Amerika ėshtė nėn shok pasi mėngjesin e 14 dhjetorit njė djali vrau mamanė e tij nė shtėpi dhe mė pas qėlloi mbi 20 fėmijė dhe 6 tė rritur nė njė shkollė fillore nė shtetin e Conektikatit, 80 km nė verilindje tė New Yorkut. Nė shkollėn "Sandy Hook School" ku ndodhi masakra ka qenė edhe njė vajzė 9-vjeēare shqiptare e Kosovės, e cila i ka shpėtuar masakrės.
Vanesa Baraliu, shqiptare nga Kosova ishte ndodhur nė ato momente nė shkollėn "Sandy Hook School" ku ndodhi masakra, por fatmirėsisht ka arritur tė shpėtojė. 28 persona humbėn jetėn nė njė shkollė fillore nė Konektikat.
Autori i ngjarjes, i quajtur Adam Lanza, 20 vjeē i cili kishte njė jelek antiplumb dhe mbante dy pistoleta, vrau veten pasi kreu masakrėn nė shkollė. Masakra nė Newtown, tė Konektikatit, ėshtė masakra e katėrt nė 5 muaj qė kanė tronditur SHBA-nė dhe nxėnėsit e shkollės fillore publike, "Sandy Hook School", ku studionin fėmijė tė moshės 5-10 vjeē, janė viktimat me moshė mė tė vogėl.
Ndėrsa vėllai Vanesws, Mėrgim Bajraliu ėshtė 17 vjeē dhe ėshtė nxėnės po nė atė shkollė. Nė momentin e ēmendurisė ai ndodhej nė shtėpinė e tij bashkė me tė ėmėn, pak metra larg shkollės. Pasi dėgjuan tė shtėna, ata vrapuan menjėherė pėr tek e motra, Venesa 9-vjeēare.
"Isha ndėr personat e parė qė shkuan aty, ndėrkohė qė krismat vazhdonin ende. Njė vajzė doli me fytyrė tė gjakosur. Nuk di ta pėrshkruaj me fjalė se ēfarė ndjeva kur pashė atė vajzė dhe nuk po gjeja dot motrėn time. Motra mė tha qė policėt i kishin kėrkuar asaj dhe fėmijėve tė tjerė qė mbijetuan, qė tė mbyllnin sytė pėr tė mos parė se ē'kishte ndodhur pėrreth", - rrėfen Bajraliu nė njė intervistė pėr "Gazetėn Shqiptare".
Obama i pėrlotur: Zemrat tona tė thyera pėr viktimat, flamujt gjysmė shtizė
Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Barak Obama nė njė konferencė pėr mediat dhėnė pas tragjedisė sė sotme nė Connecticut, tha se, duhet tė bashkohemi pėr tė marrė masa pėr parandalimin e masakrave tė tilla. Duke mos i shmangur dot lotėt, Obama tha se flamujt do tė jenė nė gjysmė shtizė nė nderim tė viktimave. Zemra tona janė tė thyera pėr viktimat, u shpreh presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Raportimet e medieve tė huaja
BBC shkruante se tė paktėn 27 persona mund tė kenė mbetur tė vdekur, shumė prej tė cilėve fėmijė. Por deri mė tani, duke marrė parasysh faktin se ngjarja ėshtė nė zhvillim, informacionet lidhur me tė janė ende tė pakonfirmuara. Ndėrkaq, raportohet nga mediat e huaja se gjendja shėndetėsore e tre tė plagosurve ėshtė shumė e vėshtirė. Sipas CNN njėri prej fėmijėve ėshtė parė i mbuluar nė gjak dhe ėshtė dėrguar menjėherė drejt spitalit nė gjendje mjaft kritike pėr jetėn. Sipas njė dėshmitari pėr tė njėjtėn media mund tė kenė qenė mbi 100 tė shtėna me armė. Sipas mediave lokale dyshohet se kanė qenė dy agresorė ata qė kanė shtėnė me armė nė brendėsi tė shkollės. Kjo, pasi nė vendin e ngjarjes janė gjetur dy armė. Sipas tė njėjtave burime, raportohet se njėri prej agresorėve (nėse kanė qenė dy tė tillė) ka mbetur i vdekur, ndėrsa tjetri dyshohet tė jetė arratisur.
Nishani Nishani ngushėllon Obamėn. "Shpresojmė qė gjėra tė tilla nuk do tė ndodhin mė nė shoqėrinė njerėzore"
Presidenti i Republikės, Bujar Nishani, nėpėrmjet njė mesazhi dėrguar Presidentit amerikan Barack Obama, shpreh ndjenjėn e solidaritetit dhe ngushėllimet pėr 26 viktimat nė Shkollėn Sandy Hook Elementary tė qytetit Newton nė Connecticut tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Me njė tronditje dhe hidhėrim tė madh kam mėsuar pėr ngjarjen tragjike nė qytetin e Newtown tė Connecticut, ku nė shkollėn Sandy Hook Elementary, kanė humbur jetėn 26 qytetarė amerikanė, midis tyre dhe 20 fėmijė tė pafajshėm. Mė lejoni Shkėlqesia Juaj, qė pėr kėtė ngjarje tragjike qė tronditi popullin mik amerikan dhe tė gjithė botėn, nė emėr tė popullit shqiptar dhe nė emrin tim personal, tju shpreh Juve, familjeve tė viktimave, si dhe popullit amerikan, ngushėllimet mė tė ndjera. Fatkeqėsisht, nė kėto raste vuajtja ėshtė aq e thellė sa qė fjalėt nuk mund tė shprehin dot atė qė ndodh. Na mbetet vetėm tė shpresojmė qė gjėra tė tilla nuk do tė ndodhin mė nė shoqėrinė njerėzore, e cila po pėrpiqet gjithmonė e mė shumė tė pėrparojė dhe nuk duhet tė bjerė kurrė nė nivele tė tilla tmerri.
Duke shprehur dhe njė herė ngushėllimet e mia tė sinqerta si dhe ato tė familjes sime, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, ndjenjat e solidaritetit tė popullit shqiptar me popullin amerikan! theksohet nė mesazhin e Presidentit Nishani.
Atifete Jahjaga ngushėllon Obamėn
Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga e ka ngushėlluar presidentin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Barak Obama, me rastin e tragjedisė sė sotme, nė njė shkollė nė Konektikat, qė la dhjetėra tė vdekur.
Nė shkrimin e Jahjagės thuhet: Me dhimbje tė thellė morėm lajmin e rėndė pėr tė shtėnat nė shkollėn fillore nė Konektikat, duke lėnė dhjetėra jetė tė humbura tė fėmijėve dhe familje nė dėshpėrim. Nė emėr tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės, tė qytetarėve dhe nė emrin tim personal, pranoni ngushėllimet mė tė sinqerta pėr humbjen e jetėve tė qytetarėve tuaj dhe pėr dhimbjen shkaktuar familjeve dhe popullit amerikan nga kjo ngjarje e rėndė. Nė kėtė kohė zie dhe pikėllimi pėr vendin tuaj, mendimet dhe lutjet tona janė me popullin amerikan nė kėtė kohė tė vėshtirė. Ju lutem pranoni konsideratat e mia mė tė larta, thuhet nė shkrim.
Panariti ngushėllon Obamėn
Ministri ynė i Jashtėn, Edmond Panariti, ka shprehur ngushėllimet lidhur me tragjedinė nė Konetikat nė SHBA. Me dhimbje tė thellė mėsova pėr tragjedinė qė ndodhi nė Konetikat tė SHBA, nga e cila humbėn jetėn mė shumė se sa 20 persona, pjesa mė e madhe e tė cilėve fėmijė. Pėrmes dhimbjes pėrcjell tek ju dhe tek familjet e viktimave ngushėllimet e mia mė tė sinqerta dhe solidaritetin pėr kėtė ngjarje tė hidhur. Duke u bashkuar nė kėtė ditė tragjedie shpreh bindjen se me forcėn qė e karakterizon popullin amerikan do tė dijė ta kalojė kėtė moment tė vėshtirė.
/Shekulli Online/ E.L/E.Sh/