sot janė 700 mijė votues dhe marrin pjesė 370 mijė”- tha Ruēi.

“Lista ėshtė paraprake, ka kohė pėr rregullimet” 

I pyetur mbrėmjen e djeshme nė lidhje me mangėsitė e hasura gjatė hulumtimit tė bėrė nga “Shekulli”, tė listave tė zgjedhėsve tė publikuara nga KQZ-ja, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme Leonard Olli tha pėr “Shekulli”-n se kėto lista janė paraprake dhe se ka kohė tė mjaftueshme qė tė bėhen tė gjitha rregullimet e duhura deri nė hartimin e listės pėrfundimtare. 

Z. Olli, sapo pėrfunduam njė kėqyrje tė listave tė publikuara nga KQZ-ja nė bashkėpunim me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Gjendjes Civile, nga ku rezultoi se 28 deputetė tė Kuvendit tė Shqipėrisė nuk e kishin emrin e tyre nė kėto lista. Si e komentoni ju kėtė? 

Kjo prandaj quhet dhe listė paraprake, ku secili shikon nėse e ka apo jo emrin nė kėtė listė. Unė nuk e besoj se kėta nuk janė nė listė, por kam pėrshtypjen se elementet e kėrkimit mund tė jenė bėrė pak mė tė sostifikuara, pėr tė ruajtur pak mė shumė tė dhėnat e tyre personale. Por, unė mendoj qė njerėzit dhe nė mėnyrė individuale tė fillojnė dhe tė kėqyrin kėto lista, sepse ka mjaftueshmėrisht kohė deri nė pėrgatitjen e listės pėrfundimtare. 

Si procedurė, ēfarė duhet tė bėjnė kėta njerėz, tė cilėt aktualisht nuk e kanė emrin nė kėtė listė tė parė tė zgjedhėsve? 

Kėtu ka shumė kohė nė dispozicion. Problemi i parė ėshtė qė Gjendja Civile ka pėrgatitur njė listė tė votuesve nė bazė tė listės sė votuesve qė i dėrgon Njėsia Vendore dhe nė kėtė kuptim kjo ėshtė lista kryesore e punės. Nė qoftė se do nisin interesimet e njerėzve, tė cilėt ankohen qoftė tek Njėsia e tyre vendore, qoftė nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Gjendjes Civile, parimi i punės ėshtė qė ata fillojnė dhe komunikojnė me njėsitė vendore pėr mangėsitė e hasura nė hartimin e kėsaj liste, deri nė rregullimin pėrfundimtar tė listės. Dhe, Kodi i ri Zgjedhor ėshtė mė i sostifikuar se herėt e tjera, pasi ka ekstraktet e listave tė zgjedhėsve ēdo muaj, ku parashikon ēdo 30 ditė rishikimin e kėtyre listave. Kėshtu qė, nė kėtė fazė, pėr mua nuk ėshtė se kjo pėrbėn ndonjė shqetėsim. Por, ka njė problem tė thjeshtė, qė listat e zgjedhėsve, por dhe listat e banorėve qė u bė zhurma pėr Kukėsin, janė tė gjitha kompetenca tė njėsive vendore. Drejtoria e Pėrgjithshme e Gjendjes Civile nė kėtė fazė merr tė dhėnat qė i kanė sjellė vendorėt dhe i ballafaqon me regjistrin elektronik kombėtar, sipas njėsive pėrkatėse. Dhe, mė pas Gjendja Civile fillon punėn pėr shikimin e dublimeve, mangėsitė etj. Kėto lloj defektesh ja pėrcjell njėsisė vendore dhe, ėshtė njėsia vendore ajo qė thotė fjalėn e fundit, jo Drejtoria e Gjendjes Civile. Pra tė gjitha vendimet pėr hartimin e listave merren nga pėrgjegjėsi i Zyrės sė Gjendjes Civile dhe kryetari i Njėsisė Vendore. Por sidoqoftė, kėto shkrime janė tė domosdoshme, pasi janė tė karakterit sensibilizues, qė njerėzit duhet tė fillojnė nė mėnyrė individuale tė merren me kėtė ēėshtje. Pasi, kjo e ndihmon mė shumė situatėn dhe rrit shkallėn e angazhimit tė qytetarėve dhe institucioneve, qofshin kėto qendrore, qofshin dhe vendore. 

/Shekulli Online/Herion Mesi/

 


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
8 + 3 =
Ministrja Gjosha: Mirė se erdhe Luis
Njė foto e ministres sė Intergrimit Klajda Gjosha, por qė tashmė ka marrė statusin e nėnės, ėshtė publikuar nga vetė ajo nė profilin e saj social nė Facebook. Pėrmes kėsaj fotoje, Gjosha i uron mirėseardhjen djalit tė saj Luis, i cili lindi ditėn e enjte. Ministrja ka zgjedhur qė tė shprehė emocion
5 mėnyra si tė pėrmirėsoni mėngjesin tuaj
Zgjimi nga gjumi ėshtė momenti mė i rėndėsishėm i ditės tuaj, pasi ju duhet tė merrni energji dhe tė pėrgatiteni pėr atė qė ju pret nė vijim. Prandaj ajo qė bėni minutat e para pas zgjimit ka shumė rėndėsi, nė mėnyrė qė dita juaj tė nisė sa mė mirė. Ja disa kėshilla qė duhet tė keni parasysh: 1.Mo
Zbulohet ADN-ja mė e vjetėr e njeriut modern
Shkencėtarėt kanė arritur tė kompletojnė hartėn e ADN-sė sė njeriut  modern mė tė vjetėr tė gjetur deri mė tani. ADN-ja e zbuluar vjen nga njė njeri qė endej nė Siberinė perėndimore 45.000 vjet mė parė. Kjo ADN i siguron ekspertėt afatin e saktė se kur njerėzit moderne u ēiftėzuan me Neandertalėt dh