Vrasja në Tiranë, viktima kishte ndërruar emrin….

Detaje të reja dalin në pah në lidhje me vrasjen kriminale të ndodhur në Tiranë. Viktima ka ndryshuar emrin, pasi Memli Begalla në fakt quhej Afrim Begalla. Ai ka pasur probleme disa herë më parë me drejtësinë, përfshirë në vepra të ndryshme penale. Madje, edhe mediat italiane kanë shkruar për të, raporton “Shekulli”.

Afrim Begalla kishte disa biznese në vend dhe në fusha si energjetika, ndërtimi etj.  Ai ka qenë edhe në Zvicër. Megjithatë vrasja e ndodhur ka dyshime se ka ndodhur për shkak se ai nuk ka paguar një shumë parash që kishte marrë borxh. Begalla ishte nga Tepelena. Ai u vra me selenciator nga persona që ecnin me BMV të zezë. Policia ka arrestuar tre persona, ndërsa po mblidhen edhe prova materiale. /D.Xh/

 

 

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet