Vrau gruan dhe më pas tentoi vetëvrasjen, mjekët italianë shpëtojnë shqiptarin (Video)

Eduart Zyberi, muratori 53-vjeçar shqiptar, i cili vrau bashkëshorten e tij Laureta dhe u përpoq të bënte vetëvrasje ka dalë nga reaminacioni. Ngjarja e rëndë ndodhi fundjavën e shkuar, në apartamentin ku 43-vjeçarja punonte si kujdestare shtëpie në kodrat e Valbisagno, në Genova.

Mediat italiane shkruajnë se burri prej 1 jave është shtruar në qendrën e traumave të spitalit San Martino dhe se mjekët raportojnë se aktualisht ai nuk ka komplikime të veçanta, por prapë është e nevojshme të pritet ca kohë pas operacionit.

53-vjeçari është nën vëzhgimin e vazhdueshëm të efektivëve të policisë pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes. Në ditët në vijim ai do të merret në pyetje nga gjykatësja, Alessia Solombrino, e cila ka të vlefshme arrestimin. Hetimi koordinohen nga prokuroria Elena Schiavetta.

Edhe autopsia u shty në një datë të dytë duke pasur parasysh pamundësinë që punëtori të marrë njoftime për aktet.

Zyberi e ka pranuar krimin nga shtrati i spitalit. Skenën e rëndë e zbuloi i zoti i shtëpisë, i cili ishte rikthyer si zakonisht nga puna. Pas krimit të rëndë dyshohet se qëndrojnë motive pasioni, por gjithçka pritet të jetë më e qartë pasi hetuesit të marrin në pyetje shqiptarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet