Vuçiç në Banjskë: Presim që hetimet të na çojnë tek vrasësi i Ivanoviçit. Ndryshe gjithçka do të jetë e qartë…

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vizitën e tij në Kosovë e filloj në manastirin e Banjskës ku u prit nga kryepeshkopi i Koosvës, Teodosije dhe kryetarët e komunave serbe në Kosovë me përjashtim të atij të komunës Mitrovicë veri, Goran Rakiç i cili kryeministrin serbe e pret në Fakultetin teknik në veri të vendit.
“Mesazhi im për serbët në Kosovë është se serbët duhet të qëndrojnë dhe mbijetojnë në vatrat e tyre, e Serbia i ka ndihmuar dhe do ti ndihmojë edhe më shumë në të arrdhmen,” tha Vuçiç i shoqëruar nga djali i tij ndërsa falemnderoj peshkopin dhe mijëra njerëz që kishin dalur ta presin.
Lidhur me situatën e sigurisë ai tha se do të bisedoj me qytetarët ashtu si edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, për të cilin rast tragjik u shpreh:”Do të presim rezultatet e hetimit, dhe të shohim nëse na çojnë tek autori i krimit. Nëse jo, atëherë gjithçka do ta kemi të qartë,” tha Vuçiç duke shtuar se Serbia duhet gjithmonë që ta gjejë mënyrën e mbrojtjes së, siç tha ai, qytetarëve të saj që jetojnë në Kosovë ndërsa përfundoj: “Për ne është shumë e rëndësishme që të gjejmë mekanizmat e ri për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në rradhët tona.”
Pas manastirit Banjska, Vuçiç vazhdoj rrugën drejtë Mitrovicës ku vendosi kurorë me lule në vendin ku u vra Oliver Ivanoviç për të vazhduar më pas drejtë Fakultetit teknik në Mitrovicë ku vazhdoi takimet me zyrtarët më të lartë serbë në Kosovë. Në orët e pasditës ai pritet të vizitoj Laple Sellën ku në Qendrën e Kulturës do të bashkëbisedoj me qytetarët.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet