Vrasja e egër për gjakmarrje, autori paraqitet në gjyq në Gjermani

Në Gjermani ka nisur gjyqi kundër një shqiptari me pasaportë gjermane i cili dyshohet për vrasjen e një 19-vjeçari shqiptar më datë 24 maj 2017. Kjo vrasje ka dyshime se ka ndodhur për hakmarrje. Trupi i të riut u gjet në liqenin e Erbach.

Shqiptari i moshës 19 vjeç, para se të vritej, ishte goditur me çekiç në kokë. Më pas, trupi i tij ishte hedhur në liqen. 46-vjeçari nën akuzë ka dalë sot në gjyq dhe e mbulonte fyryrën me zarfe dhe të tjera mjete, me qëllim që të mos dallohej nga kamerat dhe të “mbulohej” prej medieve. Në sallë ishin të pranishëm familjarë të viktimës, por edhe të të pandehurit për “vrasje”. Vrasja kishte një skenar të parapërgatitur. Fillimisht 43-vjeçari ka joshur të riun, duke i dhënë një identitet fals. Pasdite seanca u mbajt me dyer të mbyllura. Trupi gjykues po paraqet fakte mbi të pandehurin dhe ai mund të dënohet me shumë vjet burg. Ka dyshime se krimi është bërë nga dy persona dhe se shtetasi nën akuzën e vrasjes ka thënë se është thjesht ndihmësi. Por deklaratat e tij besohet se janë mashtruese, pasi gjykata thotë se 43-vjeçari ka dyshime të forta se është vrasësi.

/D.Xh/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet