Vrasja e studentes greke, adoleshenti shqiptar thyen heshtjen

Aleksandër Luca, i vënë nën akuzë për vrasjen e studentes greke Eleni Topalushi në Rodos, ka vendosur të flasë rreth ngjarjes. Sipas asaj çfarë shkruajnë mediat greke, ai është pyetur lidhur me dëshminë që ka dhënë shoku i tij grek, 21-vjeçari Manolis Koukouras me të cilin ishin natën e ngjarjes.

Greku ka thënë se 19-vjeçari është fajtor i vetëm, ndërkohë qe ai vetë nuk ka marre pjesë në krim. Shqiptari është përgjigjur: “Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”. Nga ana tjetër babai i vajzës thotë se ata kane vepruar bashkë dhe kjo nuk ka më asnjë dyshim. “E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë.

Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det,”, ka thënë për mediat greke John Topaludhi. Sipas tij, nuk është e mundur që të gjitha këto t’i bëjë një person pa asnjë ndihmë dhe i vetëm. Ndërkohë greku dhe shqiptari nuk kanë asnjë kontakt në burg, ku po mbahen me akuzën e vrasjes se studentes pasi nuk pranoi të kryente marrëdhënie seksuale.

Shqiptari tregoi se ishte greku që e qëlloi me shufër hekuri dhe kur vajza ra pa ndjenja e morën në makinë dhe e hodhën nga shkëmbinjtë. Nga hetimet doli se vajza nuk kishte vdekur nga goditja, por nga mbytja ne det.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet