Vuçiç në Kosovë: Kam ardhur për paqe dhe për të përmirësuar raportet me shqiptarët

Ditën e sotme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Kosovë për një vizitë zyrtare, ku ka thënë se ardhur të paraqesë idenë e tij për paqe.

Ai mbërriti rreth orës 14:30 përmes pikës kufitare në Bërnjak dhe sigurisht që vizita po bëhet nën masa të rrepta sigurie.

“Kam ardhur të flas këtu për idenë tonë që të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë. Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet”, ka thënë Vuçiç në Kosovë.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për investimet e mëdha që ka bërë qeveria e Serbisë në këtë vend.

Ndërkohë bëhet e ditur se presidenti serb do të qëndrojë dy ditë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet