Vrau adoleshentin në Kukës, mbetet në burg i dyshuari

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Sot në Gjykatën e Shkodrës është zhvilluar gjykimi për “vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit” për të dyshuarin Roland Matraxhi, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale të “vrasjes më dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, pasi dyshohet se më datë 10 nëntor 2017, në qendër të Kukësit ka vrarë me thikë shtetasin Alkis Metallari, i moshës 16 vjeç.

Gjykata e kryesuar nga Besmir Stroka ka dhënë për adoleshentin masën e sigurisë “arrest me burg”. I dyshuari ka thënë disa fjalë në gjyq. Ai tha se nuk ka dashur të vrasë shtetasin Alkis Metallarin. Kurse avokati i djalit në gjyq u shpreh se nuk jemi në kushtet e veprës penale “vrasje me dashje”, por në kushtet e veprës penale “Vrasja në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme” për shkak se i pandehuri Roland Matraxhi është goditur nga viktima dhe një shok i tij dhe ka reaguar nga sulmi që i është bërë.

/D.Xh/