Vrau me armë mikun e tij se nuk i dha barin e korrur, në pranga 50-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes që ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mërqi.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet T.N., 50 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë 65-vjeçarin, Gjin Marku.

Gjithçka besohet se ka nisur për një debat për barin e korrur. Autori i dyshuar për vrasjen i kishte kërkuar mikut të tij që ti jepte barin që kishte korrur, por 65-vjeçari nuk ka pranuar.

Në momentin kur ka parë 65-vjeçarin që po mblidhte barin dhe po e ngarkonte në kamionçinën e tij, autori ka marrë armen dhe ka qëlluar në drejtim të mikut të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj.M, ndodhur në sot, rreth orës 07:30.

Policia e Lezhës menjëherë pas marrjes së njoftimit vijoi kontrollet e pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit T. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65-vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjithashtu u sekuestrua arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet