Vrasja e dy motrave, vëllai shkon të tërheqë trupat  

Familja e dy motrave, Alma dhe Ilda Frroku të vrara në Zvicër nga bashkëshorti kosovar i të parës, kanë çelur dyert e mortit dhe presin ngushëllime në Lezhë. Vëllai, më i vogli i shtëpisë, ka udhëtuar drejt Zvicrës për të tërhequr trupat, ndërsa të tjerët në Lezhë kanë thënë për mediat se nuk i dinë arsyet e krimit tronditës. Në banesën në lagjen “Xhenio” në Lezhë, Pjetër Frroku ka hapur dyert e mortit sipas zakonit. Ai bashkë me të afërmit e vet pret e përcjell miq për ngushëllime, pa ditur të shpjegojë se çfarë iu kishte ndodhur dy bijave të veta, Almës, fëmijës së madh dhe Ildës, vajzës së tretë.

Ata kanë refuzuar të flasin mbi shkaqet e asaj tragjedie që ua shkaktoi 54-vjeçari nga Kosova Ruzhdi Buzhala por besojnë se drejtësia zvicerane do të hedh dritë mbi krimin makabër. Tashmë Pjetër Frroku dhe familja e tij, veç humbjes së dy bijave të veta, ka edhe tre fëmijë të vajzës së madhe të mbetur mes katër rrugëve. Për familjarët e motrave 31 dhe 38 vjeçe, shkaqet e krimit të dyfishtë mbeten të panjohur, siç pohon edhe një prej fqinjëve që i njeh prej vitesh. Ngjarja e rëndë ndodhi në Zvicër ku Buzhala dyshohet të ketë goditur për vdekje gruan e tij Alma dhe motrën e saj. Autopsia ka zbuluar se Alma ka ndërruar jetë nga një goditje e vetme, ndërsa motra e saj nga tre plagë të marra në pjesën e gjoksit.

Të tjera

Abissnet