Vrasja e gjyqtares, ekspertiza: Fadil Kasemi i aftë mendërisht

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Ka përfunduar ekspertiza për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi.

Burimet bëjnë të ditur se ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se Fadil Kasemi është i aftë mendërisht.

Muaj më parë, Kasemi ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten e tij gjyqtare në një zonë të populluar të Tiranës, pas disa problemesh që kishin pasur në familje.