Vrasja në ish-Bllok, policia del me njoftim zyrtar

Publikuar më 14. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur në ish-Bllok në Tiranë, ku Memli Begolli u vra me armë zjarri.

Informacioni origjinal paraprak policor:

Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.

/D.Xh/