Vrau dhe varrosi të bijën në oborrin e shtëpisë, kush është 74-vjeçari që ndërroi jetë në QSUT

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

U nda dje nga jeta 74-vjeçari Brahim Facaj, një emër i frikshëm për veprën penale që ka kryer.

Ai së bashku me bashkëshorten ishte dënuar për vrasjen e vajzës së tij Afërdia, 20 vjeç.

Në vitin 2006 u zbulua krimi i rëndë, që ishte kryer 10 vjet më parë, pikërisht në vitin 1966. Ata e kishin varrosur vajzën pak metra larg shtëpisë duke fshehur për vite gjurmët e krimit.

Pas hetimeve të vazhdueshme të policisë rasti është zbuluar dhjetë vjet pas vrasjes, respektivisht në vitin 2006.

Për babanë e viktimës, Brahim Facaj, gjykata ka vendosur 25 vjet burg, ndërsa për bashkëshorten e tij, njëkohësisht njerka e viktimës ka vendosur 15 vjet burgim.