Vrasja në Itali. Del autopsia: Migena u godit dy herë me thikë nga bashkëshorti

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Migena Këllezi, shqiptarja që u vra të enjten nga ana e bashkëshortit të saj Dritan Sulollari është qëlluar dy herë me thikë. Është ky rezultati nga autopsia e realizuar në Udine.

Megjithatë, duhen së paku 60 ditë që të bëhen edhe ekzaminime të mëtejshme me qëllim që të zbardhet edhe më mirë e vërteta. Mediat italiane kanë shkruar se Sulollarit i është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”. Kjo për shkak se ekziston mundësia që ai të arratiset, të vrasë sërish apo të prishë provat. 38-vjeçari ka deklaruar se pranon se e ka kryer krimin, por se shtoi se nuk mbante mend asgjë. Çifti ka qenë në prag të divorcit dhe kjo gjë ka bërë që të lindin edhe tensione. Ata kishin së bashku një djalë vetëm 8 vjeç. Avokati i Sulollarit, Delitto di Gradisca u shpreh se klienti i tij ka qenë i rënduar psikologjikisht në lidhje me atë që ka ndodhur.

/D.Xh/