Vuçiç zbulon aleatin strategjik të Serbisë

Publikuar më 19. 09. 2017 nga Dionis Xhafa

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një takim në Moskë me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Vuçiç i tha Lavrovit se Rusia është aleati i vërtetë i shtetit serb. Shefi i diplomacisë ruse ka nënvizuar se Serbia është mik i Rusisë dhe se sovranitetin e shtetit serb, Moska zyrtare e ka respektuar dhe do ta respektojë përherë. Duke thënë shprehjen “mbrojtje të integritetin territorial”, Moska dhe Beogradi mendojnë edhe Kosovën, që vazhdojnë të mendojnë se është pjesë e Serbisë. Vuçiç e ka falënderuar numrin një të diplomacisë ruse për mbështetjen që jep Rusia për Serbinë, në çdo aspekt, politik dhe ekonomik etj.

Kreu i qeverisë serbe vlerësoi se Beogradi nuk ka ndërmend të anëtarësohet në NATO dhe as të vendosë sanksione kundër Rusisë. Lavrov nga ana e tij vlerësoi Serbinë, duke thënë se shteti serb është shtyllë e stabilitetit rajonal në Ballkan.

/D.Xh/