I vunë flakën ambasadës amerikane, nesër gjyqi në Serbi për tetë vetë

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Vendimi kundër të akuzuarve për ndezjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, në vitin 2008, pas protestës “Kosova është Serbi”, do të shpallet nesër në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Shtatë persona janë të akuzuar se para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara e kanë rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë, pasi të organizuar kanë lëvizur në drejtim të ambasadës duke hedhur gurë e gjësende të tjera dhe kanë shkaktuar zjarr në ndërtesë, raporton agjencia Beta. Të akuzuar janë personat, Dejan Vuçkoviq, Gjorgje Tomin, Nikolla Kosanoviq, Filip Backoviq, Dragan Marinkov, Marko Novitoviq dhe Millan Tomas, të cilët gjat procesit gjyqësor kanë thënë se nuk janë fajtorë dhe presin që të lirohen. Ata në gjykimin e parë ishin të dënuar me dënime me burg prej 6 e deri në 10 muaj, por një gjykatë e apelit e ka anuluar këtë pjesë të akvendimit, me arsyetimin se “shpallja e dënimit është e pakuptueshme dhe kundërthënëse”. /Rel/