Vuçiç: Edi Rama mbështet pretendimin tim…

Publikuar më 02. 02. 2018 nga Shekulli Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbështet pretendimin tim. Kështu u shpreh Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të përditshmen vjeneze “Kronen zeitung” ndërsa foli për domodoshmërinë e krijimit të tregut të përbashkët në Ballkan.

“Nëse dëshironi, mund të na quani ‘BE e vogël në Ballkanin Perëndimor’. Kjo ndoshta dikujt nuk do t’i pëlqej, por kjo gjë nuk na pengon. Neve na duhen tarifa të njejta doganore, subvencione të njejta për investitorët e huaj. Dëshirojmë të krijojmë tregun e përbashkët në mes të vendeve tona.

Mund ta imagjonin se çfarë do të mund të bënte tregu i përbashkët në Ballkan”, tha Vuçiç duke shtuar se statistikat dëshmojnë se ne humbim 7 për qind të të ardhurave vetëm pse kamionët tanë qëndrojnë nëpër kufijt e ndryshëm. Dhe, është i bindur se kjo do ta ul emigracionin nga vendet e rajonit./A.P/