Vriten 4 policë nga talebanët

Katër oficerë policie janë vrarë prej talebanëve në Pakistanin veri-perëndimor. Ka dyshime se ka pasur sulm vetëvrasës.

Policët kanë qenë duke patrulluar, kur atyre iu është zënë pritë prej militantëve të talebanëve e se këta të fundit kanë gjuajtur me breshëri automatike.

“Zyrtarët po patrullonin zonën kur gjashtë deri në shtatë vetë po prisnin për të hapur zjarr në automjetin e tyre,” i tha Reuters zyrtari i lartë i policisë, Mohammad Iqbal.

Ikbali tha se katër policë u vranë dhe tre vetë u plagosën. Ndër të plagosurit është një oficer i lartë i policisë që thuhet se është në gjendje kritike. Kjo zonë është e Pakistanit, por shumë pranë kufirit me Afganistanin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet