TIRANĖ - Mes debateve tė shumta dhe kundėrshtimeve tė opozitės, Kėshilli bashkiak i Tiranės ka kaluar vetėm me votat e mazhorancės Planin e Pėrgjithshėm Rregullues pėr Tiranėn, pėrkatėsisht me 28 vota pro, 11 kundėr dhe 1 abstenim. Mbledhja e kėshillit, e fundit pėr 2012, u shoqėrua me debate mes palėve si pėr planin urbanistik, ashtu edhe pėr buxhetin afatmesėm tė Bashkisė pėr vitet 2013-2015, tė miratuar mė herėt po me votat e mazhorancės.
Projekti pėr zhvillimin e qytetit ėshtė hartuar nga ekspertėt mė tė mirė vendas dhe tė huaj, ka marrė miratimin e qytetarėve tė Tiranės dhe grupeve tė interesit. Nė themel tė kėtij plani vihet pėr herė tė parė interesi i qytetarėve tė Tiranės, autoktonė apo tė ardhur qofshin. Ky plan pėrcakton nė vija tė pėrgjithshme drejtimet e zhvillimit tė qytetit, qė nga nėntoka, tek infrastruktura, harta e pėrdorimit tė tokės, tek shpėrndarja e komponentėve tė ndryshėm tė njė qyteti, ekonomik, social, kulturor, biznesi, banimi, rekreacioni, gjelbėrimi etj. Asnjė leje zhvillimi nuk mund tė jepet thjesht me planin e pėrgjithshėm. Plani i pėrgjithshėm normon. Pėr ta bėrė pak mė tė prekshme, plani ėshtė Kushtetuta, u shpreh kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulėzim Basha.
Sipėrfaqe e gjelbėr, 0.8 m2 pėr banor
Sa i pėrket sipėrfaqeve tė gjelbra, Basha ka raprotuar se jemi nė kuotat 0.8 m2 pėr banor, rezultat i drejtpėrdrejtė, nga njėra anė e presionit qė ka ardhur si pasojė e shtimit tė popullsisė dhe nga ana tjetėr e zhvillimit pa plan tė qytetit, i cilit kryesisht ka sakrifikuar, apo viktimizuar hapėsirat e gjelbra. Synimi i planit ėshtė tė kalojė nė normėn prej 3 m2 pėr person, qė ėshtė afėrsisht 3.4 % por jo mė pak.
Brenda janar-shkurtit Bulevardi i Ri i Tiranės
Sipas Bashės, brenda muajve janar - shkurt do tė fillojė puna parapėrgatitore pėr ndėrtimin e bulevardit tė ri tė Tiranės, me zhvendosjen e linjės sė tensionit tė lartė qė kalon njė pjesė edhe te Bulevardi Zogu i Parė, si dhe zhvendosja e hekurudhės dhe stacionit aktual tė trenit. Pra, ėshtė njė arterie e gjelbėr, me njė park tė ri dhe nėse mund ta imagjinojmė pak Tiranėn tė vendosur pėrmes dy parqeve, dy lumenjve, pjesa e bulevardit qė nis nga stacioni i trenit deri te bulevardi i Paskuqanit do tė jetė edhe pjesa mė e gjelbėr e qytetit.
Kredi pėr familjet pa strehė
Kėshilli Bashkiak miratoi 342 familjet qė pėrfitojnė nga projekti pėr subvencionimin e interesave tė kredisė dhe 30 familje nė nevojė qė do tė trajtohen me bonus strehimi, tė cilat nuk mund tė pėrballojnė qiranė e tregut tė lirė. Nė kėtė mbledhje u miratua krijimi i Qendrės Komunitare Shkozė si dhe ndryshimi i strukturės organizative, me qėllim pėr tu ardhur sa mė shumė nė ndihmė personave nė nevojė tė qendrave sociale: Tė qėndrojmė sė bashku dhe Shtėpia e Pėrbashkėt.
Linjė private urbani Kombinat-Kinostudio
Me qėllim pėrmirėsimin e shėrbimit ndaj qytetarėve, nė njė nga linjat me problematike, Kombinat-Kinostudio, Kėshilli Bashkiak ka miratuar propozimin e Kryetarit tė Bashkisė Lulzim Basha, pėr nisjen e procedurave, pėr dhėnien ne administrim tė njė operatori privat, tė kėsaj linje e cila ėshtė e vetmja linjė publike nė Bashkinė e Tiranės.
/Shekulli Online/M.A./