Vrau prostitutën 18 vite më parë në Itali, vrasësi shqiptar rikthehet në vend

Një shqiptar me identitet të dyfishtë, i cili është dënuar në mungesë me 23 vite burg në Itali, është rikthyer në Belgjikë. Sipas shtypit belg, bëhet fjalë për shqiptarin Erjon S., i dënuar për vrasjen e një prostitute në vitin 2000 në Itali. Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2015 në Belgjikë, ku kishte përfituar azil me identitet të rremë.
Megjithatë, u zbulua nga hetuesit belgë dhe më pas u ekstradua drejt Italisë për t’u përballur me proceset gjyqësore. Tashmë ai është rikthyer në Belgjikë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
Vrasja e prostitutës në Itali
Në vitin 2000, Erjon S., së bashku me dy shqiptarë të tjerë Robert Z., dhe Fatmir V., vranë një prostitutë nga Amerika Jugore. Dy muaj më vonë, policia italiane arriti të identifikonte autorët e dyshuar. Në prill të vitit 2003, gjykata italiane e dënoi në mungesë Erjon S., me 23 vjet burg. Pas 17 vitesh në arrati, ai u arrestua në qytetin Wervik në Belgjikë.
Arratisja në Belgjikë
Shqiptari Erjon S. përfitoi azil në shtetin belg duke përdorur identitet dhe datëlindje të rreme. Aty ai krijoi jetën nga e para. 37-vjeçari u martua dhe bëri tre fëmijë. Por, pavarësisht jetës së tij të dyfishtë, policia belge mundi ta gjente. Edhe pas arrestimit dhe zbulimit të së kaluarës së errët, bashkëshortja e tij nuk e ka braktisur.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet