Vritet një tjetër shqiptar në Siri, ja kush është (Emri)

Publikuar më 13. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Një tjetër qytetar nga Kosova është vrarë në luftën në Siri, duke çuar në 76 numrin e të vrarëve në konfliktin që po ndodh në këtë vend. I vrari është Betim Ibrahimaj nga Komuna e Istogut dhe lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë bashkëshortja e Ibrahimajt e cila ishte së bashku me të në Siri.
Ajo përmes një bisede telefonike ka njoftuar prindërit e Ibrahimajt, se Betimi është vrarë.
Familja e Brahim Ibrahimajt me të marrë lajmin, ka hapur edhe të pamën e cila ka përfunduar gjatë javës së kaluar.
Lajmin për vrasjen e këtij kosovari, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha se “Policia e Kosovës, nga burimet të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi, mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, policia nuk posedon ndonjë dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”. I vrari në Siri, Ibrahimaj ishte kthyer në Kosovë dhe ishte përballur me ligjin në rastin e njohur si “Liqeni i Badovcit”, por ai kishte arritur të arratisej sërish dhe të rikthehej në vendin ku edhe ka humbur jetën.