Vuani nga diabeti i tipit 2? Konsumoni kikirik!

Publikuar më 23. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Diabeti i tipit 2 mund të mbahet në kontroll duke konsumuar kikirikët, të cilët ndihmojnë në menaxhimin e nivelit të sheqerit në gjak gjatë ditës, sipas një studimi.

Kikirikët dhe gjalpi i kikirikëve ndihmon në kontrollin e koncentrimit të glukozës.

Studiuesit thonë se ngrënia e kikirikëve mund të reduktojë rrezikun nga zhvillimi i diabetit.

Gjalpi i kikirikëve nëse përdoret çdo mëngjes mund të ulë dëshirën për të ngrënë më shumë, thuhet në një studim të kryer në Brazil.

Kikirikët përmbajnë sasi të mëdha të magnezi. Shkencëtarët rekomandojnë konsumimin e tyre çdo ditë, në mënyrë që të merren sasitë e nevojshme të magnezit në trup.

Një studim amerikan pohon se konsumimi i përditshëm i kikirikëve ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare te pacientët e prekur me diabet.

Ai po ashtu ndihmon edhe në uljen e tensionit të gjakut, një nga komplikimet e zakonshme te pacientët e prekur nga diabeti.