Konferenca nė Twitter, Rama ftesė LSI-sė, Naēo: LSI nuk bėn koalicion me PS-nė
Publikuar më 06.01.2013 | 15:47

Deputeti i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Nasip Naēo i  ėshtė  pėrgjigjur negativisht ftesės sė Edi Ramės pėr koalicion nė zgjedhjet e ardhshme, ndėrsa theksoi se kjo forcė politike do tė dalė e vetėm nė zgjedhje.

“Ne, ose unė personalisht si sekretar politik pėr qarkun e Beratit, jam i bindur se LSI-ja duhet tė hyjė e vetme nė zgjedhje. Ne nuk kemi bėrė llogari numrash duke hyrė edhe tė vetėm, pasi po tė jetė pėr llogari numrash na intereson tė bėjmė koalicion me PD-nė ose PS-nė. Ne duhet tė hyjmė tė vetme pėr tė parė dhe pėr t’u ballafaquar me elektoratin, pėr tė bėrė njė analizė 4 vjeēare se ēfarė kemi bėrė dhe ēfarė presin qytetarėt nga ne. Pastaj janė forumet qė vendosin nėse duhet tė bėjmė koalicionet tė tjera. Por unė e kam tė pamundur tė bėj koalicion me parti qė nuk voton ligjet themelore dhe na lėnė jashtė BE-sė”, vlerėsoi”, vlerėsoi Naēo.

Rama, ftesė pėr kalicion LSI-sė dhe FRD-sė 

Duke iu pėrgjigjur ndjekėsve tė tij nė Twitter, sesi do tė realizohet shmangia e pėrsėritjes sė skenarit tė vjedhjes sė votave lideri i sė majtės, sqaroi se “sa mė shumė njerėz tė dalin nė votim aq mė pak shanse do ketė pėr manipulim”", u shpreh Rama teksa theksoi nevojėn e realizimit tė njė koalicioni tė gjerė nga e majta nė tė djathtė pėr rotacion, duke lenė rė hapur shtegun e bashkėpunimit me ēdo forcė politike. 

“Sot ndarja s'ėshtė majtas djathtas po regjim opozite! Opozita duhet tė bėjė front tė gjerė nga e majta nė tė djathte pėr rotacion”,- theksoi Rama.

Kreu i PS-sė i ka bėrė thirrje Frymės sė Re Demokratike tė ēlirohet nga kompleksi se bashkimi me tė majtėt do tė quhet “tradhti”, ndėrkohė qė ka vėnė para dy zgjedhjeve LSI-nė, duke i bėrė ftesė tė largohet nga aleanca me PD-nė. 

“FRD duhet tė ēlirohet nga kompleksi se bashkimi nė frontin opozitar mund tė shihet si tradhti. Baraz largimi ndihmon regjimin! LSI duhet tė zgjedhė: Patericė e regjimit apo krah opozitar! Duke zgjedhur opozitėn do bėnte edhe njė akt vullneti tė mirė”, vlerėsoi Rama. 

Rama: Basha si Tit Sojlin

I pyetur se cfarė mendon pėr kreun e Bashkisė Lulzim Basha, Rama ka kritikuar punėn e kryebashkiakut demokrat nė infrastrukturėn e rrugėve tė kryeqytetit. 

“Mė kujton Tit Sojlin, marifetciun e rrugėve tė Tiranės qė gjente derdimene dhe u shiste cfarė nuk kishte!”, u pėrgjigj Rama. 

Pasuria

Edi Rama i ėshtė pėrgjigjur edhe njė pyetje mbi pasurin e tij, ku ėshtė pėrgjigjur se nuk ėshtė e vėrtet qė ai ka vetėm 3 mijė euro pasuri, ai thotė qė ky ėshtė njė spekulim.

A ėshtė e vėrtetė qė keni vetėm 3 000 euro pasuri?

“Rama, Jo! Pasuria ime nuk ėshtė 3 mijė euro. Ėshtė spekuluar turpshėm me njė deklaratė kursimesh. Posa mund tė kursejė nė vit nga rroga njė zyrtar i lartė?” ėshtė pėrgjigjur Rama.

Sot nė orėn 12:00 kryetari i Partisė Socialiste nisi konferencėn e parė pėr kėtė vit. E veēanta e kėsaj konference ėshtė sė do tė zhvillohen nė Tėitter, ku do tė ketė njė interaktivitet tė gjerė me pyetjet e popullit dhe pėrgjigjet direke tė kreut tė PS-sė Rama.Kjo konferencė ėshtė paralajmėruar dje nė mesditė, dhe sipas tė dhėnave ka pasuar njė reagim pozitiv nga ana e ndjekėsve tė Ramės nė rrjetin social Twitter.

“I surprizuar dhe i nderuar nga kaq shume pyetje te arritura deri tani! Faleminderit do bej mė tė mirėn nesėr. Mund tė vazhdoni tė ēoni pyetjet tuaja” shkruan Rama.

Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, ishte ndėr tė parėt politikanė nė Shqipėri qė nisi tė komunikojė me qytetarėt me anė tė rrjeteve sociale. Suksesi i tij nė kėtė medium solli njė varg ndryshimesh. Politikanė tė tjerė shqiptar, jo vetėm u bėnė pjesė e rrjeteve sociale, por nisėn tė pėrdorin kėtė hapėsirė si medie duke iu larguar medieve konvencionale.

Dialogjet

 Kristi ?qeverisja e durresit, a eshte model?

Edi Rama:

Ne do te bejme per Durresin, Elbasanin, Korcen e me radhe qytetet e medha, cka nuk eshte bere ne 20 vjet bashke. Ruajeni kete!

nori todhri: ke do votojne shqiptaret aftesite e Edi Rames apo paaftesite e SaliUT?

Edi Rama:Te dyja besoj, eshte me lehte se sa te zgjedhesh mes dy te aftesh sic ndodh ne demokracite normale

Anton Nafi. Cfare mendimi keni per Bamir Topin?

Edi Rama ? Si politikan i vjeter ne arene eshte i mberthyer rishtaz nga nje kompleks virgjerie qe krijon keqardhje. Bamir Topi eshte nje qytetar i mire. Si President e vleresoj per ato qe nuk beri per llogari te Saliut.

Helmut Alzaime: ēfar do te benit ju nga ato qe e "djathta" nuk beri . ishpronaret per shembull do ti lini akoma ish.?

Edi Rama?: Ne programin tone i quajme pronare jo ish-pronare, sikunder nuk i quajme ish as te perndjekurit politike.

Altin Agalliu: Pershendetje! Atje ku kemi pushtet a do te vazhdojme te mbajme drejtues institucionesh qe u ka mbetur

Edi Rama: Ku kemi pushtet?! Ne e ke fjalen per pushtetin vendor ai eshte katandisur ne nje kocke pa lekure nga presioni i qeverise

Armando Prenikaj Si u ndive zoti Rama kur ndigjove urimin e Presidentit te Shqiperise per Vitin e Ri?

Edi Rama: U ndjeva si qytetar i nje vendi te zhvilluar ne menyre aq marramendese, sa Viti i Ri na gjeti me kembet tek koka!

Rovena Gashi: Pershendetje zoti Rama!Po flitet shume rreth kandidateve per deputete.Mund te me thoni si do te behet perzgjedhja dhe kur?

Edi Rama: 'me shqeteson lista e deputeteve po listat e borxheve neper ushqimore! Mbi 150 milione euro borxhe per te mbushur barkun..C'sfide

Poliksen Bita Pse Sali Berisha e perflet vazhdimisht babain tuaj Kristaq Ramen?

Edi Rama: Mbase sepse nuk duron dot faktin qe do s'do, dy here ne vit perulet nen hijen e vepres se tij -

Besnik Hasanaj: Si nje emigrant to te deshiroja qe cdo Parti te futet ne zgjedhje pa aleate. Qe mos te behen pazare dhe kompromise... e lire 

Edi Rama: Jemi perballe nje regjimi.Duhet nje front opozitar pa paragjykime.Prioriteti i pare eshte largimi i regjimit me vote mbarepopullore

Anila Basha: Ne nje vit zgjedhor si ky, do te mundet dot PS te trembe friken e qytetareve per manipulim, sdm pas vendimit te fundit te KZ?

Edi Rama: Jam i bindur se ne muajt e mbetur do te fitoje bindja se cdo vote vlen. Sa me shume ne votim aq ma pak shanse per manipulim!

Geri Burn: mbas sa kohesh qe do vini ne pushtet do vendosni sunvensionin per energjion elektrike ? personave me aftesi te kufizuara? 

Edi Rama: Jemi angazhuar per uljen e takses mbi energjine ne 6%.Por fillimisht duhet te ristrukturojme sektorin.E jo disa paguajne disa jo! 

Andi Musta: aleancat parazgjedhore do te jene vetem majtas apo me gjere?Ka nje strategji per ruajtjen e votes?Flm. 

Edi Rama: Sot ndarja s'eshte majtas djathtas po regjim opozite!Opozita duhet te beje front te gjere nga e majta ne te djathte per rotacion 

Elvis Cela: Kur do te kemi Programin Qeverises te plote te PS? A do te kete ai nje konsultim te gjere me qytetaret, perpara miratimit final? 

Edi Rama: Programi yne per nje Rilindje Shqiptare do te jete plani me i detajuar qeverises qe nje parti ka pasur para zgjedhjeve ne 22 vjet 

Ismail Ademi: pse jo nje takim javor fiks ne twitter qe tani e deri ne zgjedhje? 30 min javore per cicerrimat e shqipove 

Edi Rama: Ide e mire pse jo;-) Do ta mendoj seriozisht

Edlira Kukali: Cfare opinioni keni per Lulezim Bashen si kryetar bashkie 

Edi Rama: Me kujton Tit Sojlin, marifetciun e rrugeve te Tiranes qe gjente derdimene dhe u shiste cfare nuk kishte! Pat shitur edhe Sahatin disa here:-)

Editaraelira: A eshte e mundur qe PS per Zgjedhe te bej Koalicion me FRD?

Edi Rama: FRD duhet te clirohet nga kompleksi se bashkimi ne frontin opozitar mund te shihet si tradheti. Barazlargimi ndihmon regjimin! 

Franc Llakaj: Cfare e perligj nje koalicion me LSI ?Sepse shqiptaret me shm se duan rrezimin e Saliut,sduan rilindjen e vjedhjes me ze dhe fig. 

Edi Rama: LSI duhet te zgjedhe: Paterice e regjimit apo krah opozitar!Duke zgjedhur opoziten do bente edhe nje akt vullneti te mire per t'u ndare nga hija e nje te shkuare te palavdishme ne pushtet.  

Matilda Qosja: Kam mbaruar mesuesi me master. Kur ju te vini ne pushtet a do arije te punesohem pa paguar 5 mije euro? 

Edi Rama: Kjo pyetje e ka edhe pergjigjen brenda, ndryshe per cfare po flasim:-) Ky eshte ndryshimi ku besojme. 

3 Biebs, Ne 23 qershor ndryshimimi i madh i perfshin ketu pune te reja,sepse kusherira ime nuk futet dot ne pune vec se eshte me PS? 

Edi Rama: Pershendete nga ana ime kusheriren ka bere zgjedhjen e duhur:-) Por per te punuar neser per shtetin shqiptar, duhet padyshim te ... ..kete edhe aftesine e duhur. Punes duhet t'i gjejme njeriun jo njeriut punen,per te bere shtetin qe u sherben te gjitheve si duhet.

Tirona Nik: Pse vetem Tahiri Balla Brace ngrene zerin fort kunder regjimit te Vicitolit ku jene te tjeret z Rama?! 

Edi Rama: Bejne me dinjitet moral e pasion politik nje detyre qe kane marre persiper. Flasin ne emer te PS jo ne titull personal. Te tjeret kane detyrat e tyre 

Hay-bye, Ju keni fol me bisnesin shume. Si do e luftoni informalitetin ekzistues bashkerisht? Fatura-Inventare-Taksa-Kontroll. Flm 

Edi Rama: Tek lufta me informalitetin eshte nje burim kryesor parash te munguara per cka kemi ne plan te bejme per shqiptaret. Ndaj dua nje qeveri te forte, transparente dhe te mireorganizuar. Ne do t'i japim fundin corganizimit te organizuar te kesaj qeverie!

Ceco Labi Kapedani: A eshte e vertete qe keni vetem 3 000 euro pasuri? 

Edi Rama: Jo pasuria ime s'eshte 3 mije EU. Eshte spekulluar turpshem me nje deklarate kursimesh. Po pse sa mund te kurseje ne vit nga rroga nje zyrtar i larte?Ne djall kush s'beson!

Agim hoxha, do behet aleance me lsi? Dhe cqendrim kemi per camerine dhe detin 

Edi Rama: Jemi e vetmja alternative reale qeverisese qe ceshtjen came e kemi futur ne programin tone qeverises.Te tjeret i kujtoi fushata! 

tea selmanaj a do tju tregohet vendi atyre te paafteve, militante partie qe kane uzurpuar te gjitha institucionet kur te vime ne pushtet?? 

Edi Rama: Kush e ka vendin e punes pa merite sdo e mbaje dot.Taksat smund te perdoren per te mbajtur me rroga e majmur ushtaret e partise 

Alban Tahiri: Po heq nje paralele me Francen. Depardieu vs Hollande. C'do te ndodhe me "Depardieu-t" tane pas 23 qershorit? Faleminderit 

Edi Rama: S'ka paralele te mundshme!Supertaksa per te sterpasurit ne France nuk hyn gjekundi me Shqiperine e me planin tone te taksimit Bela Elbasi ka mundesi qe kursimet tuaja jane vetem 3000 euro?

Edi Rama: Kush do le te lexoje deklaratat e pasurise.Kush me njeh e di qe paraja s'me ka lidhur kurre pas vetes. S'jetoj per te bere para, po per te mos ikur pa lene gjurme! 

gjelosh kasaA ekzistojne mekanizma qe neutralizojne qendrimet politike te KQZ,ne dem te zgjedhjeve dhe vullnetit politik te shqiptarve? 

Edi Rama: Po! TE FITOJME ME NJE DIFERENCE TE PACENUESHME NGA CFAREDO INSTRUMENT MANIPULIMI! Fjala vjen +10 e Tiranes ta bejme +10 mije:-) 

Endri Pano: A mund te ndaloje qeveria e ardhshme e PS planin urbanistik shkaterrues te Tiranes qe u shpall ditet e kaluara? 

Edi Rama: Eshte i paligjshem pervecse i patregueshem per permasen shkaterruese!Qeveria jone do rivendose rendin urbanistik ne gjithe vendin.

Tela Paluka.  Si mund te pretendoni se jeni i pastehe zoti Rama? 

Edi Rama: S'kam qene kurre i pastrehe. Por kam pasur fatin te mos rri ne nje vend, fale miqsh qe me kane ofruar mikpritje ne kohe te beqarise sime pa derte:-) Tani po ndertojme edhe ne nje shtepi.

Parid Flaga: Cili eshte projekti qe PS-ja ka per Albpetrolin? A do investohet qe kjo pasuri kombetare te krijoje te ardhurara per Shqiptaret 

Edi Rama: Dallimi themelor mes nesh e tyre eshte tek qasja ndaj pasurise kombetare e publike. Albpetroli eshte faqja e tyre me e zeze!

Bena Amaliu: A eshte e vertete se ju flini ne hotelet me te shtrenjta te gjirit presik sic ju akuzon Berisha?

Edi Rama: Gjirin Persik e kam prekur vetem per vizita zyrtare. Por balta e Saliut pervecse strukture fosile nga ajo e luftes se vjeter me armikun e brendshem, ka dhe shume kolorit oriental.

Albeucom: Zoti Rama, viti 2013 ėshtė vit i zgjedhjeve. Nėse fitoni do tė jeni kryeministėr i vendit, po nėse humbni?

Edi Rama: S'kam humbur ne 2009 s'do humbas ne qershor;-)Ne 2009 humbi Shqiperia e vjedhur ne vote.Ne qershor Shqiperia do fitoje

Klaudio Perēuke: drejtesia e munguar gjate ketij regjimi apo thjesht do shikoni perpara pa u ngaterruar me te shkuaren 

Edi Rama: Drejtesia fillon te vendoset duke qeverisur drejt e duke dhene qeveria e para shembullin e respektit per barazine para ligjit. 

Gent Haliti Ne momentin qe do beheni Kryeminister .. a keni plan edhe qfar do permbante aj projekt per Luginen e Presheves?? 

Edi Rama: Do mbeshtesim bashkesine shqiptare te Lugines per lirite e tyre politike ekonomike sociale. Kushtetuta jone ia dikton kete qeverise. 

Klaudia Balliu Pse i sulmon femijet e kryeministrit njesoj sic sulmonte Berisha femijet e socialisteve kur ishin ne pushtet? 

Edi Rama: Opozita s'merret asnje cast me femijet e KM, po me nje pasurim perrallor te pervitshem te familjes se KM gjate ushtrimit te funksionit publik nga ky i fundit. Askund ne Europe s'do gelltitej kjo.

/Shekulli Online/E.SH/

 

 


Videot e fundit
20 Komente
agim
!1 miljon arsye i ka Rama mos me hy ne zgjedhje me kete qeveri,po u fut shkon si cjapi tek kasapi,ato do vidhen e pastaj....
fatmiri
Prit kur te filloje Saliu me foto familjare , me not ne Dhermi, me ngjitje ne debore dhe do perfundoje ne fluturim pastaj. Dikush shkruante nje dite te gazeta "Tema" fluturon, fluturon, fluturon gomari dhe Saliu beson se fluturon.Koha kerkon njerez moderne, ndersa Saliu eshte nomeklature libiane, tuniziane, egjyptiane, iraniane. Koha mbaroi. Ik sa te te mos nxjerrin me shqelma.
kanina e ismailit
aleance me lsi?!hahahhahaha..ik ore e vrit veten.mjere selman i nenes ke te qaje me pare!
fshatari
Pyetja e pare per RAMEN:1)A eshte kulti i individit i demshem per politiken shqiptare?2)A mundet kryeministri i ardhshem i Shqiperise Edi Rama ta rregulloje situaten qe per cdo shtetas shqiptar eshte i pandreqshem ?3)Pse Edi Rama kryetar i PS,luftetar kunder hajduterise ne terma te pergjthshme nuk ka atakuar as edhe nje here emrin e ILIR METES kur i gjithe populli shqiptar e pa se ai eshte nje hajdut i filmuar?
dardani
Kryeministri ne facebook ka hapur nje adrese per komunikim dhe E.RAMA ne TWINTTER cfare te nenkuptosh me kete komunikim jashte planetar ose komunikimi i te semurve ne kompjuter! Forca e mendimit te nje populli eshte simpatia qe ai ka per nje figure te nje shteti, ku Berisha eshte guri i te gjithe te keqijave te nje kombi dhe E.RAMA mendoj se nuk eshte i perkryer por me lart, por me kete lajmin e fundit po me duket se e ka zene frika, pse kjo frike? Edhe pse S.BER. i ka korruptuar te gjithe sahan-partite dhe min.e brendshme frika nuk e ben burrin e afte per te udhehequr nje shtet te shkatrruar si eshte bere vendi sot!
EMIGRANTI
HAJDE KALLEP 2Y METROSH HAJDE ME CNJEREZ PASKE NDERMEND ME FITUE ZGJEDHJET ME KRYELOPEN ME KRYEHAJDUTIN? BRAVO TE QOFTE ORE KRYEKRIMINELI I SHQIPERISE ME FALNI KRYEMINISTRI I SHQIPERISE SALI BERISHA E LUAN LOJEN E SHAHUT NE POLITIK SI ASKUSH MA MIRE SE TI TI DO JETOSH NE QEVERI TE SHQIPERISE MA SHUM SE XHAXHI ENVERI PER SHUM ARSYJE 1)SEPSE KE NJI POPULL FORDULL DHE NUK KA KULTURE TE ZGJEDHE MBI FATET E VETA 2)KE NJI ELITE POLITIKE QE PO LUAN CIC MIC TASH CEREK SHEKULLI DHE PO TALL LOQET E PLKURA ME TA SI TE DOJE QEFI 3)KE NDIHMEN E TE GJITH ARMIQEVE TONE SHEKULLORE QE NA RRETHOJNE NGA TE 4TER ANET SEPSE JE AGJENTI I TYRE I ERZGJEDHUR 4)SEPSE TE GJITH ATA Q HYJNE NE POLITIKEN SHQIPTARE KALOJNE NEPER FILTREN TENDE DHE AI QE TE SHFAQ PROBLEM NE JETEN TATE POLITIKE E HUDH SI LECKE MENJANE DHE SKA MA VLERE PER ASGJE VECSE TE LLAPIN NEPER RRUG SI DORDOLEC SHIKO NANON DHE SHOKET E TIE QE PO E NDJEKIN NGA PAS PADYSHIM QE JUA JEP NDONJI KOCKE QE TE RRIJNE URT SEPSE NDRYSHE SDO ISHE ATY KU JE ? 5) JE DHE DO MBETESH NE ATE QEVERI I PA LUAJTSHEM SE SKE POPULL QE TE JAPE ATE QE MERITON SE PER POLITIKANE JANE KLLYFA QE TE GJITH 95% JETE TE GJATE DHE TE LUTUR NE PLANET TUA SE POPULLI I KA FAJET ASKUSH TJETER
beni
Programi I Partise Socialiste mendoje qe do ndryshoje Shqiperine
zen
per gjithe komentuesit; a nuk ju ben pershtypje fare fjalori qe perdor Rama ? nje njeri me kulture apo politikan sduhet ta perdore kete fjalor asnjehere
Pa Emër
Kam besimin qe Edi Rama nuk do ti pranoje rezultatin e zgjedhjeve ,si do qe te dale rezultati. E ka filluar politiken me kundershtime, dhe keshtu me kundershtime do ta mbylle.
bled tironci
me sa shof un,plasen cokollatat ene knej..fillun fejesat mes dallaveraxhinjve...o popull te majt e jotja se po te jet per kta barkderra merre me long se mishi maroi
Pa Emër
Mos beni kualicion me LSI sepe do te ju demtoje. LSI mbeshteti vrasjet ne bulevard te kater qyqareve me duar ne xhepa. Ky eshte krimi me i rende qe mund ti behet ketij populli te varfer. LSI te kerkoi te falur per te vraret e 21 Janarit si dhe per vjedhjet ne qiell te hapur te hajduteve si Meta e kompani, pastaj te futet ne kualicion me opoziten. Kujdes nga LSI se eshte me e rrezikeshme dhe me e poshter se PD, ata kane treguar me fakte se jane mashtruesit me te pa skrupullt te gjithe spektrit politik ne Shqiperi.
Pa Emër
ILIR METEN NUK E DUAN FSHATARET E TIJ NE SKRAPAR...
Pa Emër
ILIR METEN NUK E DUAN FSHATARET E TIJ NE SKRAPAR...
Burim BARDHDRINI
Nėse ēuditėrisht,LSI do tė pranonte tė bėnte koalicion me PS,ajo do tė tradhėtonte .."pėr Integrim".E vetmja parti qė me gojė plot,pėrherė flet dhe angazhohet pėr integrim evropian,dhe,shih pėr shkak tė pa pėrgjegjėsisė sė Edi Ramės,pėr tre vjet Shqipėria nuk arriti tė marrė statusin e kandidatit.E ēuditshme apo jo!?
Pa Emër
Tani e ka kuptuar Edi Rama sa i besueshem eshte.Socialistet fitojne pa Edi Ramen.Personi qe i sjelle alergji demokrateve.
Pa Emër
Tani e ka kuptuar Edi Rama sa i besueshem eshte.Socialistet fitojne pa Edi Ramen.Kur ishte per te bere kualicion me lsi -neU mburr se fitoren e kam te sigurte pa lsi-ne.
al
ed rama me ate qe po ben per afrim me lsi tregon qe jeni larg te qenit lider ne politike. kujtoni zgjedhjet lokale ku pa lsi ju fituat gjithe bashkite kryesore dhe tiranen e humbet nga komunistet qe moren 1350 vota.aleanca me lsi eshte fundi juaj politik. meta e mban ne pushtet salen qe nga 2005. mendohu mire para se te veprosh dhe ata qe ta keshillojne kete duan largimin tend me cdo kusht.
Harixhiu
Edhe ne harixhinjte jemi me Edin tani per tani me vone mbase do zgjedhim ene ne ndonji tonin Edy Rama fillimi i nje historie te vertet
lana
Uroj qe zgjedhjet te mos kene 1 Fitimtare .Kualicioni mbas zgjedhjeve te jete sa me i gjere kjo do zvogloje Autokracine qe me sa duket eshte e pashmangshme.Boshti propobandistik i RAMOS ra e zevendesoje bashkim me te gjithe majtas e djathtas per hir te POTACIONIT. Ai eshte Frikacak.
ALBAN DEGA
NACO ORE NACO JE BERE FARE PALACO !

Integrimin e bllokoi kusaria dhe vrastaria e bosave te tu politike jo opozita.... Nuk ka Evrope as integrim evropian me vota te vjedhura, me pasuri te vjedhura, me miliarda te plackitur fakirave shqiptar ore palaco i Berishes.
Nuk ka Evrope me titullin kampionit absolut te korrupsionit mbi shpine ore hajna te Shqiperise ore turpi i Evropes dhe Botes !
Naco ore Naco ... je bere fare palaco ... Vec palaco milioner qe nje dite bashke me bosat e tu do ti villni dhe paguani shume shtrenjte korrupsionin dhe kusarine tuaj !
Haka do te shkoje tek i Zoti ore Naco ore palaco i sterkorruptuar!

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 6 =
Tigri i Putinit ha 15 dhi nė Kinė
Njė tigėr i rrallė siberian, i lėshuar nė natyrėn e egėr nga Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shqetėsuar fermerėt nė verilindje tė Kinės. Agjencia zyrtare e lajmeve kineze, “Xinhua” njoftoi tė mėrkurėn se kafsha e quajtur Ustin, kafshoi dhe vrau 15 dhi, ndėrsa tre tė tjera rezultojnė tė zhdukur
Shpėtoi 669 hebrenj gjatė holokaustit, dhe nuk e di qė ėshtė ulur midis tyre (VIDEO)
Nicholas Winton ėshtė njė humanitar i cili organizoi njė operacion shpėtimi qė shpėtoi jetėn e 669 fėmijėve hebrenj nga kampet naziste nė Ēekosllovaki. Ai i solli ata nė Britaninė e Madhe nė mes tė viteve 1938-1939. Pas luftės, pėrpjekjet e tij mbetėn tė  panjohura. Por nė 1988, gruaja e Winton, G
Humbin me rezultatin 20-0, arsyeja? Njė lopė..
Njė ekip i ligės amatore franceze, Marly-Gomont, humbi njė garė me rezultatin e pabesueshėm,  20-0, pėr njė arsye shumė tė veēantė. Ngjarja e ēuditshme ka ndodhur nė njė kampionat amator, ku skuadra Marly-Gomont humbi 20-0 kundėr rivalėve Tupigny. Situata nuk ishte shumė dėshpėruese kur rezultati