Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ėshtė shprehur se lideri i opozitės bėri tė mundur bllokimin e marrjes sė statusit tė vendit kandidat pėr anėtarėsimin nė BE. Por, Berisha nga ana tjetėr ėshtė shprehur i bindur se ky mur bllokimi, do tė shembet nė zgjedhjet e ardhshme.
Komisioni Evropian ka bėrė njė raport pozitiv, por ka pėrcaktuar votimin e tri ligjeve si njė detyrim nė mėnyrė qė ti bėjė rekomandimin pėrfundimtar Kėshillit tė Ministrave tė Bashkimit Evropian. Kėto tre ligje janė mbajtur dhe mbahen peng nga kryetari i opozitės, i cili beson se duke bllokuar statusin pėr shqiptarėt dėmton qeverinė dhe bėn njė kalkulim shumė shumė tė gabuar. E vėrteta ėshtė se shqiptarėt kanė tė gjithė fuqinė, potencialin pėr tė shembur ēdo mur. Siē rrėzuan murin e bashkisė, siē rrėzuan murin e berlinit dhe e festuan, tani do tė rrėzojnė edhe murin bllokimit tė zotit Rama, tha Berisha.
Pėr kėtė gjithashtu Berisha tha se, mora sigurinė qė Partia Popullore Evropiane do tė shqyrtojė nė mėnyrė tė veēantė kėtė situatė tė krijuar nga ky bllokim absurd i njė njeriu qė e bėn atė pėr interesa tė karriges sė tij tė pushtetit.
Nga Brukseli ai ka deklaruar se nė takimin me liderėt e PPE-sė ka folur edhe pėr albanofobinė. Nga ana tjetėr ka nėnvizuar se i mbetet idesė pėr bashkimin e shqiptarėve nė njė proces tė njėkohshme me integrimin nė BE.
Nė takimet qė pata me kolegėt e mi i njoha ata me tė gjitha zhvillimet, me situatėn nė rajon, e cila me gjithė pėrparimin e njohur sėrish vuan nga albanofobia, njė faktor ky i dėmshėm pėr bashkėpunimin dhe klimėn bashkėpunuese nė rajon. Albanofobia ėshtė njė qėndrim qė i ka rrėnjėt nė padrejtėsitė mė tė mėdha tė bėra ndaj shqiptarėve dhe mė pas pėrpjekja pėr ti legjitimuar kėto padrejtėsi nė forma nga mė tė ndryshmet, ka thėnė Berisha.
/Shekulli Online/Pėrgatiti: F.S./