Vrasja në Kavajë/ Kush është viktima dhe i plagosuri, policia jep detaje

Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike në qytetin e Kavajës e cila ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm ku për pasojë ka mbetur një person i vdekur si dhe një tjetër i plagosur.

Krimi i rëndë ka ardhur pas një sherri të ndodhur në banesën e një gruaje në lagjen nr. 2 të qytetit, nderkohë që janë identifikuar edhe viktima dhe i plagosuri.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se polici i burgjeve i cili identifikohet si Bledar Toci ka përdorur armën e shërbimit dhe ka qëlluar për vdekje mbi viktimën Dritan Haxholli.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë,  shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q.  Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T,  banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë.   Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë  rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet