Vrasja e shqiptares në Itali, del autopsia: Ja pse vdiq Anxhela Meçani

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Itali, ku vdiq një vajzë vetëm 22 vjeçe. Autoritetet italiane kanë zbardhur autopsinë dhe kanë dalë në përfundimin se Meçani nuk është rrahur përpara se të hidhej nga makina. E reja nga Shqipëria ndërroi jetë në spitalin e  Santa Croce Moncalieri, në agim të datës 10 qershor 2018.

Mjeku ligjor i ngarkuar në lidhje me këtë rast, Roberto Testi si dhe prokurorët publikë Ana Maria Loreto e Livia Locci kanë dalë në përfundimin se e reja shqiptare është hedhur nga automjeti pa u ushtruar dhunë mbi të, njofton media italiane “Torino Today”. Rrjedhimisht mbeten disa hipoteza që duhen verifikuar. Ajo u hodh keq, ndoshta pas një përleshjeje “lufte”? A u godit nga makina? (vullnetarisht apo pa dashje)? Janë të gjitha pikëpyetje që duhet të zbardhen. Shtetasja shqiptare e quajtur Anxhela Meçani vdiq në Nikolino, vendbanim në Itali ku ajo kishte jetuar prej kohësh dhe kishte bërë një jetë të trazuar e në mes të rrugëve në shumicën e kohës.

/D.Xh/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet