Zagreb, Vuçiç: Mund të jem kali dhe çetnik…

“Nuk e kam problem të jem kali dhe çetnik nëse serbët në Kroaci do të jetojnë mirë dhe do të jenë të kënaqur.” Kështu u përgjigj Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në pyetjen e gazetarëve serbë lidhur me protestat me të cilat ai u prit në Zagreb, ku kishte vërjetur dhe parrullat kryesore:

“Kam parë disa njerëz që mbanin pankarta, në të cilat shkruhej ‘Konju, ne laži’ (lexo shqip: Kali, mos gënje), diçka rreth kërkimfaljes, pastaj ‘Četnik, početnik’ (lexo shqip: Çetnik, fillestar), nuk u shqetësova shumë. Presidentja më priti këtu shumë mirë,” tha Vuçic duke e pranuar se ka raste që kundër tij protestojnë edhe në Beograd.

“Nuk dua të arsyetohem, unë nuk jam çetnik, në familje nuk kam pasur çetnik, familja Vuçic ka viktima në të gjitha luftërat,” tha Vuçiç duke shtuar se ka ardhur në Kroaci për të biseduar për të arrdhmen ndërsa ka sqaruar opinionin kroat se çështjet të cilat kanë ndodhur para 25 viteve, serbët i shohin ndryshe për dallim nga ata.

“Nuk premtoj që do të zgjidhim të gjitha çështjet, por përpjekje do të bëjmë,” përfundoi Vuçiç duke bërë të ditur se ka përgatitur një listë me dokumentat që i kanë bërë gati për shtetin kroat ndërsa presidentes Kitaroviç i dorëzoi regjistrin e gjendjes civile.

Kitaroviç: Kemi hapur shumë çështje

“Pas përshkallëzimit të fundit kam vendosur ti ndëprej ato që po ndodhin rreth nesh, dhe i bëra ftesë Presidentit të Serbisë. Detyrimi ynë është që si president të bisedojmë, të zgjidhim ato që na ndajnë dhe të gjejmë rrugën për të arrdhmen, sigurinë dhe mirëqenien. Na lidhë edhe përgjegjësia e përbashkët për Evropën Juglindore,” tha Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç duke shtuar se gjatë bisedimeve janë hapur shumë çështje.
“Në shumë çështje nuk kemi rënë dakord, diku jemi përafruar. E rëndësishme është që kemi rënë dakord se do të vazhdojnë bisedimet. Kemi rënë dakord  për disa çështje të hapura, që ata paraqesin përgjegjësinë tonë nejrëzore, morale dhe etike ndaj qytetarëve të shteteve tona, në veçanti familjeve që kërkojnë bijtë e tyre, anëtarët e familjes, që çështja e të zhdukruëve të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur. Më inkurajon kjo përgjegjësi e presidentit Vuçiç që të bisedohet drejtëpërdrejtë me përfaqësuesit e shoqatave tona,” tha Presidentja kroate Kitaroviç pas takimin me homologun e saj serb Vuçiç

Të tjera

VERTIGO

Gazetarja dhe kritikja e artit Elsa Demo bën një rrugëtim në skenën e re të ArTurbinës duke e krahasuar me…

Abissnet