Vret veten autori i shpërthimit në kazino në Manila, ku vdiqën 36 persona

Publikuar më 02. 06. 2017 nga Xhensila Demollaj

Një person i armatosur ka vrarë veten të mërkurën, pas shpërthimit në një kazino të Manilas ka thënë policia e Filipineve. Policia bëri të ditur se ata kanë gjetur 36 persona të vdekur në kazino, të cilët me sa duket vdiqën nga asfiksia, ndërsa kazinoja po digjej. Motivet e vrasjes nuk janë bërë të ditura dhe Policia ka thënë se incidenti nuk është i lidhur me terrorizëm. Shefi i Policisë Kombëtare Ronald dela Rosa i ka thënë radios DZM se njeriu mund të ketë qenë duke u përpjekur për të vjedhur.

Herët në mengjës, trupi i të dyshuarit të armatosur u gjet në një dhomë hoteli në kompleksin pranë aeroportit ndërkombëtar në Manila. Sipas policisë, i dyshuari kishte vrarë veten duke e ndezur veten me benzinë . Zyrtarët thanë se të paktën 54 vetë u lënduan në zjarrin e kazinosë, si dhe gjatë betejës së njeriut me policinë. Disa janë të lënduar rëndë, pasi nxituan të shpëtonin, për shkak që, fillimisht kishte dyshime se ishte një sulm terrorist.

Shefi i Policisë gjithashtu ka paralajmëruar se grupi ekstremist Shtetit Islamik (IS) mund të pretendojë gabimisht se qëndron prapa incidentit. Kjo pasi ushtria e vendit po lufton militantët e lidhur me Shtetin Islamik, për kontrollin e qytetit mbizotërues mysliman të Marawit në ishullin jugor të Mindanao./REL

XH. D.